GUIDË PËR VENDET E DESTINACIONIT ITALIA

Похожие документы
CARTA DI SOGGIORNO Une e kam marre

Njoftim i përgjithshëm për konkurs për dhënie të banesave publike E.r.p. (Edilizia residenziale pubblica) Shtëpi Popullore.

Informacion për studimet jashtë shteti- Itali

salute: un diritto per tutti

Udhëzues për integrimin

Glossario Italiano Albanese

Udhëzues në kërkimin të punës për qytetarët imigrantë Nën përkujdesjen e Elisa Bulleri e Romina Pelosini

Udhëzues për integrimin

SERVIZIO: SOSTEGNO ALLA RELAZIONE MAMMA-BAMBINO SHERBIMI: NDIHME TE MARREDHENIEV MIDIS NENES DHE VEMIJES

E DREJTA BIZNESORE. Të dhëna bazike të lëndës. Titulli i lëndës: Viti i studimeve: 2012 / 2013 Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: 6

ASA SERVICE GROUP Tirana NIPT : L B

Botuar nga: Paolo Fasano

PRINDERVE TE HUAJ Si funksionon shkolla dytësore e shkallës së parë në Itali

UNIVERSITÀ DELLA CALABRIA

Amici dei Popoli Padova

AI GENITORI PRINDËRVE. Come funziona la scuola primaria in Italia Si funksionon shkolla fillore në Itali Italiano/albanese/shqip

IN ITALIA DISA KËSHILLA TË ÇMUARA PËR TË JETUAR PA PROBLEME. Coordinamento degli Sportelli Immigrazione. Anno

Istituto Italiano di Medicina Sociale

PROJEKTI TE TJERET JEMI NE

PYETJET MË TË SHPESHTA LIDHUR ME NATYRËN, HISTORINË DHE EVOLUIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Instituti Italian i Kulturës Pallati i Kulturës, Kati II, Sheshi Skënderbej 1010 TIRANË

DEKLARATA E TË ARDHURAVE FAMILJARËT NË NGARKIM REDUKTIMET E TAKSAVE

Viva la Costituzione 1

Fillorja: një hyrje e shpejtë për të njohur shkollën dhe shërbimet që ofron Bashkia e Firences

VENDIME GJYQËSORE TË PËRZGJEDHURA TË GJYKATËS SË DREJTËSISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR PROKURIMIN PUBLIK ( )

Informazioni personali Dal 1998 vive e lavora a Trieste(Italia) Dal 2008 vive e lavora a Tirana (Albania) e Trieste (Italia)

Glossario. dei termini bancari più comuni. Italiano - Albanese

Manuali Ecoidea MANUAL PËR SHKATËRRIMIN E MBETURINAVE SHTËPIAKE. Manuale per lo smaltimento dei rifiuti domestici. albanese / italiano. mirëseardhe!

GJON KOLNDREKAJ Rrëfej Nënë Terezën kur ishte Gonxhe

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU, UAMD FAKULTETI: Shkenca Politike Juridike MASTER PROFESIONAL: Administrim-publik VITI AKADEMIK :

AI RAGAZZI E AI GENITORI STRANIERI

AZIONI INTEGRATE SUL TERRITORIO LOMBARDO PER UN SISTEMA DI FORMAZIONE PER L'ITALIANO L2 E L'EDUCAZIONE ALLA CITTADINANZA DEGLI ADULTI STRANIERI

Bota shqiptare. Redazione: Via Eleonora Duse 53, Roma. Tel Fax

KONTRATA E DHURIMIT NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR

shënime lidhur me shtëpinë

Udhezues i Sherbimeve

QUESTIONARIO IN LINGUA ALBANESE

Udhezues,manual ndaj Sherbimeve

GJUHË ITALIANE KONTROLLIMI EKSTERN I DIJES SË NXËNËSVE NË FUND TË CIKLIT TË TRETË TË SHKOLLËS FILLORE UDHËZIM

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

Rocco Palese Assessore alla Programmazione Cooperazione con i paesi in via di sviluppo

Kodi i Mirësjelljes së Punonjësve dhe Procedurat Disiplinore (KMP)

LA COSTITUZIONE DELLA REPUBBLICA ITALIANA KUSHTETUTA E REPUBLIKES ITALIANE

UDHËZUES MBI SHËNDETIN E MUM HEALTH

1. CFARE ESHTE ARSIMI PARASHKOLLOR

Udhëzime Mbi Sistemin Tatimor

PROCEDIMI ADMINISTRATIV NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Bota shqiptare. Redazione: Via Eleonora Duse 53, Roma. Tel Fax

Mirënjohje...5 Shkurtime...6 Abstrakt...7 METODOLOGJIA E PËRDORUR...8 KREU I...9 GJYKIMI I DREJTPËRDREJTË...9

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PROVIMIN E LIRIMIT LËNDA GJUHË ITALIANE

Bota shqiptare. Redazione: Via Eleonora Duse 53, Roma. Tel Fax

Bungz l alieno. ssociazione tonino archetti... diventare donne e uomini capaci di abitare con dignità nel mondo PAGINA

SHTRIMI NË MJEKËSINË NUKLEARE PËR TERAPI RADIOMETABOLIKE

Kuadri ligjor mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri dhe sfidat e hasura në praktikën gjyqësore

Il Pidocchio Che fare? Morri Çfare duhet bere?

RAPORTI PËR VLERËSIMIN E JASHTËM NË KUADËR TË AKREDITIMIT PERIODIK

Ky raport u hartua Nga Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) dhe Shërbimi Ligjor Falas, (TLAS), në kuadër të zbatimit të projektit Forcimi i grave

Bota shqiptare LULI BITRI: Pesë milionë, imigrantët në Itali. Të gjithë në rresht për Censimentin. Itali apo Shqipëri, mbetem e huaj.

SCHEDA MULTILINGUE DI ACCOGLIENZA DEI PAZIENTI STRANIERI IN ACCESSO AL PRONTO SOCCORSO OSPEDALIERO

Fotografia. Curriculum Vitae

AI RAGAZZI E AI GENITORI

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE ( )

Rritja dhe kujdesi për fëmijët e sapolindur. Drejtim për nënat dhe baballarët.

Mirënjohje. Mirënjohje e sinqertë shkon për Konrad Adenauer Stiftung, të cilët mbështetën financiarisht kërkimin shkencor në Bibliotekën e MPI.

DOKUMENT PËRSHKRIMI MBI FENOMENIN E HAKMARRJES DHE TË GJAKMARRJES PËR SENSIBILIZIMIN E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE DHE ATYRE NDËRKOMBËTARE

Tiparet strukturore dhe instrumentet ligjore të hetimit paraprak. Përgjimet si një mjet i rëndësishëm i kërkimit të provës gjatë procesit të hetimit.

Ne dhe të tjerët. Vademecum del badante

Транскрипт:

1. Informacion bazë a) Kryeqyteti: Romë b) Popullsia: 61,016,804 (korrik 2011) c) Sipërfaqja e përgjithshme: 301,340 km 2 d) Monedha: Euro (EUR) e) Niveli i papunësisë: 8.4% (2010) GUIDË PËR VENDET E DESTINACIONIT ITALIA 2. Kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe informacion për vizat Hyrja e të huajve në Itali Hyrja në territorin Italian nëpërmjet kufijve të jashtëm të Zonës Shengen u lejohet vetëm të huajve që: - a. kërkojnë të hyjnë nëpërmjet një pike të kalimit kufitar; - b. zotërojnë një pasaportë të vlefshme ose dokument të barasvlershëm udhëtimi që u lejon të kalojnë kufijtë; - c. zotërojnë dokumente që vërtetojnë qëllimin dhe kushtet e vizitës së planifikuar dhe mjetet e mjaftueshme për jetesë, si gjatë periudhës së vizitës së planifikuar ashtu edhe për kthimin në vendin e origjinës (ose për të udhëtuar tranzit drejt një shteti të tretë). Një i huaj i cili zotëron një leje qëndrimi të lëshuar nga njëra prej Palëve Kontraktuese përjashtohet nga ky detyrim. - d. zotërojnë një vizë të vlefshme për hyrje ose tranzit, nëse nevojitet; - e. nuk u është ndaluar hyrja nëpërmjet një njoftimi në Sistemin Shengen të Informacionit; - f. nuk konsiderohen si kërcënim për politikat publike, sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërkombëtare të asnjërës prej Palëve Kontraktuese, në përputhje me legjislacionin Italian apo ndonjë ligj të ndonjë Shteti pjesë e marrëveshjes Shengen. Nëse nuk përmbushet ndonjë prej kushteve të mësipërme, të huajit mund t i refuzohet hyrja nga autoritetet kufitare edhe nëse disponon një vizë të vlefshme hyrjeje apo tranziti. Pasaporta dhe dokumente të barasvlershme udhëtimi Për të hyrë, qëndruar apo kaluar tranzit nëpër të gjithë zonën Shengen, të huajt duhet të zotërojnë një pasaportë ose një dokument të barasvlershëm udhëtimi që është pranuar si i vlefshëm për qëllimet e kalimit të kufirit nga të gjitha shtetet Shengen. Për të hyrë, qëndruar apo kaluar tranzit në Itali, të huajt duhet të zotërojnë një pasaportë apo një dokument të barasvlershëm udhëtimi që është pranuar si i vlefshëm nga qeveria Italiane. Në rastin kur nevojitet vizë, Neni 13 i Konventës parashikon se: Asnjë vizë nuk do të vendoset në një dokument udhëtimi që ka skaduar. Periudha e vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit duhet të jetë më e gjatë se ajo e vizës. Data e skadencës së dokumentit duhet të jetë më shumë se tre muaj nga data e vizës.. 1 Kjo Guidë është përgatitur si pjesë e projektit të Migracionit për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor (MIDWEB) që ka marrë asistencë financiare nga Programi IPA me shumë përfitues 2 i Komisionit Evropian. Rishikuar në prill 2011

