PRIJESAT SHQIPTARE NE VJENEN E 1917

Похожие документы
Giovanni Armillotta Almanaku i kategorisë së dytë (1930/ ) dhe i futbollit shqiptar

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit. Enkas për Milosao

salute: un diritto per tutti

Ne dhe të tjerët. Vademecum del badante

Glossario Italiano Albanese

conoscere le peculiarità società e alla vita del del nostro piccolo comune paese. in tutto il mondo.

AI GENITORI PRINDËRVE. Come funziona la scuola primaria in Italia Si funksionon shkolla fillore në Itali Italiano/albanese/shqip

HOMESHORING GRID ALBANIA

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane ( shënime historike ) Gjithsejt: 68 faqe Shkodër,

Ora 10:00 Vizita e Qendrës për Transferimin e Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë

Ministero dell Istruzione, dell Università e della Ricerca Classe A746 - Albanese

Il Pidocchio Che fare? Morri Çfare duhet bere?

NEWS PAG. 1 IN QUESTO NUMERO / TE KY NUMËR: p. 1 p. 2 p. 2

AI RAGAZZI E AI GENITORI STRANIERI

Lost in Translation. Translating the Latin Words of the Pirandello s Novels

Palaver VOLUME 4 N.S., ISSUE 1

XX ANNIVERSARIO NUOVA SERIE

Schiavi in Europa Morti nel Mediterraneo

IADSA. Thirrja e Parë për Propozime: PROJEKTET FITUESE Primo Bando di Selezione dei Progetti: i Progetti aggiudicatari.

Una serie di venti cartoline a colori della Edizione del Turismo Albanese del 1940

Associazione per il commercio Italo-Albanese Tirana

Vorrei fare Guida alla scelta dopo la scuola media Deshiroj te bej Orientim (drejtim) per zgjedhjen pas shkolles 9- vjeçare

Un primo Maggio per riflettere sulla precarietà pagg 2-3 Apprendisti: le professioni della natura pagg 10-11

ISTITUTO COMPRENSIVO DIVISIONE JULIA SCUOLA PRIMARIA F.DARDI TRIESTE PROGETTO LSCPI MIUR La classe IIA presenta

Dovremmo cominciare ad assicurarci che tutti i bambini, dovunque essi nascano, vengano trattati come patrimonio che merita l attenzione del mondo


AZIONI INTEGRATE SUL TERRITORIO LOMBARDO PER UN SISTEMA DI FORMAZIONE PER L'ITALIANO L2 E L'EDUCAZIONE ALLA CITTADINANZA DEGLI ADULTI STRANIERI

Tek viti prof. Golleti ka

PINO CACOZZA. Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza - Zef Kakoca) è nato a San Demetrio Corone (Shën Miter) il 27/09/1957.

FOGLIO MENSILE DEL CENTRO ALBANESE DI TERRA D'OTRANTO + GAZETA MUJORE TE QENDRES SHQIPTARE NE TRUALLIN E OTRANTOS

LA TELEFONATA AL 118 Quando è necessario chiamare il 118? Cosa devo comunicare all operatore quando chiamo il 118?

7 settembre 2015 (scuola infanzia) 14 settembre 2015) scuola primaria e secondaria)

Lavoratori in età avanzata: un patrimonio di esperienza e capacità da sostenere

COSMO LAUDONE. Piero Ferrari. Descrizione di tutte le poesie su Laudone

Libri in lingua albanese

UNIONE LOTTA CONTRO EMARGINAZIONE SOCIALE. copertina

copertina UNIONE LOTTA CONTRO EMARGINAZIONE SOCIALE In Provincia de Torino chemare

Le Religioni in Albania

BUILDING TOGETHER Italia ed Albania

Il valore della famiglia e del territorio

Albania. Territorio Lingua Cultura. Morfologia

La Lingua Albanese della Pubblicità

Ambasciata d Italia Tirana

Immigrati: capro espiatorio

L Alfabetizzazione. In questo numero: La lettera del Governatore NOTIZIE DAI CLUB. Punti di vista su SECOND LIFE

UNIVERSITÀ DEGLI STUDI DI MACERATA. Facoltà di Giurisprudenza ISTITUTO DI STORIA, FILOSOFIA DEL DIRITTO E DIRITTO ECCLESIASTICO

Tutti a scuola BENVENUTI NEL NOSTRO PAESE E NELLE NOSTRE SCUOLE

Rito dell Olio Santo 1

Sup era. Sup era. Oral Scrit

ROTARY, ARTE E SERVIZIO. XXVII Congresso distrettuale Todi giugno GIUGNO Mese delle fellowship ricreative e professionali del Rotary

RINNOVO DEI DOCUMENTI l editoriale DI SOGGIORNO

PRESENZA ITALIANA IN ALBANIA

Cari genitori, Via dell Eremo 9/11, Lecco - Tel C. F. / P. I

La saga di Gjorgj Golemi. di Oreste Parise

Hora e Arbëreshëvet: denominazioni storiche e letterarie

u n r i f e r i m e n t o c e r t o e s i c u r o

DOVE STA ANDANDO QUESTA POVERA ITALIA??

Fellowship. In questo numero: La lettera del Governatore

INFORMAZIONE PIÙ EQUA

Krishti u Ngjall. Vërtet u Ngjall. Aleluja!

IN VIAGGIO IN ALBANIA

NEWSLETTER SEMESTRALE DI INFORMAZIONE SULLE ATTIVITA E I SERVIZI FIRENZE EDILE

PRESENZA ITALIANA IN ALBANIA

Centro territoriale permanente per l istruzione in età adulta Pontassieve CORSI PER ADULTI

Your Health Partner PROFILO DELLA SOCIETA.

Primo Soccorso parola d ordine per il soccorritore: P.A.S.

PROTOCOLLO OPERATIVO PER IL CONTROLLO DELLA PEDICULOSI

BIBLIOTECA PUBBLICA MARIN BARLETI SCUTARI

Prossimamente PREMIO DI SCULTURA EDGARDO MANNUCCI X EDIZIONE. Maggio

CARTA dei SERVIZI. Azienda Regionale Emergenza Urgenza

i i i: i I i i!i!, i i i

Udhezues i shkurter i sherbimeve per popullaten

Anno X aprile 2004 N. 65

LA MEDICINA POPOLARE E L IMPIEGO DI ERBE CURATIVE

corsi attivati in valle d aosta

«Un manoscritto rituale in nostra lingua» da ricercare

Introduzione. Introduction. Introducere. Hyrje

Una voce poco fa / Barbiere di Siviglia

RELAZIONE FINANZIARIA 31 DICEMBRE 2013


Piera LUISOLO è nata a Torino nel Dopo il liceo artistico si diploma in Pittura all Accademia di Belle Arti di Torino.

CHIAMA E NAVIGA CON IL TUO PAESE. Con TIM INTERNATIONAL chiami il tuo Paese da 1cent/min, hai minuti verso l Italia e anche Internet

Roma, maggio DPNI Nuovo assetto organizzativo Esercizio NI

TUTELA LA TUA PASSIONE TUTELA DELLA BICICLETTA

S.O.S. GENITORI Far bene i genitori, fa bene ai bambini

Appendice 1 - Tavole sulla numerosità delle scuole statali e non statali dell'area PON. Parte 1 - Le scuole statali...iv

VDS-EX4 VDS-EX8 KIT ESPANSIONE PERIFERICA VDS. Istruzioni INSTALLAZIONE. Ma nua le n Rev. -

Stato, Chiese e pluralismo confessionale

Транскрипт:

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli KUSH JANE 34 SHQIPTARET E FTUAR NGA PERANDORI AUSTRO-HUNGAREZ KARL NE PRILL 1917 Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com E-mail: rilindasi@gmail.com Viti III - Nr:19 E diel, 12 maj 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM PRIJESAT SHQIPTARE NE VJENEN E 1917 N Ja fotot e panjohura dhe portretet e fisnikëve NGA PJETER LOGORECI ë mesin e prillit të vitit 1917, një delegacion prej 34 shqiptarësh, të ftuar nga komandanti i forcave ushtarake austriake qe gjindeshin në territoret shqiptare, gjenerali Ignaz Freiherr Trollmann, vizitoj kryeqytetin perandorak austriak Vjenë. Delegacioni që arriti në Austri me 17 prill, u prit në stacionin qëndror hekurudhorë nga shumë personalitete ushtarake dhe diplomatike perandorake, si gjeneralet Trollmann e Myrdacz, gjenerali Ritter von Gross, konsulli Rudnay si dhe gazetari i njohur perandorak Leo Freundlich (i cili ka shkruar e dokumentuar të detajuara momentet e vizitës së delegacionit shqiptar gjatë gjithë kohës, të cilat janë referenca ime në këtë shkrim). Diplomat e Balshajve të shekullit XIV në arkivin e Dubrovnikut Diploma e 30 nëntorit të vitit 1373 prezantohet për herë të parë në këtë formë të plotë para studiuesve, historianëve, por edhe lexuesit të gjerë me faksimile dhe e përkthyer në shqip... NË FOTO: (Lart në rreth) Dom Nikollë Kacorri ndërsa u prin fisnikëve shqiptarë gjatë vizitës në Vjenë në prill 1917. Në foto të tjera princat shqiptarë të fotografuar në momente të ndryshme gjatë vizitës në Vjenë Qellimi i ardhjes së përfaqësuesve shqiptare ishte një takim nderimi me perandorin e ri Karl, si dhe për të bërë homazhe tek varri i perandorit Franz Josef. Delegacioni, në përbërje të cilit ishin burrat më në zë (prijës) nga të gjithë territoret shqiptare, bëri përshtypje të madhe në qytet. Prijësit e fisëm malësore shqiptare të veshur me kostumet e tyre kombëtare, shumëngjyrëshe, të qëndisur me fije ari, ndiqeshin me vemendje nga vjenezët, gjatë vizitave të tyre të shumta në pikat më të spikatura të qytetit. Njerëzit ishin të befasuar nga pamja kranare e burrërore e këtyre burrave shtatëlartë me mustaqe kreshnikësh që njiheshin deri atë herë vetëm në shkrimet apo veprat e publikuara nga studiuesit albanologë austriakë. Turma kureshtare njerëzish... vijon në faqen 16-18 Konstandin Leka, një libër me kujtime për Radio Tiranën Në librin Një jetë në shtjelljet e krijimtarisë, Leka rrëfen pasojat e mohimit të emrit në krijimtarinë e tij. Si m u hapën rrugët në Radio Tirana. Kontributi i personazheve që më ndihmuan në krijimtarinë time DR. MUSA AHMETI inastia e Balshajve Dishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV XV. Nga kancelaria e tyre që vepronte në disa gjuhë, e që për fat të mirë na janë ruajtur një numër i konsideruar dokumentesh të lëshuara nga kjo kancelari, kemi vendosur të botojmë të shoqëruara me faksimile, të transkriptuara [tejshkronjëzuara] në sllavishte të vjetër, të përkthyera në shqip dhe të shoqëruara me komente përkatëse sa më përmbajtësore duke shmangur për aq sa është e mundur detajet e lodhshme të diplomatikës, sfragjistikës, heraldikës, sigjilografisë e paleografisë. Lëndë burimore-dokumentare e pabotuar ose pjesërisht e botuar për Balshajt, dhe në përgjithësi për mesjetën shqiptare gjendet në shumë arkiva evropiane, por në sasi të konsiderueshme sidomos në arkivat e Dubrovnikut. Botimi i kësaj lënde dokumentare është nxjerrë nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit XIV. Të gjitha diplomat janë shkruar në sllavishte mesjetare cirilikë dhe janë lëshuar nga kancelaria e Balshajve në periudhën kohore 7 janar 1368 3 nëntor 1395. Botimi i këtyre burimeve sipas metodave bashkëkohore shkencore të editimeve... faqe 20-21 Gjinestra, vendi ku rrugët kanë dy emra Historia e një gazetareje nga Torino gjatë vizitës së saj në Basilicata. Këtu banorët flasin dy gjuhë, kisha është e zbukuruar me mozaikë dhe ikona bizantine si dhe Shenjtori ka origjinën nga Lindja. faqe 22 DHURATA HAMZAI ibri Një jetë në shtjelljet Le krijimtarisë i Kostandin Lekës ka sjellë përmes kujtimeve aktivitetin e tij krijues, i cili gjatë periudhës së diktaturës është mbuluar nga një heshtje e plotë në gjithë organet e masmediave të kohës. Autori i librit e vlerëson punën e tij dhe të kolegëve si një krijimtari të rëndësishme kombëtare, por ajo edhe pse kishte jehonë, pasoi me një heshtje të thellë mbi emrin e tij, sikur kjo krijimtari nuk ka ekzistuar. Pati mohim dhe errësim të plotë zyrtar. Justifikimi bazë ishte gjithmonë i njëjti: origjina tregtare e familjes sime, që shfrytëzohej lehtësisht si prej vigjilentëve, por veçanërisht prej smirëzinjve. Për çdo krijimtari përsëritej pothuaj i njëjti skenar, thotë Konstandin Leka. Cilat ishin pasojat e heshtjes mbi krijimtarinë e një krijuesi që bënte me përpikmëri atë që dëshironin drejtuesit e institucionit. Edhe sot janë të shumtë bashkëpunëtorët dhe studiuesit që duan të shkruajnë, por ankohen se nuk gjejnë asnjë dokument dhe informacion mbi këto aktivitete. Edhe në rastin e ngritjeve të linjave të tëra prodhimi, nuk është bërë asnjë njoftim dhe inaugurim zyrtar, rrëfen Leka pasojat e mohimit të emrit në krijimtarinë e tij. Ndaj në vitet demokracisë autori i librit kërkon... faqe 19 Cyan magenta yellow black