Një shtetas i huaj që zotëron një dokument udhëtimi i cili nuk njihet në Itali, mund të pajiset me një leje kalimi nga një mision diplomatik apo konsullatë Italiane e cila është e vlefshme vetëm për Italinë dhe nuk lejon kalimin tranzit në territorin e shteteve të tjera Shengen. Dokumentet e mëposhtme të udhëtimit konsiderohen të vlefshme për të kaluar kufijtë dhe për të lëshuar vizë: Pasaportë; Dokument udhëtimi për personat pa shtetësi; Dokument udhëtimi për refugjatët; Dokument udhëtimi për të huajt; Dokument identifikimi për lundruesit; Deklarata e përgjithshme; Leje kalimi e Kombeve të Bashkuara; Urdhër individual apo kolektiv lëvizjeje lëshuar nga Zyrat qendrore të NATO-s për personelin ushtarak apo civil dhe vartësit e tyre; Kartë identiteti në rastin e shtetasve të vendeve anëtare të BE-së; Kartë identiteti (dhe dokumente të tjera) që identifikojnë shtetasit e vendeve që kanë nënshkruar "Marrëveshjen Evropiane për Heqjen e Pasaportave"; Leje kalimi, që zëvendëson pasaportën dhe përdoret, kur i lëshohet një personi që nuk zotëron një dokument të rregullt udhëtimi, për të autorizuar mbajtësin të udhëtojë në të gjitha shtetet Shengen ose vetëm brenda Italisë; Dokumente vërtetimi personaliteti ose leje kalimi kufitar. Për më shumë detaje shkoni tek: http://www.esteri.it/mae/en/ministero/servizi/stranieri/ingressoesoggiornoinitalia.htm Zotërimi i mjeteve të jetesës Një i huaj që dëshiron të hyjë në territorin Italian ose Zonën Shengen duhet të ketë mjete të mjaftueshme financiare që të garantojnë jetesën gjatë gjithë kohës së vizitës së planifikuar. Shtetasit e huaj duhet të vërtetojnë se ata disponojnë mjetet e jetesës duke treguar pará të thata, garanci bankare, garanci të policave të sigurimit ose instrumente të barasvlershme krediti, fatura për shërbime të parapaguara ose dokumente të tjera që demonstrojnë mundësi për të përdorur burime të ardhurash në Itali. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet në instrumentet e përmendura më sipër, shtetasi i huaj duhet të tregojë mundësinë e strehimit të përshtatshëm në Itali dhe fondet për t u kthyer në atdhe, që mund të jenë në formën e një bilete kthimi të parapaguar. Nuk mund të lëshohet vizë në rastet kur personi nuk tregon prova të mjeteve për jetesë ose, në rast se këto prova nuk i paraqiten Policisë Kufitare, shtetasi i huaj do të largohet nga kufiri. Tabelë për përcaktimin e mjeteve të jetesës që nevojiten për të hyrë në Itali (për tregti, trajtim mjekësor dhe një person shoqërues në këtë rast garë sportive ose për arsye fetare, për tranzit, transport ose turizëm) Koha e qëndrimit Një person Dy ose më shumë persona 1-5 ditë: shuma totale fikse 269,60 Euro 212,81 Euro 6-10 ditë: për person/ditë 44,93 Euro 26,33 Euro 11-20 ditë: shuma totale fikse 51,64 Euro 25,82 Euro Shuma ditore për person 36,67 Euro 22,21 Euro Mbi 20 ditë: shuma fikse 206,58 Euro 118,79 Euro Shuma ditore për person 27,89 Euro 17,04 Euro Vizat. Autoriteti që i lëshon Viza, e cila përbëhet nga një "vulë" e veçantë (ose "ngjitës") që vendoset në pasaportën e aplikantit ose në një dokument tjetër të vlefshëm udhëtimi, është një autorizim që i jepet shtetasit të huaj për të hyrë në territorin e Republikës Italiane për qëllime tranziti ose vizite. Autoriteti për të lëshuar vizat për të hyrë në Republikën e Italisë i është dhënë Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane dhe rrjetit të saj të punonjësve të akredituar diplomatikë dhe konsullorë. 2

Për të kontrolluar për vendin se ku duhet të aplikoni për vizë, ju lutemi vizitoni: http://www.esteri.it/visti/rilascio_eng.asp Autoriteti që lëshon Vizën Shengen Uniform (VSU) (tranzit apo qëndrim të shkurtër) është misioni diplomatik i shtetit Shengen që ka përfaqësi në atë vend dhe që është edhe vendi i vetëm ose kryesor i destinacionit. Në ato raste kur nuk është e mundur të identifikohet destinacioni kryesor, në rast të një udhëtimi me disa faza, viza lëshohet nga misioni diplomatik i shtetit Shengen ku do të bëhet hyrja. Në të njëjtën mënyrë, një VSU lëshohet nga misionet diplomatike dhe konsullatat e shteteve të tjera Shengen për të lejuar hyrjen në Itali. Vizat e hyrjes për qëndrim afatgjatë (më shumë se 90 ditë) japin mundësi për të hyrë vetëm në vendin që ka lëshuar vizën, duke lejuar mundësinë për të kaluar tranzit nëpër vende të tjera Shengen për të arritur në atë vend. Këto janë "Viza Kombëtare" (VK). Zotërimi i një vize nuk i jep të huajit të drejtën automatike për të hyrë në Itali, pasi autoritetet kufitare kanë gjithmonë të drejtën për t i refuzuar hyrjen një të huaji i cili nuk disponon mjetet e mjaftueshme të jetesës ose nuk është në gjendje të ofrojë detaje të plota për rrethanat e qëndrimit të tij në Itali ose për arsye të sigurisë ose politikave publike. Shënim: Të huajve që gjenden në territorin Italian nuk mund t u lëshohet vizë (apo t u zgjatet afati i një vize të lëshuar më parë). Për shtetasit e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë: regjimi i ri i heqjes së vizave vlen vetëm për personat që kanë pasaportë biometrike. Personat të cilët nuk kanë pasaportë biometrike dhe qytetarët e Kosovës që kanë një pasaportë serbe lëshuar nga Drejtoria e Koordinimit në Beograd duhet të pajisen me vizë. Për të kontrolluar nëse keni nevojë për vizë për të hyrë në Itali, ju lutemi shkoni tek adresa e mëposhtme: http://www.esteri.it/visti/home_eng.asp Aplikimet për vizë duhet të bëhen me shkrim, duke dhënë të gjitha detajet që kërkohen në formularin e veçantë të aplikimit për vizë, i cili duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe të shoqërohet nga një fotografi pasaporte. Si rregull, të huajt që aplikojnë për vizë duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave diplomatike ose konsullore për t u intervistuar për arsyet dhe rrethanat e vizitës. Aplikimet duhet të shoqërohen nga një dokument i vlefshëm udhëtim i cili lejon vendosjen e vizës, së bashku me dokumente shoqëruese që mund të kërkohen. Ky dokumentacion, në varësi të llojit të vizës së kërkuar ose të asaj që misioni beson se mund të lëshojë, duhet të përcaktojë domosdoshmërisht: Qëllimin e vizitës Mjetin e transportit për vajtje dhe kthim Mjetet e jetesës gjatë udhëtimit dhe qëndrimit Të dhënat për strehimin. Për tarifat e vizave vizitoni: http://www.esteri.it/visti/costi_eng.asp Qëndrimi Të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Itali në mënyrë të ligjshme, ku përfshihen edhe personat që nuk kanë nevojë për vizë, duhet të zbatojnë rregullat që normojnë qëndrimin e të huajve në Itali dhe duhet të raportojnë për praninë e tyre në territorin Italian pranë Stacionit Qendror të Policisë ('Questura') të provincës ku po qëndrojnë brenda 8 ditësh pune nga data e hyrjes dhe të aplikojnë për leje qëndrimi ('permesso di soggiorno') në bazë të Nenit 5 të Ligjit 286/1998. Të huajt që kërkojnë të pajisen me këtë leje qëndrimi duhet të japin shenjat e gishtërinjve. Është pikërisht kjo leje qëndrimi ('permesso di soggiorno'), e cila lëshohet për arsyen dhe për periudhën e përcaktuar në vizë, që i jep të drejtën e qëndrimit në Itali shtetasit të huaj. Në bazë të rregullave Shengen, leja e qëndrimit e lëshuar nga autoritetet policore të Kuesturës (ose karta diplomatike ose e shërbimit që lëshohet nga Ministria e Punëve të Jashtme) për mbajtësit e vizës afatgjatë, i lejon shtetasit të huaj, me përjashtim të rasteve kur përcaktohen afate të tjera, që të hyjë dhe të largohet nga zona 3

Shengen dhe të udhëtojë lirshëm për një periudhë jo më tepër se 90 ditë gjatë një periudhe 6-mujore brenda territoreve të Shteteve Kontraktuese, me kusht që personi të ketë një pasaportë kombëtare të vlefshme ose një dokument të barasvlershëm udhëtimi. Megjithatë, të gjithë shtetasit e huaj janë të detyruar të raportojnë për praninë e tyre pranë autoriteteve policore në territorin e ndonjë shteti tjetër Shengen brenda 3 ditësh pune nga hyrja në këtë vend. 3. Emigracioni për qëllime punësimi a) kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të punëtorëve të huaj 1 1) Punëdhënësi duhet të regjistrojë një kërkesë për të autorizuar punësimin. Kërkesa duhet t i drejtohet Sportelit Unik për Imigrimin (Sportello Unico per l Immigrazione) që ka juridiksion mbi territorin në të cilën do të kryhet puna ose kur punëdhënësi ka regjistruar zyrën e tij. Kërkesa për të autorizuar punësimin duhet të përfshijë: a. detaje të plota personale të pronarit ose përfaqësuesit ligjor, emri i tij dhe vendi; b. detajet e plota personale të punëtorit të huaj; c. angazhimin për t i siguruar punëtorit të huaj pagën dhe sigurimin e parashikuar në ligj; në rastin e punësimit në shtëpi, paga mujore nuk duhet të jetë më e ulët sesa minimum i kërkuar nga skema e përfitimeve; d. vërtetim për statusin shoqëror dhe tatimor për të provuar aftësinë për të punësuar dhe fitimet e punëdhënësit; e. angazhimin e punëdhënësit për të siguruar strehim dhe angazhimin për të paguar shpenzimet e kthimit të punëtorit në vendin e origjinës; f. angazhimin për të njoftuar çdo ndryshim në lidhje me punësimin. Dokumentacioni i nevojshëm: 1. një kopje e dokumentit të identitetit të punëdhënësit (lejen e qëndrimit në rastin e një person që nuk është shtetas i BE-së); 2. një kopje e pasaportës të personit që banon jashtë vendeve të BE-së Sporteli Unik për Imigrimin duhet të lëshojë një leje pune (Nulla Osta) Brenda 40 ditësh nga marrja e kërkesës, me kuotën të përcaktuar e më pas t ia dërgojë elektronikisht Ambasadës ose Konsullatës. 2) Sporteli Unik kontakton me punëdhënësin Pas dhënies së lejes, Sporteli njofton punëdhënësin për të marrë lejen dhe për të nënshkruar kontratën e punësimit, në tre kopje. Kontrata mbetet tek Sporteli pasi duhet të nënshkruhet nga punëtori i huaj në momentin kur ai hyn në Itali. 3) Kërkesa për vizë pune Punëdhënësi duhet të dërgojë origjinalin e lejes tek shtetasi i një vendi jashtë BE-së pasi atij i nevojitet që të aplikojë për vizë. Shtetasi i huaj aplikon për vizë pune pranë misionit diplomatik apo zyrës konsullore Italiane, ku bashkëngjit edhe lejen si dhe një kopje të pasaportës së vlefshme. Kujdes! Leja duhet të përdoret jo më vonë se gjashtë muaj nga data e lëshimit. Zyra diplomatike Italiane e lëshon vizën Brenda 30 ditësh nga dorëzimi i aplikimit. 4) Hyrja në Itali Punëtori i huaj duhet të paraqitet tek Sporteli Unik Brenda 8 ditësh pune nga mbërritja në Itali për të nënshkruar një kontratë qëndrimi për punë duke dorëzuar dokumentacionin në lidhje me strehimin (nëse kërkohet) dhe pasaportën me vizë. Dy kopje të kontratës origjinale të punës i jepen punëtorit (njëra duhet t i jepet punëdhënësit). 1 Nga http://www.stranierinitalia.it (në gjuhën Italiane) 4

Sporteli i dorëzon punëtorit formularin e plotësuar dhe zarfin për kërkesën e lejes së qëndrimit. Punëtori duhet pastaj të shkojë tek një zyrë poste e autorizuar dhe ta dërgojë zarfin me formularët e plotësuar dhe kopjet e pasaportës me vizë, një kopje të lejes së punës, kopje të kontratës së punësimit dhe dokumentin e punëdhënësit dhe vërtetimin e pagesës prej 27.50 Euro për qëndrimin elektronik. Viza për Vetë-punësim Kjo lloj vize i mundëson hyrjen në Itali shtetasit të huaj që ka si qëllim të zhvillojë një aktivitet vetë-punësimi periodik si sipërmarrës, tregtar ose artizan dhe që ka siguruar autorizimet e nevojshme. Dokumentet e domosdoshme që nevojiten për të aplikuar: Formular për vizë i plotësuar me germa kapitale dhe i nënshkruar nga aplikanti; Një fotografi e kohëve të fundit; Pasaportë e vlefshme për të paktën 3 muaj pas përfundimit të periudhës për të cilën kërkohet viza; Certifikatë që tregon mjetet e nevojshme financiare për fillimin e biznesit si sipërmarrës, tregtar ose artizan lëshuar nga Dhoma e Tregtisë. Këto mjete financiare nuk duhet të jenë më pak se shuma vjetore e caktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Vërtetim i fondeve të mjaftueshme financiare në Itali për të siguruar se disponohen burimet e nevojshme financiare siç tregohet në certifikatën më sipër. Dokumentacion për banim që verifikohet nëpërmjet dokumenteve të mëposhtme: o Kontratë e apartamentit o Deklaratë mbi bazën e Neneve 2 dhe 4 të Ligjit nr. 15, date 4.1. 1968; o Deklaratë mbi bazën e të njëjtit ligj nga një shtetas Italian ose i huaj me qëndrim të rregullt në Itali që provon ekzistencën e strehimit të nevojshëm për aplikantin për vizë, në përputhje me kriteret minimale parashikuar nga legjislacioni rajonal për ndërtesat rezidenciale publike. Dokumentacion financiar që provon situatën financiare nga biznesi i mëparshëm siç parashikohet nga ligji (mbi minimumin e nevojshëm përcaktuar me ligj për përjashtimin nga kontributi shëndetësor) i cili është aktualisht në shumën 8,260 Euro (në vit) të fituara në vendin e qëndrimit; Certifikatë (Nulla Osta) lëshuar nga autoritetet vendore policore (Kuestura); Libreza e punës Të gjithë punëtorët kanë nevojë për një librezë pune (libretto di lavoro) të lëshuar nga Inspektorati i Punës së Zonës (Ispettorato Provinciale del Lavoro), e cila është e vlefshme për dhjetë vjet. Kjo librezë është e nevojshme për një punësim të ligjshëm. Ajo shërben si një dokument punësimi që përmban data e fillimit dhe të përfundimit të të gjitha periudhave të punësimit. b) sektorët e tregut të punës që po përjetojnë mungesa Italia ka një ekonomi industriale të diversifikuar që ndahet në veriun industrial të zhvilluar, të dominuar nga shoqëritë private dhe jugun më pak të zhvilluar, më të varur nga skemat e ndihmës shtetërore, që merret kryesisht me bujqësi e që ka një papunësi të lartë. Ekonomia Italiane mbështetet në masë të madhe nga prodhimi i mallrave me cilësi të lartë për konsumatorin që prodhohen nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme, shumë prej tyre u përkasin familjeve. Kriza ndërkombëtare financiare i përkeqësoi kushtet e tregut të punës në Itali, ku papunësia u rrit nga 6.2% në 2007 në 8.4% në 2010. Megjithatë, rritja e eksporteve dhe investimeve e nxitur nga përmirësimi i ekonomisë globale ka ndihmuar në rritjen ekonomike prej 1% në 2010 pas një zbritjeje prej 5% në 2009. 2 2 Libri statistikor CIA World Factbook 5