16 ARKIVAT www.shqiptarja.com E diel, 12 maj 2013 RILINDASI FOTO DOKUMENTE NGA PJETER LOGORECI BEZIRKU III PËR PUKË E MIRDITË 11.Kapitan Nue Gjoni, vëllai i kapitanit të Mirditës Marka Gjoni, kushëri i Prenk Bib Dodës. Pasardvijon nga faqja 15...mbushnin trotuaret, kur delegacioni kalonte në makina luksoze, pajtonet karakteristike vjeneze apo në ndonjë vagon special tramvaji, për të shijuar bukuritë e qytetit më në zë europian. Grupi shoqërohej nga Profesorët Gjergj Pekmezi dhe Kolë Rrota që jetonin e punonin në Vjenë. Në arkivat e ministrisë së jashtme të kohës së perandorisë Austro Hungareze, gjinden informacione konfidenciale, të cilat janë dërguar (në shifër) nga konsulli austriak në Shqiperi Kral, ministrit të jashtëm kontit Ottokar Czernin, në Vjenë. Dokumentet janë lista që përmbajnë emrat e të ftuarve, e ku për secilin të ftuar, gjindet një pershkrim i shkurtër biografik i bërë nga konsullatat austriake në Shqipëri. Dokumenti i parë është dërguar nga Shkodra dhe mband datën 10 prill 1917. Listat jane te formuluara sipas ndarjeve te rretheve apo qyteteve: NË FOTO: (Në rreth) Dom Nikollë Kacorri ndërsa u prin fisnikëve shqiptarë gjatë vizitës në Vjenë në prill 1917. Në foto të tjera princat shqiptarë të fotografuar në momente të ndryshme gjatë vizitës në Vjenë Dom Nikollë Kaçorri u prin Shtatë foto surprizë të delegacionit shqiptar prej 34 fisnikësh gjatë vizitës një javore në Vjenën e 1917. Shënimet e hollësishme që la gazetari i njohur perandorak Leo Freundlich shoqëruar me faksimilet e marra nga arkivi vjenez BEZIRKU I - RRETHI I SHKODRES 1.Musa Efendi Juka, Kryetar Bashkie i Shkodres, rrjedh nga një familje e përmendur shkodrane. Në kohën e turkut ai ishte nënpunës i lartë i financave në vilajetin e Shkodrës. Mbas pushtimit të qytetit nga malazezët (1913) u largua për në Konstantinopol, por me pas u kthye përsëri në Shkodër ku ndihmoi shumë në përhapjen e politikës së turqve të rinj. Për këtë arsye, mbas pushtimit të dytë të qytetit nga malazezët (1915), u mbajt në burg për një muaj. Eshtë Kalorës i urdhërit të Franz Josefit. 2.Kol Ujka, tregtar (ka zëvendësuar Gjon Çobën i cili për arsye shëndetsore ka lajmëruar mos marrjen pjesë në grup). Gjon Coba, vjen nga një familje e njohur katolike shkodrane. Babai i tij ishte për 40 vjet përkthyes i konsullatës së pergjithëshme austriake në Shkoder, punë të cilën e ka kryer me nder. Ai ka mbajtur me ne lidhje të ngushta e për këtë në vitin 1915 u internua nga malazezët e Podgoricës. Ai është si babai i tij, një tregëtar i madh. Të dhënat e delegatëve Në arkivat e ministrisë së jashtme të kohës së perandorisë Austro Hungareze, gjinden informacione konfidenciale, të cilat janë dërguar (në shifër) nga konsulli austriak në Shqiperi Kral, ministrit të jashtëm kontit Ottokar Czernin, në Vjenë. Dokumentet janë lista që përmbajnë emrat e të ftuarve, e ku për secilin të ftuar, gjindet një pershkrim i shkurtër biografik i bërë nga konsullatat austriake në Shqipëri 3. Hassan Efendi Bekteshi, rrjedh nga një familje e vjetër shkodrane. Eshtë tregëtar i madh. Gjyshi i tij, ishte në kohën e vezirit Mustafa Pasha Kuluktishibash, postëkomandant i Shkodrës, babai i tij ishte Bylykbash, përfaqësues i malësive në Shkoder. Hasan Efendi është politikisht në anën tonë. Në vitet 1914/1915 ndihmoj politikën e turqve të rinj, që vepronte kundër Essad Pashës, prandaj u kap dhe u burgos nga malazezët per një muaj. 4.Vat Marashi, Bajraktar i Shkrelit. Mudir (administrator) i Pulaj në kohë të turkut dhe të fuqive nderkombëtare. Ai kishte lidhje shumë të mira me autoritetet turke, por pas qëndrimit të njeanshëm poshtërues të turqve u vendos në krah të malësorve. Në pushtimin e parë nga malazezët u internua si mbeshtetës i turqve. Ai është një politikan i mirëfilltë dhe një orator i talentuar. 5. Gjelosh Gjoka, Vojvoda i Kastratit, bashkëpunetori ynë i sinqertë. Ishte në shërbim të princit Wied në Durrës e mbas ikjes së tij u kthye në Kastrat përsëri. Kur ushtritë malazeze kaluan kufirin shqiptar ai largohet për në Shkodër (1915). E gjithë pasuria e tij u plaçkit dhe u dogj në mungesë të tij. Eshtë mbajtës i kryqit të arit për merita. 6.Abdi Kola, Bajraktari i Shoshit 7.Hasan Ahmeti, Vojvoda i Postripës BEZIRKU II - PËR LEZHËN: 8.Mano Bey Mehmed Bey, rrjedh nga një familje shumë e vjetër dhe e përmendur nga Lezha. Babai, gjyshi si edhe ai vetë ishin Mudir të malësisë së Lezhës. Familja e tij është pronare e madhe tokash. 9.Ded Çoku nga Bregu i Matit,vjen nga fisi Klementi (Nikci), ishte përpara shumë i pasur, por e humbi një pjesë të pasurisë (tokave) për shkak të rebelimit të tij kundër pushtetit osman, luftës kundër rebelëve të Shijakut dhe kundër Essad Pashës. Ai është nacionalist i flaktë shqiptar dhe përkrahës i hapur i Austro Hungarisë. Ka luftuar në anën tonë kundër armiqve të përbashkët. Eshtë mbajtës i Kryqit të artë për merita të veçanta. 10.Mehmed Bey nga Lezha

RILINDASI ARKIVAT E diel, 12 maj 2013 17 www.shqiptarja.com fisnikëve shqiptarë në Vjenë hës i familjes së përmendur Gjon Markaj nga Oroshi. Përkrahës i monarkisë Austro Hungareze. Mori pjesë në luftimet kundër rebelëve të Shijakut, kundër serbëve dhe Essad Pashës. 12. Zef Ndoci, Vojvoda i Spacit (i biri i Ndoc Ndrecës, komandant i Mirditës në kohë të turkut). Ka qenë për shumë vjet mësues në shkollën e famullisë së Spacit. Mori pjesë aktive në qëndresën kundër turqve, në luftën kundër serbëve dhe kundër Essad Pashës, të cilit i shkaktoj dëme të mëdha. Shqiptar nacionalist dhe simpatizant i monarkisë Austro Hungareze. Mbajtës i kryqit të artë për merita të vecanta. 13.Zejnel Aga Ibalja, Vojvoda i Iballës, nga një familje shumë e permendur dhe e pasur. Ai luftoj bashkë me Bajram Bey Currin kundër serbëve dhe Essad Pashës në krah të prinzit Wied. Eshtë i njohur për miqësinë me ne. BEZIRKU I IV 14.Muharrem Pengili nga Kruja, përpara Mufti, tashti Naib- Mufti në Krujë. Një klerik shumë i njohur dhe shumë burrëror muhamedan. 15.Ahmed Bey nga Mati, përfaqësues e trashëgimtar i fisit zotërues të Matit, Zogolli që trashëgoj nga rregjimi turk ofiqin Kajmakam. Luajti një rol të rëndësishëm në autonominë e Shqipërisë. Luftoj kundër serbëve dhe ishte një kundërshtarë i Essad Pashës. Vuri në dispozicion të ushtrisë tonë kur hymë në Shqipëri, 4000 5000 luftëtarë vullnetarë të cilët luftuan në frontin pranë Vjosës. Eshtë nderuar me urdhërin më të lartë të Kaiserit Franz Josef. BEZIRKU I V RRETHI I TIRANËS 16.Mussa Maçi, përpara ishte Kryetar Bashkie, familje me zë, tregtar dhe qytetar tiranas me ndikim shumë të madh në Tiranë. 17. Xhelal Bey, nga familja e Toptanve, kushëri por kundërshtar i Essad Pashës. Pronar i madh tokash. Politikan dhe burrë i mencur. PËR DURRËSIN 18.Izzeddin Beshiri, ishte perpara Nën- Perfekt e tashti Kryetar Bashkie i Durrësit. I ri në moshë, por shumë inteligjent dhe i gatshëm të ndihmojë kudo. Vjen nga një familje e mirë. Bashkëpunëtor i zellëshëm i administratës tonë qysh në fillim të okupimit. Mban kryqin e artë me kurorë për merita të veçanta. 19. Monsignor Nikollë Kacorri, Protonotar Papnuer, famullitar i Durrësit, nacionalist dhe mbështetës i monarkisë Austro Hungareze. Prift i përkushtuar. Burrë me inteligjencë e personalitet të vecantë. PËR KAVAJËN 20.Kassim Bey, nga një familje e përmendur. Shumë i pasur, Kryetar Bashkie i Kavajës. 21. Shehziver Bey, nip i Eliaz Pashës nga Dibra Ohri. Nip i të shumë njohurit e të nderuarit nga Shqipëria e mesme Aqif Pashës. Ka ndihmuar gjatë ardhjes së trupave tona dhe bullgare me vullnetare. Në gjashtë muajt e parë të vitit që shkoj ishte Perfekt i Elbasanit. Eshtë i dekoruar si kalorës i Franz Josefit. PËR ELBASANIN 22.Lef Nossi, i besimit ortodoks, nga një familje e pasur tregtare kristiane, me gjithë rrezikun e madh në kohë të qeverisë turke, ka organizuar njerëzit, shumica nga banorët ortodoks të Elbasanit, për një lëvizje nacionale shqiptare. Ishte ministër për postë dhe telegraf në qeverinë e Ismail Qemal Beyt dhe sekretar i përgjithshëm në të njëjtën ministri në kohë të Wiedit. 23. Irfan Bey nga Elbasani, nip i Aqif Pashës PËR BERAT E SKRAPAR 24.Sami Bey Vrioni, pjestar nga familja e vjetër Vrioni që janë zotërues tokash e pasanikët latifondistë më të mëdhenjtë në zonën e Devollit. Eshtë dhëndërri i Essad Toptanit, ishte Administratori i oborrit (Hofmarschall) te Prinz Wied-it. 25. Mehmed Essad, një klerik mohamedan shumë i përmendur, përpara ishte myftiu i Beratit, tashti drejtues i seminarit muhamedan aty. 26.Demeter Lavda, i besimit ortodoks grek, burrë i përmendur dhe tregëtare i njohur. PËR LUSHNJËN 27.Ahmed Bey Resuli, vjen nga një familje e vjetër dhe e përmendur, shumë i pasur. 28.Emin Vokopola, një burrë me shumë autoritet, shumë i njohur dhe pasanik. PËR FIERIN 29. Kahreman Bey Vrioni, kushëri i afërt i Samy Bey Vrionit, i pasur dhe i nacionalist. Luftoj si oficier kundër rebeleve dhe Essad Toptanit, ka arritur suksese të mëdha në këtë luftë duke i prirë trupave tona, është i besuari jonë dhe është Kalorës i urdhërit të Franz Josefit. BEZIRKU I VI ZHURI PESHKOPIJA 30.Elez Jussuf, është një burrë shumë i njohur dhe me autoritet në zonat e Drinit nga Dibra... vijon në faqen 18