Kualifikimet e nevojshme Kualifikimi më i rëndësishëm për të punuar në Itali është aftësia për të folur gjuhën italiane. Kualifikimet profesionale ose tregtare janë të nevojshme për të punuar në pjesën më të madhe të fushave në Itali dhe gjithashtu ato nevojiten për t u vetë-punësuar apo filluar një tregti. Ka penalitete për ata që fillojnë punë pa pasur certifikata të pranuara, p.sh. gjoba të mëdha, konfiskim i makinerive ose mjeteve, deportim ose ndalim i hyrjes në Itali për një numër të caktuar vitesh. Disa agjenci italiane mund të ofrojnë pozicione vetëm për shtetas italianë dhe të BE-së ose të huaj me leje qëndrimi. Për t u lidhur me një agjenci, aplikantët zakonisht kanë nevojë për leje qëndrimi, kod fiskal dhe librezë pune. Aplikantët duhet të plotësojnë një formular në gjuhën italiane dhe të dorëzojnë një CV (italisht) dhe një fotografi për pasaportë. Për më tepër informacion për tregun e punës në rajone të ndryshme të Italisë, vizitoni: http://ec.europa.eu/eures/main.jsp?acro=lmi&lang=en&parentid=0&countryid=it Disa shembuj të burimeve ku mund të gjeni vende të lira pune: Corriere della Sera (e përditshme milaneze): Boton oferta për punë të premteve, mund të gjendet tek: http://www.corriere.it/lavoro/index.html (vetëm italisht) Il Sole 24 Ore (gazetë financiare): Banka e të dhënave për vendet e lira në http://job24.ilsole24ore.com/ (vetëm italisht) Bollettino Del Lavoro: një botim mujor që mund ta gjeni në www.bollettinodellavoro.it (vetëm italisht) Faqe elektronike që kanë vende të lira pune në Itali: www.alispa.it www.executivenetwork.it www.informagiovani.it www.job-net.it www.monster.it www.obiettivolavoro.it d) kuotat dhe marrëveshjet dypalëshe ku ekzistojnë Sistemi i kuotave Çdo vit, Kryeministri i Italisë nxjerr një dekret me numrin maksimal dhe shtetësitë e punëtorëve të huaj (nga vende jo-anëtare të BE-së) që mund të hyjnë në Itali për punë. Në varësi të afërsisë gjeografike dhe fluksit të migracionit, si dhe të marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe disa vende kanë një numër specifik kuotash. Për detaje në lidhje me kuotat specifike për vendin tuaj, kontaktoni me ambasadën italiane më të afërt. Për më shumë informacion për kuotat, shikoni: http://www.interno.it/mininterno/export/sites/default/it/temi/immigrazione/sottotema00101/ (klikoni menunë djathtas sipër në gjuhën Italiane) 6

e) au-pair 3 dhe programe të tjera specifike të huaja për punë Punësimi sezonal (me kuota) Restorantet, hotelet dhe ambientet turistike punësojnë staf sezonal për t i ndihmuar gjatë periudhave kryesore turistike (në verë për bregdetin dhe liqenet; në verë dhe dimër për ambientet malore). Listën e hoteleve mund ta gjeni në zyrat turistike të shumë qyteteve. Aplikimet duhet t i dërgoni në fillim të vitit dhe duhet të bashkëngjisni një letër me informacion për veten tuaj, si p.sh: datën dhe vendin e lindjes, nivelin e arsimit, njohjen e gjuhëve të huaja, përvojën e punës, interesat kryesore dhe referencat, bashkë me një foto. Fshatrat turistikë ofrojnë mundësinë për të punuar edhe në fushat e argëtimit (aktrim, not, vallëzim, tenis, uindsërf, kalërim, etj.) Organizata kryesore që drejtojnë fshatrat turistike janë: CLUB MED. Via Pascoli 60, 20123 Milano, Italy VALTUR Viale Milano 42 00184 Roma, Italy ALPITOUR ITALIA Viale Maino 42 20129 Milano, Italy FRANCOROSSO INTERNATIONAL Via C. Colombo 440 00145 Roma, Italy Për t u punësuar për një periudhë sezonale në Itali, është e nevojshme të keni: Autorizimin për punë Vizën për punë sezonale Lejen e qëndrimit për punë sezonale Leja e Punës për punë sezonale Leja e punës lëshohet nëse kërkesa paraqitet nga njëri prej personave të mëposhtëm: 1) punëdhënësi italian ose i huaj që qëndron në Itali në mënyrë të ligjshme; 2) shoqatat tregtare në emër të anëtarëve të tyre. Punëdhënësit italianë ose të huaj që qëndrojnë në Itali në mënyrë të ligjshme ose shoqatat tregtare të cilat, në emër të anëtarëve të tyre synojnë të krijojnë një marrëdhënie pune sezonale në Itali, duhet të paraqesin një kërkesë të regjistruar pranë Sportelit Unik për Imigrimin. Po kjo zyrë lëshon një autorizim brenda 20 ditëve: leja është e vlefshme për një kohë minimale prej 20 ditësh dhe një kohë maksimale prej 9 muajsh, në varësi të kohëzgjatjes së punës sezonale të kërkuar. Me këtë autorizim, i cili do t ju dërgohet në vendin tuaj të origjinës, do t ju lëshohet një vizë hyrjeje nga Ambasada ose Konsullata Italiane e cila do t ju lejojë, pasi të keni mbërritur në Itali, të siguroni lejen e punës për periudhën e miratuar. Programet au-pair: http://aupair-visa-italy.greataupair.com/ http://www.newaupair.com/jobs_nannies_italy.aspx 4. Emigracioni për qëllime studimi a) kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për studentët Vizë Studenti Kjo lloj vize mundëson hyrjen në Itali të të huajve që dëshirojnë të ndjekin kurset universitare, studimet ose kurset për trajnim të avancuar në institutet e njohura ose, në çdo rast, të kualifikuara. 3 Shënim i përkthyesit: I/e re me shtetësi të huaj, i/e cili/a kryen punë shtëpie në këmbim të strehimit dhe ushqimit, kryesisht për të mësuar gjuhën. 7

Dokumentacioni i domosdoshëm për të paraqitur kërkesën: pasaportë e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së parashikuar të kthimit; një fotografi e kohëve të fundit; formular i plotësuar me germa kapitale dhe i nënshkruar nga aplikanti; fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës; fotokopje e vizave të mëparshme SHENGEN; garanci dokumentare sipas kursit të studimit, kursit të avancuar ose veprimtarive kulturore ose kërkimore që duhet të kryhen; konfirmim për regjistrim pranë universitetit italian (dokumenti origjinal); Universiteti duhet të njihet nga autoritetet italiane. faturë për pagesën e kryer për të gjithë kursin (në rastin kur kursi është me pagesë); biletë avioni për kthimin dhe fotokopje; policë sigurimi për trajtimin shëndetësor dhe mjekësor, e vlefshme për Evropën (për kurset universitare ose studime që kërkojnë qëndrim për disa vjet ose në raste afatgjata, është e mundur që polica e sigurimit të paguhet edhe drejtpërdrejt në Itali); librezë shëndetësore dhe një fotokopje të dy faqeve të para; garanci të përshtatshme ekonomike për fondet e aplikantit që nevojiten për të gjithë periudhën e qëndrimit; dokumentacion që vërteton përfitimin e vërtetë të kursit për studime të mëtejshme ose për punë (letër nga punëdhënësi ose nga një profesor universiteti, etj.) Nëse studenti mbështetet financiarisht nga prindërit e tij/saj: Vërtetim nga Universiteti që studenti është regjistruar në vitin aktual (origjinali për vitin aktual të studimeve, indeksi (konfirmimi për provimet e marra dhe semestrat e verifikuar), dokumente për statusin e punësimit të prindërve (M1, M2 (konfirmim për marrëdhënie pune në një shoqëri të caktuar), librezë pune, memo dhe dokumente të tjera që i referohen punës dhe veprimtarisë ekonomiko-financiare të prindërve bilance, llogari bankare, prona të patundshme, etj.) VETËM PËR KURSET AFATGJATA TË STUDIMIT kurse që zgjasin disa vjet (psh. Universitete, Konservatore, Akademi, etj.) fondet që nevojiten për një vit studimi janë rreth 4,300 Euro në vit. Çdo verë, Ambasadat Italiane japin një deklaratë për shtyp në lidhje me procedurat për kurset afatgjata të studimit (p.sh. Universitetet). Ju lutemi kontrolloni tek faqja elektronike e Ambasadës Italiane në vendin tuaj. Informacion për Universitetet Italiane (kurset, bursat, procedurat, etj.) mund të gjeni edhe në faqet e mëposhtme: http://www.istruzione.it/web/hub http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ b) programet për studentët e huaj dhe bursat Programi Erasmus Mundus Programi Erasmus Mundus u mundëson studentëve të BE-së dhe studentëve nga vende jo-anëtare të BE-së ndjekjen e një kursi Evropian master të integruar dhe me cilësi të lartë dhe përfitimin e një burse: http://ec.europa.eu/education/external-relation-programmes/doc72_en.htm Ju mund të aplikoni për pranim në një Kurs Master Erasmus Mundus (http://www.erasmusmundus.it/) që ofrohet nga një universitet italian. Bursat Erasmus Mundus ofrohen për studentë të cilët janë pranuar në një Kurs Master Erasmus Mundus. Nëse jeni diplomuar nga një vend i tretë (të gjitha vendet e botës me përjashtim të 27 Vendeve Anëtare të BE-së, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtejnit, Kroacisë, Turqisë dhe ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë), ju mund të aplikoni për bursë Erasmus Mundus. Këto bursa u jepen studentëve më të mirë mbi bazë konkurrimi. Bursa mbulon udhëtimin dhe shpenzimet e jetesës dhe shkollimit në Evropë për të gjithë kohëzgjatjen e kursit. 8