18 ARKIVAT www.shqiptarja.com E diel, 12 maj 2013 RILINDASI FOTO DOKUMENTE vijon nga faqja 17 NË FOTO: Faksimile të shënimeve të mbajtura nga konsulli Kral dërguar Ministrisë së Jashtme në Vjenë...Eshtë i besuari ynë, bëri qëndresë ndaj disa grupeve në Dibër duke propaganduar influencën gege. Kundërshtoi hapur propagandën e partisë së Essad Toptanit. Luftoi në krye të vullnetarëve kundër serbëve deri në tërheqjen e tyre. U vu në shërbim të forcave tona dhe ka fituar për merita lufte urdhërin e lartë si oficier i Franz Josefit. 31.Salih Spahija nga Luma, është përfaqësues i familjes më të rëndësishme në Lumë, ka luftuar kundër serbëve, është nënprefekt në administraten tonë. Ka shumë influencë. PËR KRASNIQIN 32. Hysni Bey Curri, nip i Bajram Bey Currit. Në kohën e reformave në Maqedoni (1914), bashkë me Bajram Currin ishte ndjekës i Hysni Hilmi Pashës, inspektorit të komisionit të reformave. Në kohën e revolucionit të Kosovës (1910) bashkë me Bajram Currin mori pjesë në qëndresen e shqiptarve kundër qeverisë turke. Në të njëjtën kohë mori pjesë në cdo levizje e qëndresë kundër sllavëve si dhe në luftimet e Princit Wied në Durrës. 33. Sali Mani Bunjaj, është pjestar i një familje të njohur dhe të pasur. Ka qenë dhe është kurdoherë një ndjekës i Bajram Currit. 34. Hasan Bey Prishtina, është një nga njerëzit më të përmendur, nacionalist dhe me influencë në të gjitha zonat verilindore që janë shqipfolëse. Ishte ministër në qeverisjen e princit Wied. Delegacioni në shoqërinë e gjeneralit Trollmann vizitoi shumë objekte të artit, të kulturës e të historisë së perandorisë. Vizitën e parë e bëri tek Dhoma e Thesarit të perandorisë prej ku më pas në Museun e Artit ku patën rastin të njihen e të kundrojnë nga afër armët dhe përkrenaren e heroit tonë kombëtare Gjergj Kastrioti që ndodhet në dhomën e koleksionit të armëve. Një vizitë tjetër e rëndësishme ishte edhe në katakombet e kishës së Kapucineve ku ndodhen varrezat e pjestarëve të familjes perandorake dhe sarkofagu i Kaiserit Franz Josef, i cili kishte pak muaj që kishte vdekur (21 nëntor 1916). Këtu u vendos një kurorë me lule dhe u mbajtën fjalime falenderuese, nga Gjergj Pekmezi dhe Hasan Prishtina, në nderim të perandorit të vdekur. Ditët e tjera, u mundësuan vizita në Museun ushtarak, Katedralen madhështore të Shën Stefanit në qendër të qytetit, e më pas u bë edhe audienca ku delegacioni ynë u prit nga Perandori Karl dhe Perandoresha për rreth 45 minuta. Në emër të shqiptarve Kush janë 34 prijësat e ftuar nga perandori Karl në prill 1917 zotëri Xhelal Toptani i dhuroj princeshës së vogel tre vjeçare, një fustan të qëndisur me fije ari, punë dore e nënave shqiptare. Nga takimi me perandorin, shqiptarët të hypur ndër 10 makina ushtarake, vizituan bashkinë e Vjenës ku u pritën me nderime nga kryetari Dr. Weiskirchner. Sipas programit të vizitës, delegacioni shijoi dhe bukurinë e vallëzimit të kuajve të racës në shkollën spanjole të kuajve të oborrit perandorak, më pas u njoh me koleksionet e pashembullta e unikale të muzeut të natyrës, të cilin perandori e kishte ndërtuar për të kënaqur ndjesitë e tij dhe për ti treguar botës fuqinë dhe pasurinë e perandorisë. Gjëja me interesante në ditën e tretë të ardhjes, ishte shkuarja e grupit në operan e famëshme të Vjenës ku atë natë luhej FI- DELIO. Për shumë pjesëtarë të delegacionit kjo ishte një risi që nuk kishin pasur mundësi më perpara ta shijonin. Me 20 prill, shqiptarët u pritën në ministrinë e mbrojtjes (të luftës) ku këmbyen me ministrin falenderime e lavde reciproke e më pas delegacioni vizitoi kështjellën e Schönbrunnit me bukuritë e saj që e rrethojnë. Në orët e vona të natës një pjesë e delegacionit ishte parashikuar të largohej nga Vjena në drejtim të atdheut e për to u organizua nga autoritetet një festë përcjellje. Në programin javor ishte edhe një takim me fëmijët shqiptarë, të cilët shkolloheshin në Vjenë e që jetonin në një konvikt të veçantë vetëm për to, në Krottenthalergasse. Ajo që bëri përshtypje në festen madhështore të lamtumirës ishte fjala që mbajti komandanti i forcave austriake në Shqipëri, gjenerali Trollmann, i cili përshëndeti fisnikët shqiptar për ndihmën e madhe të dhënë për organizimin e ndihmave, të ushtrisë e vullnetarëve. Në fund të fjalës së tij ai thirri në gjuhën shqipe: RROFTE SHQIPNIA... Më pas e mori fjalën Imzot NIKOLLE KAÇORRI, i cili tha që shqiptarët ishin më se të kënaqur për pritjen e bërë në këtë qytet të mrekullueshëm për nga bukuria e kultura. Në emër të gjithë të deleguarve ai falenderoi për pritjen e ngrohtë që u bëri atyre PER- ANDORI dhe autoritetet e tjera të shtetit e të qytetit. Në fund Imzot Kacorri me fjalë të ngrohta falenderoi dhe i dëshëroi gjithë të mirat gjeneralit Trollmann për simpatinë që ai ushqente për popullin shqiptar, urim që u brohorit nga të gjithë të pranishmit pjestarë të delegacionit. Delegacioni shqiptar u nis për në atdhe me 23 prill 1917. SHËNIM: Imzot Kaçorri vdiq pas afro një muaji në Wien (29 maj 1917) Wien, më 8 maj 2013

RILINDASI BIBLIOTEKE E diel, 12 maj 2013 19 www.shqiptarja.com BOTIMI MEMUARE L DHURATA HAMZAI KONSTANDIN LEKA Një libër me kujtime për Radio Tiranën Në librin Një jetë në shtjelljet e krijimtarisë, Leka rrëfen pasojat e mohimit të emrit në krijimtarinë e tij. Si m u hapën rrugët në Radio Tirana. Kontributi i personazheve që më ndihmuan në krijimtarinë time. NË FOTO: Kostandin Leka ibri Një jetë në shtjelljet e krijimtarisë i Kostandin Lekës ka sjellë përmes kujtimeve aktivitetin e tij krijues, i cili gjatë periudhës së diktaturës është mbuluar nga një heshtje e plotë në gjithë organet e masmediave të kohës. Autori i librit e vlerëson punën e tij dhe të kolegëve si një krijimtari të rëndësishme kombëtare, por ajo edhe pse kishte jehonë, pasoi me një heshtje të thellë mbi emrin e tij, sikur kjo krijimtari nuk ka ekzistuar. Pati mohim dhe errësim të plotë zyrtar. Justifikimi bazë ishte gjithmonë i njëjti: origjina tregtare e familjes sime, që shfrytëzohej lehtësisht si prej vigjilentëve, por veçanërisht prej smirëzinjve. Për çdo krijimtari përsëritej pothuaj i njëjti skenar, thotë Konstandin Leka. Cilat ishin pasojat e heshtjes mbi krijimtarinë e një krijuesi që bënte me përpikmëri atë që dëshironin drejtuesit e institucionit. Edhe sot janë të shumtë bashkëpunëtorët dhe studiuesit që duan të shkruajnë, por ankohen se nuk gjejnë asnjë dokument dhe informacion mbi këto aktivitete. Edhe në rastin e ngritjeve të linjave të tëra prodhimi, nuk është bërë asnjë njoftim dhe inaugurim zyrtar, rrëfen Leka pasojat e mohimit të emrit në krijimtarinë e tij. Ndaj në vitet demokracisë autori i librit kërkon të zhbëj historinë e mohuar të një krijimtarie ku rreket të tregoj që këto krijimtari në kompleksitetin dhe vlerën e tyre, në respekt të së vërtetës, duhen njohur edhe si arritje të vetë institucioneve dhe vendit tonë. Kujtimet ndërkohë zbardhin disa aspekte të panjohura që nisin që nga kontaktet e Konstandin Lekës me Radio Tiranën, të cilat i nisi pasi mbaroi shkollën Harri Fulz. Shkak i emërimit në këtë institucion u bënë aktivitetet e larmishme shumëvjeçar me grupin artistik të Politeknikumit, duke shkruar skenarë e skeçe të karakterit të estradës. Unë kaloja pothuaj çdo ditë para ndërtesës së Radios (së vjetër) në rrugën Kont Urani për të shkuar në Politeknikum. Ishin dy ndërtesa 3-4-katëshe në dy anët e rrugës. Sapo hyja në mjedisin e tyre, unë pushtohesha prej emocionesh të thella, që riprodhonin në vetëdijen time përfytyrime nga më të ndryshmet, se çfarë po ndodhte në ato çaste prapa atyre mureve dhe brenda atyre dhomave. Njerëz që flisnin, interpretonin dhe këndonin, të rrethuar prej mikrofonash dhe aparaturash nga të gjitha llojet. Bota ku realizoheshin të gjitha ëndrrat e mia të hershme, që nga fëmijëria. Bota dhe mjedisi natyral, ku do kërkoja të jetoja, rrëfen Konstandin Leka momente para të pasionit për punën dhe krijimtarinë. Edhe pse e ndiqte nga pas biografia, Leka ka pasur përkrahje nga mjeshtër profesionistë, ku ndër ta kujton teknikun Maqo Berberi, punonjës i talentuar dhe i palodhur i Radio Tiranës. Më afrohet dhe me buzëqeshjen dhe mirësjelljen e tij karakteristike, më lavdëron cilësitë e zërit duke më ftuar për të bërë një provë spikeri në Radio. Unë, megjithëse u pushtova prej një gjendje euforie të vërtetë, që më në fund po krijohej mundësia të depërtoja muret e kështjellës së ëndrrave të ndaluara, e përmbajta veten duke e konsideruar një kompliment të radhës. Por nga ana tjetër nuk më pritej sa të paraqitesha për të bërë provën. Aleksandër Leka përmes historisë së tij personale sjell në jetë një numër të madh persoazbhes të Raditeleviznit, të cilët hedhin dritë më shumë në ngjarjet e asaj kohe. Shumë personazhe, pionierë të Radiotelevizionit shqiptar si Fuat Bozgo, Liri Çeli, Gani Lika, tekniku Bedri Mara, redaktorja Stoli Beli, e të tjerë vijnë për herë të parë me kontribute e tyre në një libër kujtimesh. SI MERRESHIN MODELET E RAI-T NGA RADIO TIRANA Kujtimet e Konstandin Lekës kanë një funksion të shumëfishtë në faqet e këtij libri. Gjithçka që ai tregon nuk lidhet vetëm me jetën dhe krijimtarinë e tij. Madje titulli duket sikur e paralajmëron edhe përmbajtjen, në shtjellat e krijimtarisë. Me se ta filloja? Idetë ishin të shumta, format e paraqitjes ishin ato të radios italiane, që e ndiqja natë e ditë, por duhej të isha i kujdesshëm. Unë kisha një ditar mbi programet e Rai-t, që më pëlqenin më shumë. Aty kisha shënuar skemat e skeçeve të Dino Verdes dhe Garinei e Giovannini, më të qëlluara. Si burim popullarizimi shkencor kisha dhe revistat sovjetike të asaj kohe, të vetmet që vinin, si Teknika mollodiozh (Teknika e të rinjve ) Myrzilka dhe Nauka i zhiznj ( Shkenca dhe jeta). Në revistën për fëmijë Murzilka gjeta një përrallë ruse. E para, duke qenë me tematikë nga Rusia, mikja jonë e madhe, ishte menjëherë e pranueshme, por ajo që më tëhiqte ishte përmbajtja: mbi luftën e një heroi-fëmijë me përbindëshin-bajlozin, ku unë mund të përdorja të gjitha efektet dhe transformimet zanore, që kisha dëgjua në Rai mbi Alienët. Fundi fundit bajlozët dhe alienët nuk ndryshonin dhe kaq. Libri shoqërohet me disa foto që tregojnë edhe programet e para të Radio-Tiranës. Pastaj vijon me zanafillën e disa emisioneve dhe krijimin e personazheve. Aktivitetin e mirëfilltë krijues e fillova me dy emisione në formë të dramatizuar me personazhe fantazie, por të lidhur me realitetin e kohës, që vazhduan në formë cikli të transmetohen për disa muaj, çdo të shtunë dhe të diel, si emisione të rëndësishëm. Krijova personazhin e Baba Tomorrit, që jetonte në një shpellë të malit Tomorr, prej nga së bashku me dy pionierë Lirinë dhe Gencin, fluturonin me qilimin magjik mbi veprat industriale të vendit. Gjatë fluturimit, Baba Tomorri, i interpretuar mjeshtërisht nga aktori i mirënjohur Qenan Torro, me zërin e tij shumë të ngrohtë, bashkëbisedonte me dy fëmijët, që e shoqëronin në qilim, por edhe me të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Ata bisedonin mbi veprat që shikonin nga lart dhe prodhimin e tyre, duke drejtuar pyetje herë pas here edhe dëgjuesve të vegjël. Emisioni pati shumë sukses, gjë që pasqyrohej dhe nga sasia e madhe e letrave që vinin nga fëmijët, kaq sa redaksia nuk arrinte t i lexonte. Dramatizimi i dytë, që transmetohej të dielën në mëngjes ishte Korrespondenti automatik. Në të vërtetë titulli origjinal ishte Korrespondenti robot, por meqenëse tingëllonte si shumë perëndimor e ndërruam. Të përshkruar me më një vëmendje të rrallë, në këtë libër gjen detaje për realizimin e emisioneve, teknikat dhe përpjekjet artistike për të siguruar ilustrimet dhe efektet e shumta. Unë kaloja (me shumë gëzim) disa pasdite të tëra në ambientet e radios. U njoha dhe u miqësova me të gjithë punonjësit si redaktorë dhe teknikë. Më bënte përshtypje interesimi i tyre dhe diskutimi i sinqertë mbi emisionet e mia dhe sidomos për efektet speciale që përdorja. Drejtuesit si Liri Çeli, Fuat Bozgo, nëndrejtori i ri zoti Ymer Minxhozi, shpesh më ndihmonin me këshilla të vlefshme dhe gjithë teknikët si zotërinjtë Maqo Berberi, Spiro Qirko, Xhafer Zavalani, Gani Lika, Bedri Mara, të cilët herë pas here punonin me mua në montazhin e pjesëve, sigurisht duke duruar kërkesat e mia, por gjithmonë me shumë dashamirësi. Kujtoj gjithmonë frazat italisht, që më përshëndeste pak nën zë kronisti zotit Thoma Afezolli dhe nuk harroj shikimet shumë të zgjuara, inkurajuese të spikeres së shkëlqyer zonjës Vera Zheji, që kalonte e heshtur nëpër korridore. KUR NISI TELEVIZIONI I PARË SHQIPTAR. SPIKERJA E PARË, LIRI BELI Konstandin Leka tregon se nga fillimi i vitit 1960, në një vilë të vogël, pranë godinës së dytë të Radio Tiranës së vjetër, filluan të instalohen disa pajisje, që po i shihnin për herë të parë në Shqipëri. Më goditi në kokë pamja e disa ekraneve televizive të mëdhenj (për atë kohë). Ishin pajisjet e para televizive të dhuruara Radios sonë nga Hungaria dhe Gjermania Lindore. Ishte vendosur të fillonin transmetimet televizive eksperimentale. Unë, nga kurioziteti, pa asnjë funksion ose ftesë, fillova të përzihesha herë pas here gjatë montimit dhe kolaudimit të aparaturave. Përmes rreshtave të këtij libri Leka tregon sesa primitive ishin aparaturat dhe përpjekjet e teknikëve Jani Melo, Ilia Capo, Nazir Hoxha, që duhej të bënin akrobacira për të ruajtur gjithmonë nivelet e transmetimit. Aparati për transmetimin e diapozitivave, që sot është sa një aparat fotografik dhe punon krejt automatikisht, atëherë ishte sa një sënduk i madh plot llampa, që shpesh shuheshin dhe ndizeshin duke prishur cilësinë e diapozitivës së testit të televizionit shqiptar. Gjithashtu aparati i projektimit të filmit ishte i formatit të madh 35mm. dhe ngrihej sa një dollap me tri kanata, mbushur me ingranazhe dhe mekanizma, që bënin një zhurmë jo të vogël gjatë punës. Si spikere e parë e televizionit shqiptar u zgjodh redaktorja dhe regjisorja, zonja Stoli Beli, redaktorja e emisioneve të mia. Ajo u paraqit me kohë në studio për të bërë një trukazh të lehtë nga mjeshtrja Zhaneta Petushi, por mendjen e kishte tek teksti i programit që lexonte dhe rilexonte duke provuar intonacione të ndryshme të zërit dhe shprehje të fytyrës. Pak para orës 16.00 u vendos një heshtje e plotë, të gjithë ngrinë në vende e tyre të punës...ishte data 29 prill 1960. Një ditë feste e madhe, se dhe Shqipëria filloi të flasë në gjuhën televizive, kaq më tepër, që zëri dhe figura e spikeres Stoli, pavarësisht nga niveli teknik fillestar, çanin ekranin me një bukuri dhe nivel të lartë artistik