Dritaret për vende specifike "Dritaret" janë fonde shtesë që vijnë nga buxheti i marrëdhënieve me jashtë të Komunitetit Evropian dhe i shtohen programit Erasmus Mundus për të inkurajuar studentët e vendeve specifike jo-anëtare të BE-së të studiojnë në Evropë. Ato lejojnë pagesat e bursave Erasmus Mundus për studentë të tjerë që vijnë nga vende specifike. "Dritaret" shenjohen për të financuar bursa Erasmus Mundus për studentë nga vendet përkatëse. Kjo nuk i ndalon Kurset Master Erasmus Mundus që të zgjedhin studentë nga po këto vende sipas buxhetit të zakonshëm Erasmus Mundus. Bursat "Dritare" pra, janë shtesë ndaj bursave të zakonshme Erasmus Mundus. Ato lejojnë Kurset Master Erasmus Mundus të akordojnë bursa shtesë për studentët nga vendet përkatëse. http://ec.europa.eu/education/programmes/mundus/univ/country_en.html Për më shumë informacion për të gjitha veprimet, vizitoni: http://ec.europa.eu/education/programmes/mundus/faq/index_en.html Qendra Evropiane Ndër-universitare për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (QEIU) është krijuar në Venecie më 15 shtator 2002 me qëllimin për të siguruar një bazë institucionale dhe organizim autonom të Programit Evropian Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (EMA). Për materialet e aplikimit dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi të vizitoni faqet elektronike të mëposhtme: www.ema-humanrights.org www.eiuc.org ose të kontaktoni EIUC/EMA (QEIU/EMA) Secretariat at Monastery of San Nicolo - Riviera San Nicolo 26, 30126 Venice, The Lido, Italy, tel: +39 041 2720911, fax: +39 041 2720914, email: secretariat@emahumanrights.org Diploma e Masterit Rajonal Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Jug-Lindore, Sarajevë Bolonjë Diploma e Masterit Rajonal Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Jug-Lindore është një kurs intensiv një-vjeçar, i krijuar nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të universiteteve pjesëmarrëse dhe bashkërenduar nga Universitetet e Sarajevës dhe Bolonjës. Center for Interdisciplinary Postgraduate Studies (Qendra për Studimet Ndërdisiplinore Pasuniversitare) University of Sarajevo Zmaja od Bosne 8, Student Campus 71 000 Sarajevo, Bosnia and Herzegovina Tel: + 387 33 668 685, Fax: + 387 33 668 683 http://www.cps.edu.ba/?q=node/2 E-mail: coordination@cps.edu.ba 5. Qëndrimi Shtetasit e huaj që synojnë të qëndrojnë në Itali për një kohë më të gjatë se tre muaj duhet të aplikojnë për një leje qëndrimi. Ata që mbërrijnë në Itali për herë të parë kanë 8 ditë kohë për të kërkuar lejen e qëndrimit. Për të siguruar një leje qëndrimi ju duhet të dorëzoni: - formularin e aplikimit; - një pasaportë ose dokument tjetër të barasvlershëm udhëtimi me një vizë hyrjeje, nëse nevojitet; - një fotokopje të dokumentit; - 4 foto për pasaportë, të kohëve të fundit dhe identike; - një pagesë elektronike prej 14.62 Euro; - dokumentacionin e nevojshëm për llojin e lejes së qëndrimit 9

- pagesën e kontributit nga 80 Euro në 200 Euro. Modalitetet e pagesës përcaktohen me vendim të Ministrisë së Financave në konsultim me Ministrinë e Brendshme. Përveç sa më sipër, aplikanti duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme që janë specifike për arsyen e qëndrimit: Kërkim pune: o Vërtetim të regjistrimit tek qendra e punësimit Studim: o Vërtetim të sigurimit shëndetësor o Letrën e pranimit nga shkolla apo universiteti Punësim: o Deklarim nga punëdhënësi i ardhshëm/aktual o Informacion i detajuar nga Policia e Shtetit Vetë-punësim: o Numrin e regjistrimit TVSH o Autorizim nga Dhoma e Tregtisë (vërtetim të licensës përkatëse dhe regjistrimi nëse është një profesion i miratuar ose vërtetim i regjistrimit tregtar nëse zbatohet) o Informacion i detajuar nga Policia e Shtetit Arsye familjare: o Të dhëna për bashkëshortin/en dhe personat në varësi (certifikatë martese, certifikatë lindjeje) o Informacion i detajuar nga Policia e Shtetit Ata persona që gjenden në Itali dhe kanë një leje qëndrimi që po u skadon, duhet të kërkojnë zgjatjen të paktën 60 ditë para afatit të përfundimit. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit është njësoj si ajo e vizës hyrëse: - deri në gjashtë muaj për punë sezonale dhe deri në nëntë muaj për punë sezonale në ato fusha që e kërkojnë një zgjatje të tillë; - deri në një vit për një kurs studimi apo kurs trajnimi profesional të dokumentuar; deri në dy vjet për vetë-punësim, punësim në varësi dhe bashkim familjar. Shtetasit e huaj që vijnë në Itali për vizita, biznes, turizëm dhe studime për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj, nuk kanë nevojë të kërkojnë leje qëndrimi. Pasi të jetë dorëzuar aplikimi për leje qëndrimi, Zyra e Imigrimit në Rajonin Qendror të Policisë (Questura) do ta kontaktojë aplikantin nëpërmjet postës elektronike ose me mesazh telefonik (sipas të dhënave që keni plotësuar në formularin e aplikimit) për të caktuar një takim ku të merret informacioni i mëtejshëm (foto dhe shenjat e gishtërinjve), i cili është i detyrueshëm për të përfunduar dorëzimin e lejes së qëndrimit. Për më shumë informacioni, vizitoni: http://esteri.it (në Anglisht) http://www.interno.it (në Italisht) http://rome.angloinfo.com/countries/italy/residency.asp#permit http://www.poliziadistato.it/articolo/view/225/ (në Italisht) Zgjatja e afatit mund të jetë e vlefshme për periudha të ndryshme kohe në varësi të kohës që personi ka qëndruar në Itali. Pas vitit të gjashtë të qëndrimit, i huaji mund të kërkojë një Carta di Soggiorno që është leje e cila i mundëson personit qëndrimin për një periudhë të pacaktuar kohe. 6. Procedura e azilit Italia ka nënshkruar Konventën e Gjenevës dhe si shtet anëtar i Bashkimit Evropian ka miratuar dy direktiva Evropiane për mbrojtjen ndërkombëtare: - Direktivën e Këshillit 2004/83/EC të datës 29 prill 2004 për standardet minimale që duhen për shtetasit e vendeve të treta ose personat pa shtetësi për të marrë statusin e refugjatit ose si persona që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare; 10

- Direktivën e Këshillit 2005/85/EC të datës 10 dhjetor 2005 që përcakton standardet minimale për procedurat e shteteve anëtare në dhënien dhe heqjen e statusit të refugjatit. Kërkesa për azil mund të dorëzohet nga shtetasi i huaj pranë Zyrës së Policisë Kufitare në momentin e hyrjes në Itali. Ose aplikimi mund t i drejtohet drejtpërdrejt Zyrës së Imigrimit në Polici. Policia ia dërgon aplikimin Komisionit Territorial i cili është i vetmi organ kompetent për të dhënë statusin dhe i lëshon të huajit një leje qëndrimi për azilkërkuesit, duke pritur vendimin e procesit të filluar. Për të përfunduar aplikimin, i huaji duhet të dorëzojë edhe këto dokumente pranë Zyrës së Imigrimit: - Formularin e aplikimit ku shpjegohen arsyet për të cilat kërkohet azili, në gjuhën që njeh shtetasi i huaj; - Kopje të pasaportës, nëse ka; - Çdo dokument tjetër që vërteton arsyet e kërkesës. Pasi jepet statusi i refugjatit, shtetasi i huaj mund t i kërkojë Zyrës së Imigrimit t i lëshojë një leje qëndrimi për refugjatët. Për më shumë informacion shikoni broshurën për aplikantin për status refugjati të hartuar nga Komisioni Kombëtar për të Drejtën e Azilit në Ministrinë e Brendshme (Neni 32 i Ligjit nr. 189/02) dhe shkruar në Italisht, Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht dhe Arabisht. http://img.poliziadistato.it/docs/opuscolo_italiano.pdf (në Italisht) http://img.poliziadistato.it/docs/opuscolo_inglese.pdf (në Anglisht) http://img.poliziadistato.it/docs/opuscolo_francese.pdf (në Frëngjisht) http://img.poliziadistato.it/docs/opuscolo_spagnolo.pdf (në Spanjisht) http://img.poliziadistato.it/docs/opuscolo_arabo.pdf (në Arabisht) 7. Bashkimi familjar BASHKIMI FAMILJAR ME NJË TË HUAJ QË JETON NË MËNYRË TË LIGJSHME NË ITALI Shtetasi i huaj ose mbajtësi i një lejeje qëndrimi për personat me qëndrim afatgjatë në KE ose lejeje qëndrimi të lëshuar jo më larg se dy vjet më parë për punësim, azil, studim, arsye fetare dhe mbështetje me asistencë mund të kërkojë të bashkohet në Itali me persona të afërt të familjes për qëllime të bashkimit familjar. Për këto qëllime do të shqyrtohen familjarët e mëposhtëm: - Bashkëshorti/tja me të cilin/ën është ende ligjërisht i martuar - Fëmijë të mitur të pamartuar (ku përfshihen fëmijët e bashkëshortit/es ose ata të lindur jashtë martese), me kusht që prindi tjetër, nëse jeton, të ketë dhënë miratimin - Fëmijë të rritur në varësi kur, për arsye objektive nuk mund t i plotësojnë nevojat e tyre të jetesës për shkak të gjendjes shëndetësore që çon në paaftësi totale; - Prindër në varësi, nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose vendin nga vijnë ose prindër me moshë mbi 60 vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje t i mbajnë ata për shkak të arsyeve shëndetësore të dokumentuara. Procedura tek Sporteli Unik Nëse plotësoni kushtet e mësipërme, mund të aplikoni për bashkim familjar. Formularët dhe udhëzimet mund të gjenden në internet. Sporteli Unik, pasi të marrë aplikimin, do t i lërë një takim të veçantë aplikantit ku ai/ajo të dorëzojë dokumentet e mëposhtme në lidhje me strehimin dhe minimumin e të ardhurave të nevojshme. Në lidhje me strehimin, vërtetimin se banesa i plotëson kriteret shëndetësore dhe të sigurisë, pranuar nga zyrat përkatëse të këshillit. Në rastin e bashkimit me një fëmijë të vetëm të moshës 14 vjeç, certifikata bashkiake mund të zëvendësohet nga: 11