20 DINASTI www.shqiptarja.com E diel, 12 maj 2013 RILINDASI ARKIVA DOKUMENTET D DR. MUSA AHMETI Diplomat e Balshajve të shekullit XIV në arkivin e Dubrovnikut Diploma e 30 nëntorit të vitit 1373 prezantohet për herë të parë në këtë formë të plotë para studiuesve, historianëve dhe specialistëve shqiptarë, por edhe lexuesit të gjerë me faksimile, me transkriptim në alfabetin cirilik, e përkthyer në shqip e komentuar dhe e shoqëruar me një studim përkatës... Diploma e 30 nentorit 1373 recto inastia e Balshajve ishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV XV. Nga kancelaria e tyre që vepronte në disa gjuhë, e që për fat të mirë na janë ruajtur një numër i konsideruar dokumentesh të lëshuara nga kjo kancelari, kemi vendosur të botojmë të shoqëruara me faksimile, të transkriptuara [tejshkronjëzuara] në sllavishte të vjetër, të përkthyera në shqip dhe të shoqëruara me komente përkatëse sa më përmbajtësore duke shmangur për aq sa është e mundur detajet e lodhshme të diplomatikës, sfragjistikës, heraldikës, sigjilografisë e paleografisë. Lëndë burimore-dokumentare e pabotuar ose pjesërisht e botuar për Balshajt, dhe në përgjithësi për mesjetën shqiptare gjendet në shumë arkiva evropiane, por në sasi të konsiderueshme sidomos në arkivat e Dubrovnikut. Botimi i kësaj lënde dokumentare është nxjerrë nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit XIV. Të gjitha diplomat janë shkruar në sllavishte mesjetare cirilikë dhe janë lëshuar nga kancelaria e Balshajve në periudhën kohore 7 janar 1368 3 nëntor 1395. Botimi i këtyre burimeve sipas metodave bashkëkohore shkencore të editimeve kritike mundëson plotësimin e boshllëqeve për këtë periudhë të caktuar të historisë së Shqipërisë. Gjuha sllave me alfabet cirilik praktikohej nga kancelaritë e fisnikërisë shqiptare mesjtare krahas gjuhëve të tjera, duke treguar kështu aftësi komunikuese diplomatike me qendra të ndryshme evropiane dhe ato fqinjësore. 15 diploma që ruhen në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut janë ato që dëshirojmë t u prezantojmë studiuesve e historianëve shqiptarë, medievistëve në veçanti, e lexuesit të gjerë. Të gjitha këto diploma janë të shkruara në letër, gjysmë karton dhe që të gjitha janë të vulosura. Ndërsa kur jemi te vulat, duhet të theksojmë se duke i botuar faksimilet e tyre në gjendjen aktuale, mendojmë se sjellim një kontribut të veçantë për njohjen e tyre, edhe pse janë në gjendje pothuajse të gjitha të dëmtuara, të thyera dhe me pjesë të humbura. Te vulat, ka një të veçantë shumë domethënëse: të pesëmbëdhjetë diplomat që kemi në dorë, janë vulosur me nëntë lloje vulash të ndryshme, po ashtu është e rëndësishme të theksohet se të gjitha vulat janë të shtypura në letër dhe janë nga dylli. Asnjë nga vulat nuk është e varura dhe nuk ka përbërje plumbi, metali apo floriri, gjë e zakonshme kjo për kohën, por e ritheksojmë: të gjitha janë nga dylli. Vetëm nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut mund të identifikojmë pra nëntë lloje vulash që ka përdorur kancelaria e Balshajve për periudhën në fjalë. (Më shumë hollësi për këtë do të japim kur të merremi me shqyrtimin e vulave, tipet, dimensionet e tyre, përmbajtjen e teksteve, shenjat e heraldikës dhe elementet e tjera shoqëruese). Për fillim, kemi zgjedhur të botojmë diplomën e 30 nëntorit të vitit 1373. Kjo diplomë prezantohet për herë të parë në këtë formë të plotë para studiuesve, historianëve dhe specialistëve shqiptarë, por edhe lexuesit të gjerë, dhe këtë: me faksimile, me transkriptim [tejshkronjëzim] në alfabetin cirilik, e përkthyer në shqip e komentuar dhe e shoqëruar me një studim përkatës. Deri më sot ajo është botuar nga këta studiues sllavë: P. Karano-Tvrtković, Srpski spomenici, 78 79, nr. 64; F. Miklosich, Monumenta Serbica, 183 184, nr. 173; T. Smičiklas, Diplomatički zbornik XIV, 554, nr. 429; Lj. Stojanović, Povelje i pisma I 1, 106 107, nr. 107; P. Đorđić, Istorija srpske ćirilice, 347, nr. 145; B. Šekularac, Dukljansko zetske povelje, 163 166; S. Rudić, SSA 8, 102 103, ku në të gjitha këto botime ka lëshime dhe gabime të natyrave të ndryshme. Ne jemi përpjekur t i korrigjojmë ato, gjithnjë duke u mbështetur në origjinalin e diplomës e jo duke bërë përshkrim të përshkrimeve. Nuk kemi shënuar asnjë autor apo botim qoftë edhe të pjesshëm shqiptar, për shkak se të gjitha citimet e bëra, jo vetëm të kësaj diplome por edhe tek të tjerat, janë me shumë gabime, duke qenë se këta autorët shqiptarë nuk e kanë njohur sllavishten, 15 diploma që ruhen në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut janë ato që dëshirojmë t u prezantojmë studiuesve e historianëve shqiptarë, medievistëve në veçanti, e lexuesit të gjerë. Të gjitha këto diploma janë të shkruara në letër, gjysmë karton dhe që të gjitha janë të vulosura e aq më tepër nuk kanë pasur njohuri për paleografinë sllave mesjetare dhe leximin cirilik.diploma e Gjergj dhe Balshë Balshës e lëshuar me 30 nëntor të vitit 1373 është origjinale dhe ruhet në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut, në fondin: Wiena 1022 [1014; nr. 118]. Teksti i diplomës është i shkruar në 13 rreshta. Diploma është e shkruar në sllavishte të vjetër, me grafema cirilike me elemente të glagolicës, me ngjyrë të zezë, me shkrim të imët, në kursiv, që vende-vende lexohet me vështirësi, sikurse mund të vërehet edhe nga ilustrimet që po botojmë [shih ilustrimet: 1 e 2]. Ajo ka qenë e palosur horizontalisht në dysh, ndërsa vertikalisht në tre pjesë të barabarta. Nga palosja ajo është e dëmtuar, po për fat të mirë teksti mund të lexohet pa problem edhe pse janë të dëmtuar rreshtat 1, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 e 12. Ndërsa për shkak të vulës, diploma në anën e djathtë, lart, është errësuar në rreshtat 2, 3, 4, 5 e 6, por që edhe aty mund të lexohet pa problem. Diploma është e shkruar në letër - gjysmë kartoni dhe ka dimensione: 30cm x 22,5cm. Ajo është e ruajtur me kujdes dhe sot ndodhet në gjendje relativisht të mirë. Ndërsa në anën e pasme (verso) të diplomës është i shënuar ky tekst në latinisht: Pouelia pactorum comitis Ragusii cum domino Georgio de Balsa fatia in MCCLXXIII. Poashtu kemi edhe tre shënime të tjera: an 1373, N 118 dhe 1014 që janë signaturat e vjetra të kësaj diplome (shih ilustrimin nr. 2). Një element mjaft domethënës është se të gjitha diplomat e lëshuara nga kancelaria e Balshajve për Raguzën /Dubronvikun/, që ne njohim, janë të shkruara në letër gjysmë kartoni. Nëse analizojmë këtë fakt, atëherë mund të nxjerrim një përfundim se nga mesi i shekullit XIV (1360) e deri në fillim të shek. XV (1405) në të gjitha kancelaritë e fisnikëve shqiptarë, por edhe atyre të shteteve fqinje, diplomat janë shkruar në letër, pra jo në pergamenë, edhe pse nuk përjashtojmë mundësinë e përdorimit të pergamenës në raste të veçanta. Po të shikojmë edhe diplomat e Kastriotëve, (Gjonit e Gjergjit- Skenderbeut), Dukagjinëve dhe Aleksandrit të Vlorës, etj, nga periudha në fjalë, të gjitha janë të shkruara në letër gjysmë kartoni. Përsa i përket shkrimit, siç ishte zakon i kohës, ajo ka shkurtesa të shumta, të cilat i kemi zbërthyer në transkriptim [tejshkronjëzim]. Në kllapa të vogla () kemi vënë grafemat që mungojnë në fjalët përkatëse sipas leximit të sotëm të sllavishtes, ndërsa në kllapa të mëdha katrore [] kemi vënë grafemat e shkurtesave të fjalëve që ishte praktikë e kohës, kurse në kllapa të drejta kemi vënë numrin e fillimit të rreshtit të tekstit të diplomës. Në transkriptim [tejshkronjëzim] kemi ruajtur të gjitha shenjat e interpunktimit të kohës. Nuk është bërë asnjë ndërhyrje apo përmirësim i

RILINDASI DINASTI E diel, 12 maj 2013 21 www.shqiptarja.com ndonjë grafeme apo fjalë: gjithçka është lënë siç është në origjinal. Në fund të shekullit XIX është bërë një restaurim i thjeshtë i kësaj diplome, ku janë vënë 4 pjesë letre të bardhë që diploma të mos grisej apo dëmtohej edhe më shumë. Diploma është e vërtetuar me vulë dylli të kuq, të rrumbullakët, e cila është ngjitur në letër, në fund, në anën e djathtë poshtë tekstit. Vula është shumë e dëmtuar dhe në gjendjen aktuale ka vetëm disa copëza dylli çfarë e bën të pamundur leximin e tekstit që ishte në vulë, tani aty dallon dy apo tre grafema [shih ilustrimin 3]. Shkak i dëmtimit të vulës, është zhvendosja e shpeshtë e këtij dokumenti në relacionet: Dubrovnik-Vjenë- Beograd-Dubrovnik. Këtë dokument e ka shkruar logofeti Vitko, siç mund të vërehet në fund të dokumentit. [Logofeti kryesonte zyrën e kancelarisë së princit-sundimtarit, e cila hartonte dokumente shtetërore, si diplomat, traktatet ndërkombëtare, letrat zyrtare e private të sundimtarit, mbante korrespondencën diplomatike me shtetet tjera, kujdesej për të gjitha llojet e akteve, drejtonte financën, etj.] Për herë të parë, kjo diplomë është botuar në vitin 1840. Ajo ka njohur ribotime të shumta, po asnjëherë korrekte dhe me gabime të shumta. Transkriptimi [tejshkronjëzimi] i diplomës origjinale me signaturë: Wiena 1022 [1014; nr. 118] është shumë i vështirë jo vetëm për studiuesit dhe historianët, që nuk janë specialist të paleografisë sllave, sidomos asaj cirilike dhe glagolike, por edhe për ata që kanë përvojë të gjatë në transkriptime [tejshkronjëzime] të këtij lloj shkrimi. Shkurtesat e shumta dhe grafia e imtë dhe në disa raste, shenjat e veçanta të logofetit, vështirësojnë edhe më shumë transkriptimin [tejshkronjëzimin]. Kjo diplomë që ka karakterin e një dokumenti publik mban në vetë të gjitha karakteristikat e dokumenteve të kësaj epoke historike. Po fillojmë analizimin sipas radhës: Në fillim është i shënuar invokacioni simbolik, pason invokacioni verbal dhe datimi. Invokacioni simbolik, i paraqitur me shenjën e kryqit, tregon nënshtrimin e pushtetit real të Balshajve ndaj atij kishtar, duke treguar besnikërinë absolute ndaj kishës. Invokacioni verbal, që përdoret në këtë dokument, është karakteristikë e shpeshtë e përdorimit te dokumentet e tilla sllave. Me këtë, i rritej vlera dokumentit duke dëshiruar që të arrihej qëllimi për destinimin e tij. Në këtë rast, është i shprehur në formën: Në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë. Pas invokacinit verbal vjen datimi i dokumentit, gjë që në këtë dokument përbën një rast të veçantë. Zakonisht, në këtë kohë, datimi shënohet në fund të tekstit (që në rastin tonë në këtë diplomë edhe është shënuar, pra kemi dublim të datës së lëshimit të diplomës) kësaj radhe, e kemi në fillim të dokumentit dhe tregon datën e shkrimit, në formën: më 30 nëntor të vitit 1373 nga lindja e Krishtit. Te datimi kemi kemi dy momente interesante që duhen veçuar: a) logofeti ka shënuar vetëm vitin njëmijë me shkronja si tërësi, ndërsa numrat e tjerë i shënon me grafema sipas praktikës së kohës, kjo formë datimi është karakteristikë te të gjitha diplomat e lëshuara nga kancelaria e Balshajve në gjuhën sllave, dhe momenti i dytë b) grafemat të cilat janë ekuivalent i numrave të datave, logofeti i ka shënuar me një X sipër secilës grafemë. Menjëher në vijim është intitulacioni që është i shkurtër fare: Unë Gjergj Balsha. Pastaj në vijim Gjergji ju rikonfirmon duborvnikasve miqësinë e vjetër e cila ishte Diploma e 30 nentorit 1373 verso sipas tij e lashtë: miqësinë e vjetër që kishin të parët e mi me të tyret. Nuk mund të saktësojmë se çfarë saktësisht ka menduar Gjergji me të parët e mi? A ka menduar në vëllain e tij më të madh Strazimirin dhe të atin Balshën apo në gjyshërit e tij. Nëse është kjo e dyta atëherë Gjergji tregon se familje e dinastisë së tij ka rrënjë të lashtë fisnikërie. Kurse dispozicioni, si pjesa më e rëndësishme e aktit diplomatik, e cila në vete ngërthen objektin moral dhe atë material, që i dedikohet pranuesit, na paraqitet në formën ku Gjergji ju betohet dubrovnikasve: para Shën Mërisë, në Kishën e tyre të madhe, në Kryqin e Shenjtë dhe në reliktet e Shën Vllahut dhe gjërat e tjera të shenjta të cilat ndodhen në kishën e tyre, që unë jam mik i tyre së bashku më vëllain tim Balshën dhe nipin tim, Gjergjin e ri, për të vazhduar pastaj me një pohim shumë interesant dhe tepër të veçantë që pothuajse nuk ndeshet asnjëherë tjetër në diploma të ngjashme të kohës: nëse dikush nga ata humbet diçka në territorin tim ose në sundimin tim, unë Gjergji, nëse nuk do mund të gjej fajtorin që t ia dorëzoj fisnikërisë dubrovnikase, unë do ju paguaj dëmin, dhe në pjesën e fundit të dispozicionit Gjergji pohon: derisa të jam zot i kësaj toke bregdetare që është përreth Dubrovnikut të më paguajë taksa fisnikëria dubrovnikase, dhe nëse unë nuk munden që asnjë punë të bëj për ta, ata nuk duhet të më paguajnë taksa, që realisht paraqet pretendimet e tij për të krijuar një perandori të ngjashme me atë të perandorit serb Dushanit, në mos më të madhe. Kurse në ekspozicion (narracion) janë sqaruar