- Një deklaratë e mikpritjes nga pronari i apartamentit (origjinali dhe fotokopja) - Një kopje e qerasë/kredisë/pronësisë prej jo më pak se gjashtë muajsh nga data e aplikimit (dy kopje). Për të ardhurat, duhe të keni të ardhura vjetore nga burime të ligjshme në masën jo më pak se përfitimi social vjetor shtuar me gjysmën për çdo anëtar të familjes. Për t u bashkuar me dy ose më shumë fëmijë nën moshën 14 vjeç ose dy ose më shumë familjarë që kanë statusin e personit që mbështetet me asistencë do të nevojiten të ardhura jo më pak se dyfishi i përfitimit social vjetor. Nëse aplikanti ka të ardhura personale, e njëjta gjë mund të demonstrohet duke dorëzuar dokumentacionin përkatës të të ardhurave. Në rastin e aplikimit të fëmijëve të rritur që vuajnë nga paaftësia totale, kushti 'në varësi' vlerësohet nga Ambasada Italiane në vendin e origjinës ose vendin nga vijnë. Në të njëjtën mënyrë, në rastin e kërkesës për bashkim me prindërit që janë mbi 60 vjeç, nëse fëmijët e tjerë që banojnë në vendin e origjinës nuk janë në gjendje t i mbajnë ata për arsye shëndetësore të rënda që janë të dokumentuara, kushti 'në varësi' vlerësohet nga përfaqësia diplomatike Italiane pasi është kontrolluar shëndeti i fëmijëve në fjalë. Për prindërit mbi 60 vjeç, sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm dhe nevojiten prova të tjera të mjeteve të nevojshme financiare për të plotësuar nevojat shëndetësore. Në rastin e aplikimit të prindërve në varësi, nëse ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose vendin nga vijnë, aplikanti duhet të nënshkruajë një certifikatë ku përcaktohet përgjegjësia e tij/saj për prindërit në varësi. Pjesëtari i familjes për të cilin kërkohet bashkimi duhet të dorëzojë pranë Konsullatës Italiane në vendin ku jeton, prova të marrëdhënies familjare, moshës dhe/ose gjendjes shëndetësore. Sporteli Unik konfirmon marrjen e aplikimit dhe dokumentacionit të dorëzuar. Pasi verifikohet dokumentacioni, brenda 180 ditësh nga marrja e aplikimit, Sporteli lëshon lejen ose refuzimin, duke njoftuar për këtë autoritetet konsullore. Nëse pas 180 ditësh nga marrja e kërkesës, Sporteli nuk ka dhënë lejen, pjesëtari që dëshiron të bashkohet me pjesën tjetër të familjes, mund t i tregojë autoritetit konsullor ose diplomatik Italian jashtë shtetit kopje të marrjes së aplikimit, me dokumentacionin shoqërues, që është dorëzuar nga bashkëshorti/ja pranë Sportelit për të siguruar një vizë hyrjeje. Brenda 8 ditësh nga mbërritja në Itali, pjesëtari i familjes duhet të paraqitet pranë Sportelit Unik që ka lëshuar autorizimin, të plotësojë dhe të dërgojë kërkesën për leje qëndrimi, përndryshe familjari do të konsiderohet me qëndrim të paligjshëm në Itali. Leja e qëndrimit për arsye familjare e lejon pjesëtarin e familjes të punësohet ose vetë-punësohet, të regjistrohet në shkollë dhe të mund të përdorë Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.interno.it/mininterno/export/sites/default/it/sezioni/servizi/come_fare/immigrazione/010_domanda_ri congiungimento.html Bashkimi familjar për refugjatët Refugjatët kanë të drejtën e bashkimeve familjare me bashkëshortin/en, fëmijët e mitur të pamartuar, prindërit në varësi dhe të afërm në varësi brenda shkallës së tretë, nëse kanë ndonjë paaftësi. Çiftet e pamartuara nuk kanë të drejtën e bashkimit. E drejta për bashkim familjar nuk varet nga kritere strehimi apo financiare. Edhe pjesëtarët e familjes që kanë hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme, mund të përfitojnë nga bashkimi familjar. Bashkimi është i mundur sapo jepet statusi i refugjatit. Aplikimi duhet të paraqitet nga një person që jeton në Itali pranë Kuesturës, e cila merr vendimin e shkallës së parë. Vendimet negative mund të ankimohen në gjykatën civile mbi bazën e Seksionit 30(6) të Ligjit për të Huajt të vitit 1998. 12

8. Sistemi i Kujdesit Shëndetësor Shtetasit e vendeve jo-anëtare të BE-së që punojnë në Itali me kontratë pune mund të përdorin shërbimin shëndetësor shtetëror italian (Servizio Sanitario Nazionale) derisa t u përfundojë afati i Permesso di Soggiorno (lejes së qëndrimit). Gjatë kësaj periudhe, ata mund të marrin të njëjtën ndihmë shëndetësore si shtetasit italianë (përdorimi i vizitave të specializuara, trajtimi spitalor, trajtimi me proteza dhe rehabilitimi). Punonjësit e sëmurë kanë të drejtën që të mbajnë vendin e punës për një periudhë maksimale të përcaktuar në ligj si dhe në kontratat kolektive shtetërore të punës. Për këtë periudhë, punonjësit marrin kompensimin financiar të përllogaritur si përqindje të pagesës. Për të siguruar këto ndihma, punonjësit e sëmurë duhet të paraqesin vërtetime mjekësore dhe duhet t i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve publike. Migrantët që nuk kanë leje qëndrimi dhe/ose pune mund të shkojnë në spitalet italiane dhe shërbimet mjekësore shtetërore dhe të sigurojnë një librezë të lehtë shëndetësore ( tessera sanitaria leggera ) që u mundëson atyre të marrin trajtimin bazë mjekësor dhe mjekimet e nevojshme falas, pa rrezikuar që të denoncohen në polici për statusin e tyre të parregullt. 9. Sistemi i sigurimit shoqëror Në përgjithësi, punonjësit që punojnë për një punëdhënës në Itali sigurohen në bazë të legjislacionit italian për sigurimet shoqërore. Italia ka marrëveshje reciproke për sigurimet shoqërore me 40 vende në bazë të të cilave të shtetasit me qëndrim në një vend të huaj mund të mbeten në skemën e vendit të tyre të sigurimit shoqëror për një periudhë të kufizuar kohe. Sigurimi shoqëror siguron ndihmë për papunësinë, sëmundjet dhe lejet e lindjes, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, personat me aftësi të kufizuara dhe të mbijetuarit, si dhe ndihmë familjare. Sistemi drejtohet nga Instituti Kombëtar për Sigurimin Shoqëror (Istituto Nazionale della Previdenza Sociale/INPS). Të gjithë punonjësit dhe punëtorët e vetë-punësuar me qëndrim në Itali, me përjashtime të vogla, paguajnë kontributet e sigurimit shoqëror. Për punonjësit, punëdhënësi plotëson të gjitha formalitetet e nevojshme për regjistrimin pranë sigurimeve shoqërore. Kontributet e punonjësit zbriten nga punëdhënësi nga paga e tij/saj bruto. Ka shkallë të ndryshme kontributi për punonjësit në industri, tregti dhe bujqësi, si dhe për punëtorët, punonjësit e zyrave dhe drejtuesit, të cilët gjithashtu kanë përfitime të ndryshme. 10. Strehimi Kostot e jetesës janë relativisht të larta në Itali - është një nga vendet më të shtrenjta të Evropës. Megjithatë, ka një dallim të konsiderueshëm ndërmjet kostos dhe standardit të jetesës në veriun e zhvilluar dhe rajonet qendrore të Italisë dhe jugut relativisht të varfër. Kostoja Komente Qiraja 300 1000 Euro Qiraja e një apartamenti me një dhomë mund të variojë nga 300 deri në 1000 Euro në muaj, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes. Është mjaft e vështirë të gjesh banesë të lirë në Itali. Pagesa të tjera 60 100 Euro Gazi, energjia elektrike, telefoni Ushqimi 180 Euro Pa përfshirë pijet alkoolike Transporti publik 50 100 Euro Kostot mesatare në muaj 590 1380 Euro Pa përfshirë sigurimet 13

11. Njohja e diplomave Diplomat dhe certifikatat duhet të përkthehen në gjuhën italiane. Për shumë profesione, certifikatat dhe diploma duhet të njihen nga një organ zyrtar dhe mund të kërkojnë trajnim dhe kualifikim specifik për Italinë. Procesi i njohjes bazohet në analizën e dokumentacionit të paraqitur nga aplikantët individualë dhe vlerësimi i përbërësve akademikë dhe profesionalë të profilit të huaj. Informacion i detajuar mund të sigurohet pranë shërbimeve diplomatike apo konsullore italiane jashtë ose nga: Qendra Kombëtare e Informacionit dhe Njohjes Akademike (Centro di Informazione sulla Mobilità e le Equivalenze Accademiche - Cimea): Adresa: Fondazione Rui, viale XXI aprile 36, 00162 Roma Tel: +39-06-32-12-81 Fax +39-06-86-32-28-45 www.cimea.it E-mail: cimea@fondazionerui.it 12. Shërbimet mbështetëse që u ofrohen migrantëve Sindikatat në Itali Sindikatat ofrojnë këshillim dhe mbështetje për anëtarët e tyre në lidhje me problemet dhe vështirësitë që ndeshen në vendin e punës. Disa sindikata kanë qendra informacioni për të papunët (centro infomazione disoccupati) në qytetet e mëdha, të cilat ofrojnë informacion për vendet e lira, për të gjetur punë dhe për rregullat e punësimit. Konfederata e Sindikatave në Itali CISL CESIL Adresa: Via Tadino, 31, 20124 Milano Tel: 02. 29.52.84.23 (çështje pune) Tel: 02. 29.40.81.42 (çështje imigracioni) Fax: 02.29.40.90.64 Email: cesil@cisl.it Faqja elektronike: http://www.cislmilano.it/ Kontaktoni: Fulvio Colombo CISL ofron këshillim ligjor për migrantët e rregullt dhe ata pa dokumente. Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIL) Centro Immigrati Adresa: Corso di Porta Vittoria 43, 20122 Milano, Italy Tel: +39 02.55025253-4 Fax: ++39/02/5502.5294 Email: migranti.cdlm@mi.lomb.cgil.it Faqja elektronike: http://www.cgil.milano.it CGIL është sindikata më e madhe italiane dhe ofron këshillim ligjor dhe mbështetje për ankesat e punëtorëve që kanë përjetuar shfrytëzim në punë. OJF-të në Itali Caritas Diocesana di Roma/Area Immigrati (Qendër Këshillimi për migrantët) Adresa: Via delle Zoccolette 16-19 00185 Rome (Italy) Tel: +39 066875228 or +39 066861554 Fax: +39 066833295 E-mail: centro.stranieri@caritasroma.it Faqja elektronike: http://www.caritasroma.it Shërbimet që ofrohen: kurse në gjuhën italiane, përkrahje sociale, këshillim ligjor, orientime për punë dhe për vetë-punësim. Të gjitha shërbimet janë pa pagesë. 14

FCEI - Federazione delle Chiese Evangeliche in Italia - Servizio Rifugiati e Migranti (Federata e Kishave Protestante në Itali, Shërbimi për Refugjatët dhe Migrantët) Adresa: Via Firenze 38, 00184 - Rome Tel.: 06 48 90 51 01 Fax: 06 48 91 69 59 Email: srm@fcei.it Faqja elektronike: www.fcei.it Ofron këshillim, përkrahje sociale, si dhe integrim shoqëror dhe kulturor. Associazione Centro Astalli, në Romë Adresa: Via delgi Astalli 14/a, 00186 Roma, Italy Tel.: ++ 39/06/6992.5099 Fax: ++39/06/6970.0306 Email: astalli@jrs.net Faqja elektronike: http://www.centroastalli.it Ofron ndihmë për migrantët pa dokumente. Associazione Santa Chiara, në Palermo Adresa: Piazza Santa Chiara 11, 90134 Palermo, Italy Tel.: ++ 39/339/204.2745 Fax: ++ 39/091/322.868 Ofron këshillim ligjor për migrantët pa dokumente dhe kurse gjuhe. Associazione No.Di "I Nosti Diritti", në Romë Adresa: Borgo Pio, 15, 00193 Roma Tel.: ++ 39/06/683.3688 Fax: ++39/06/683.3688 Email: inostridiritti@yahoo.es Ofron këshillim ligjor për migrantet femra. Comunità di Sant'Egidio Adresa: Piazza S.Egidio 3/a - Roma - Italia Tel. +39.06/8992234 Fax. +39.06.5800197 Email: info@santegidio.org Faqja elektronike: http://www.santegidio.org Ofron ndihmë bazë për migrantët. Casa dei Diritti Sociali, në Romë Adresa: Via dei Mille 6, Rome 00185, Italy Tel.: ++39/06/446.46.13/06 Fax: ++39/06/446.47.42 Email: manberg@tin.it Web: http://www.dirittisociali.org Ofron strehë, si dhe orientim kulturor, shoqëror dhe ligjor për refugjatët, migrantët dhe personat pa dokumente në Itali. Fondazione Migrantes Adresa: Via Aurelia 486, 00165 Roma, Italy Tel.: ++ 39/06/66.39.84.52 Fax: ++39/06/66.39.84.92 Email: segreteria@migrantes.it Faqja elektronike: http://www.migrantesonline.it/siti_migrantes/migrantes_online/00002785_migrantes_online.html Ofron ndihmë për nevojat bazë (strehim, kujdes shëndetësor, etj.). Boton buletine informative javore dhe analiza të legjislacionit dhe politikave në lidhje me imigrantët. 15

Kujdesi shëndetësor Medici Senza Frontiere - Missione Italia Adresa: Via Volturno 58, 00185, Roma Tel. +39 06 44703855 Fax. +39 06 4451267 Email: emanuela.roscetti@rome.msf.org Faqja elektronike: www.msf.it Poliambulatorio S. Chiara-Caritas per Cittadini Extracomunitari Adresa: Piazza Santa Chiara 11, 90134 Palermo, Italy Tel.: ++ 39/091/327.986 Klinikë vendore e kujdesit shëndetësor që ofron ndihmë bazë për migrantët pa dokumente në Palermo dhe i referon ata tek spitali universitar për trajtim të specializuar dhe integrim në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ambulatorio Medico Popolare, në Milano Adresa: Via dei Transiti 28, 20100 Milano, Italy Tel.: ++39/02/26.82.73.43 Email: ambulatorio.popolare@virgilio.it Organizatë vullnetare që ofron kujdes shëndetësor për të gjithë. NAGA - Asociazione Volontaria di Assistenza Socio-Sanitaria e per i Diritti di Stranieri e Nomadi Adresa: Via Zamenhof, 7, 20136 Milano, Italy Tel.: ++39 02.58.10.25.99 Fax: ++02.83.92.927 Email: info@naga.it Faqja elektronike: http://www.naga.it NAGA është një OJF, e cila ofron ndihmë shoqërore dhe shëndetësore për imigrantët, të cilët nuk mund të përfitojnë nga Shërbimi Shëndetësor Publik për arsye ligjore, ekonomike ose kulturore. International Organisation for Migration (IOM) (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) në Italy Adresa: Via Nomentana 62, 00161 Rome, Italy Tel: +39.06 442 31 428/439/434 Fax: +39.06 440.25.33 Email: MRFRome@iom.int ONM Romë ndihmon për kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit nëpërmjet një programi të posaçëm. 13. Marrja e nënshtetësisë Nënshtetësia me anë të martesës. Nënshtetësia mund të jepet pas martesës, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: 1. Aplikanti, i huaji ose personi pa shtetësi duhet të martohet me një shtetas Italian dhe të qëndrojë në mënyrë të ligjshme në Itali për të paktën 2 vjet pas martese 2. Nëse bashkëshortët jetojnë jashtë, aplikimi mund të bëhet pas tre vjetësh nga data e martesës. Këto afate reduktohen për gjysmë në praninë e fëmijëve që kanë lindur ose janë birësuar nga bashkëshortët. Në momentin e vendimit që jep nënshtetësinë, nuk duhet të ketë zgjidhje, anulim ose ndërprerje të efekteve civile të martesës dhe bashkëshortët nuk duhet të jenë të ndarë. Procedura: Kërkesa për marrjen e nënshtetësisë duhet të dorëzohet pranë Prefekturës së zonës së banimit. Nëse jetoni jashtë, mund të aplikoni pranë autoriteteve përkatëse diplomatiko-konsullore. Kërkesa, nëpërmjet formularit 16

përkatës, tek i cili ngjitet një vulë prej 14.62 Euro, duhet të shoqërohet edhe me marrjen e kontributit në shumën prej 200 Euro. Dokumentacioni: Aplikimi duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme: - Certifikatë lindjeje të përkthyer dhe noterizuar në përputhje me udhëzimet që përmban formulari i aplikimit; - Dëshmi penaliteti për vendin e origjinës dhe ndonjë vend të tretë ku personi banon, të përkthyer dhe të noterizuar në përputhje me udhëzimet që përmban formulari i aplikimit; - Leje qëndrimi; - Akt të plotë martese; - Gjendjen familjare; - Certifikatë të historikut të banimit; - Certifikatë të nënshtetësisë Italiane të bashkëshortit/es; - Ndonjë certifikatë të statusit të refugjatit ose personit pa shtetësi Afati përfundimtar për mbylljen e procedurës është 730 ditë nga data e aplikimit, nëse është paraqitur i gjithë dokumentacioni i rregullt. Brenda 6 muajve nga njoftimi për vendimin, ju duhet të bëni betimin pranë Komunës së banimit në Itali ose pranë autoriteteve diplomatiko-konsullore jashtë dhe ditën tjetër mund të fitoni nënshtetësinë Italiane. Aplikimi do të refuzohet: - Për arsye që lidhen me sigurinë e Republikës; - Nëse aplikanti ka kryer krime të një shkalle të caktuar rëndësie në Itali ose jashtë; Nënshtetësia me anë të natyralizimit: Nënshtetësia mund t i jepet: - Të huajit, nëna ose babai i të cilit/së cilës ose një prej paraardhësve të shkallës së dytë kanë qenë shtetas me lindje ose që kanë lindur në territorin e Republikës dhe, në të dyja rastet, kanë qëndruar ligjërisht për më shumë se tre vjet - Të huajit që është birësuar nga një shtetas Italian që qëndron ligjërisht në territorin Italian për të paktën pesë vjet pas birësimit - Të huajit që ka shërbyer, edhe jashtë, për të paktën pesë vjet për shtetin Italian - Një shtetasi të një vendi anëtar të BE-së nëse ka qëndruar ligjërisht në territorin Italian për të paktën katër vjet - Një personi pa shtetësi ose një refugjati që ka qëndruar ligjërisht në territorin Italian për të paktën pesë vjet - Të huajit që qëndron ligjërisht për të paktën 10 vjet në territorin Italian. Procedura: Kërkesa për nënshtetësi duhet të dorëzohet pranë Prefekturës së vendit ku banon. Nëse jetoni jashtë, mund të aplikoni pranë autoriteteve përkatëse diplomatiko-konsullore. Kërkesa, nëpërmjet formularit përkatës, tek i cili ngjitet një vulë prej 14.62 Euro, duhet të shoqërohet edhe me marrjen e kontributit në shumën prej 200 Euro. Dokumentacioni: Aplikimi duhet të përfshijë (aty ku mund të zbatohen): - Certifikatë të plotë lindjeje; - Dëshmi penaliteti në vendin e origjinës dhe ndonjë vend të tretë ku banon; - Certifikata qëndrimi që vërtetojnë kohëzgjatjen e qëndrimit; - Leje qëndrimi; - Gjendjen familjare; - Vërtetim të fitimeve për tre vitet e fundit; - Certifikatë e nënshtetësisë Italiane të prindit ose paraardhësit në vijë të drejtë deri në shkallën e dytë; 17

- Vendimin e birësimit lëshuar nga Gjykata; - Dokumentacion në lidhje me shërbimin, edhe jashtë, për të punësuarit nga shteti; - Certifikatë e njohjes si person pa shtetësi ose refugjat. Aplikimi mund të refuzohet për arsye sigurie, periudhës së pamjaftueshme të qëndrimit të rregullt, të ardhura të pamjaftueshme familjare, dënime të mëparshme, nivel të papërshtatshëm integrimi dhe mungesa e njohjes së gjuhës Italiane. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.interno.it 14. Kontakte dhe informacion tjetër i nevojshëm Ambasada e Italisë në Shqipëri Tiranë - Ambasada e Italisë Address: Rr. Papa Gjon Pali II, n.2 Tel.: 0035542275942 Fax: 0035542250920 Faqja: www.ambtirana.esteri.it E-mail: cancelleriaconsolare.tirana@esteri.it Vlorë - Konsullata e Përgjithshme Adresa: Rruga Ismet Cakerri, n. 45, Vlora, Albania Tel.: 0035533225705 Fax: 0035533225706 Faqja: www.consvalona.esteri.it E-mail: visti.convalo@esteri.it Shkodër - Konsullata Adresa: N/A Tel.: 762740482 Fax: 0035522248286 Faqja: www.consscutari.esteri.it E-mail: consolato.scutari@esteri.it; segreteria.scutari@esteri.it Ambasada e Italisë në Bosnje-Hercegovinë Sarajevë - Ambasada e Italisë Adresa: Ulica Cekalusa 39-71000 - Sarajevo Tel.: 0038733203960, 0038733203961 Fax: 0038733214879 Faqja: www.ambsarajevo.esteri.it E-mail: amb.sarajevo@esteri.it Ambasada e Italisë në ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë Shkup - Ambasada e Italisë Adresa: "Villa Skaperda" - Ulica Osma Udarna Brigada, 22 Tel.: 0038923236500 Fax: 00389223236515 Faqja: www.ambskopje.esteri.it E--mail: segreteria.skopje@esteri.it 18

Ambasada e Italisë në Malin e Zi Podgoricë - Ambasada e Italisë Adresa : 83, Džordža Vašingtona, 81000 Podgorica Tel.: 0038220234661 Fax: 0038220234663 Website: ambpodgorica.esteri.it e-mail: visti.podgorica@esteri.it Ambasada e Italisë në Serbi Beograd - Ambasada e Italisë Adresa: Bircaninova Ulica, 9 Tel.: 0113066169 Fax: 00381112658856 Faqja: http://www.ambbelgrado.esteri.it E-mail: visit.belgrado@esteri.it Ambasada e Italisë në Kosovë Prishtinë Ambasada e Italisë Adresa: Azem Jashanica, 5 - Dragodan - Pristina Tel.: 0038138244923 Fax: 0038138244924 E-mail: visti.pristina@esteri.it Për një listë të ambasadave të huaja në Itali, vizitoni: http://www.esteri.it/mae/en/ministero/servizi/stranieri/rapprstraniere/rappresentanzestraniere.htm?lang=en Ambasada e Shqipërisë në Itali ROMË Ambasada e Shqipërisë Adresa: Via Asmara 3, 5-00199 Rome, Italy Tel.: +39 0 686224115 Fax: + 39 0686224120 Email: embassy.rome@mfa.gov.al MILANO Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë Adresa: Piazza Duomo, 17 C.A.P. 20127, Milan, Italy Tel.: + 39 02 86467423 Fax: +39 02 86995396 Email: consulate.milan@mfa.gov.al BARI Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë Adresa: Via Calefati, 7-70121 Bari Tel.: + 39 805727647 Fax.: + 39 805283335 Ambasada e Bosnje-Hercegovinës në Itali ROMË - Ambasada e Bosnje-Hercegovinës Adresa: Via Pilo Albertelli, 11-00195 Roma Tel.: + 39 6372850 Fax.: + 39 639030567 19

MILANO Konsullata e Bosnje-Hercegovinës Adresa: Via Luigi Galvani, 21-20124 Milano Tel.: + 39 2 66982826 02 66982707 Fax.: + 39 02 66984688 E-mail.:gco.milano@mvp.gov.ba Ambasada e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë në Itali ROMË Ambasada e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë Adresa: Via Bruxelles 73/75, 00198 Roma Tel. + 39 684241109 Fax.: + 39 684241131 VENECIA Konsullata e Përgjithshme e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë Adresa: Via Linghidal, 5-30172 Mestre (VE) Tel.: + 39 415320282 / + 39 415327280 Fax.: +39 415321279 Ambasada e Malit të Zi në Itali ROMË - Ambasada e Malit të Zi Adresa: Via Antonio Gramsci 9, 00197 Roma, Italia Tel: +39 688857745 Fax: +39 688857743 E-mail: montenegro-roma@libero.it Ambasada e Serbisë në Itali ROMË Ambasada e Serbisë Adresa: Via dei Monti Parioli, 20, Rome 00197, Italy Tel. + 39 63200805-796-848 Fax.: + 39 63200868 E-mail.: amb@ambroma.com TRIESTE Konsullata e Serbisë Adresa: Strada del Friuli, 54, Trieste, 34136, Italy Tel: +39-40-410125, +39-40-410126, +39-40-410127 Fax:+39-40-421697 Email: consjug@spin.it MILANO Konsullata e Serbisë Adresa: Via Matilde Serao, 1 Milan, 20144, Italy Tel: +39-2-4812019, +39-2-4812490, +39-2-4817247 Fax: +39-2-48010426 Email: milanogk@hotmail.com Ministria e Punëve të Jashtme Itali Piazzale della Farnesina, 1, 00194 Rome Numri kryesor ndërlidhës: 0039-06.36911 Faqja: http://www.esteri.it/ 20