rrethanat aktuale për vendimin e shkrimit të një akti të tillë diplomatik: Me urdhër të zotit Gjergj, shkroi logofeti Vitko në Dubrovnik më 30 nëntor, dhe si pjesë të fundit kemi përfundimin ose eshatokolin. Përforcimi zakonisht fillon me simbol, që në këtë rast ne kemi kryqin dhe dëshmitarin e diplomës Dragash Kosaçiq. Edhe këtu është një moment i veçantë, sepse në këtë kohë praktikohej që dëshmitar të jenë më shumë se një. Diploma nuk ka nënshkrim autograf të Gjergj Balshës, po ka vulën e tij. Nënshkrim nuk kemi në asnjërën prej 15 diplomave që kemi në shqyrtim. Vula ishte e mjaftueshme si dëshmi e autoritetit që e lëshon dhe si e tillë në kancelarinë dubrovnikase ajo kishte një peshë mjaft të madhe. Në diplomë krahas Gjergjit shënohen edhe vëllai i tij Balsha II dhe nipi i tij Gjergji ri. Gjergji i ri ose Gjergji II Balsha ishte djali i Strazimirit dhe Jerinës. Jerina ishte vajza e Progon Dukagjinit. Ndërsa Gjergji II ishte i martuar me Helenen, vajzën e princit serb Lazar Brankoviqit, me të cilin kishte një djalë me emrin Balshë. Është me rëndësi të saktësohet se kush ishte dëshmitari Dragash Kosaçiqi? Sipas burimeve arkivore, Dragashi gjatë viteve 1373-1374 ishte protovestiar përkatësisht udhëheqës i oborrit dhe i financave të sunduesit - në rastin tonë i Gjergj Balshës. Dragashi ishte me origjinë nga Kotorri dhe në disa raste të tjera e gjejmë si dëshmitarë në diploma Botimi Për herë të parë, kjo diplomë është botuar në vitin 1840. Ajo ka njohur ribotime të shumta, po asnjëherë korrekte dhe me gabime të shumta. Transkriptimi [tejshkronjëzimi] i diplomës origjinale me signaturë: Wiena 1022 [1014; nr. 118] është shumë i vështirë jo vetëm për studiuesit dhe historianët, që nuk janë specialist të paleografisë sllave, sidomos asaj cirilike dhe glagolike, por edhe për ata që kanë përvojë të gjatë në transkriptime [tejshkronjëzime] të këtij lloj shkrimi të sundimtarëve të ndryshëm në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut. Ndërsa logofetin Vitko e gjejmë vetëm në këtë diplomë dhe për të nuk kemi të dhëna të tjera. Përveç elementeve të përmendura, këtij akti diplomatik, i mungojnë edhe disa pjesë standarde apo klishe, të cilat i ndeshin në diplomat të ngjashme nga e njëjta periudhë. Këto mungesa nuk e zvogëlojnë rëndësinë dhe autenticitetin e kësaj diplome. DIPLOMA E GJERGJ DHE BALSHË BALSHËS, DUBROVNIKUT PËRKTHIMI SHQIP: Në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë. Amen. Unë Gjergj Balsha, më 30 nëntor të vitit 1373 që nga lindja e Krishtit. Kur erdha në Dubrovnik [gjeta mikpritjen, m.a.] dhe miqësinë e vjetër që kishin të parët e mi me të tyret, konfirmoj dhe vendos me ta besimin e betimin dhe iu gjunjëzohem atyre para Shën Mërisë, në Kishën e tyre të madhe, në Kryqin e Shenjtë dhe në reliktet e Shën Vllahut dhe gjërat e tjera të shenjta të cilat ndodhen në kishën e tyre, që unë jam mik i tyre së bashku më vëllain tim Balshën dhe nipin tim, Gjergjin e ri; dhe kushdo nga fisi im do të ruajë, mbrojë e ndihmojë qytetin tuaj, Dubrovnikun dhe qytetarin tuaj gjithandej ku sundoj deri ku mund të arrij [pushteti im, m.a.]. Dhe prapë ju premtoj vëllezërve të mi fisnikë dubrovnikas që nëse dikush dëshiron t i bëj keq Dubrovnikut ose pushtetit të tij, do të ruaj dhe do t i ndihmoj ata [dubrovnikasit] dhe pushtetin e tyre dhe tregtarët e tyre të cilët kalojnë nëpër sundimin tim. Dhe nëse dikush nga ata humbet diçka në territorin tim ose në sundimin tim, unë Gjergji, nëse nuk do mund të gjej fajtorin që t ia dorëzoj fisnikërisë dubrovnikase, unë do ju paguaj dëmin. Dhe doganat të cilat nuk vlenin për fisnikërinë dhe tregtarët dubrovnikas në kohën e perandorit Stefan, nuk do të jenë as nën sundimin tim e as të vëllait tim Balshës, as të nipit tim, Gjergjit të ri. Dhe nëse dikush bëhet perandor i serbëve dhe i fisnikëve dhe tokës serbe, fisnikët dubrovnikas nuk janë të detyruar të më paguajnë taksa që shkruaj. Dhe derisa të jam zot i kësaj toke bregdetare që është përreth Dubrovnikut të më paguajë taksa fisnikëria dubrovnikase, dhe nëse unë nuk munden që asnjë punë të bëj për ta, ata nuk duhet të më paguajnë taksa. Dhe këtë me hir e dashuri Dragash Kosaçiq. Me urdhër të zotit Gjergj, shkroi logofeti Vitko në Dubrovnik më 30 nëntor.

22 SPECIALE www.shqiptarja.com E diel, 12 maj 2013 RILINDASI TRADITA VLERA K omunitet shqiptare në Basilicata të cilat janë parë nga afër, janë rrëfyer nga një gazetare. Ajo quhet Rosita Ferrato nga Torino e cila udhëton shumë shpesh në vende të ndryshme. Kësaj radhe ajo ka qenë në Ky vend është Gjinestra, i cili ka marrë këtë emër për shkak se katër shekuj më parë, ky vend ofronte për vizitorin pyje të mëdha dhe fusha me lule të verdha të gjinestrës Basilicata, në kërkim të territoreve të etnisë shqiptare. Siç shkruan vetë gazetarja, ndodh që je e ftuar në një zonë të Basilicatës dhe zbulon një botë të re, si ajo e shqiptarëve në jug të Italisë. Ata emigrantë që në mesin e shekujve XV dhe XVI u larguan nga atdheu i tyre, pasi në vendin e tyre kishte shpërthyer lufta kundër pushtimeve otomane dhe heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Kombëtar luftoi pushtuesin me trimëri. Ndodh që mund të gjendesh në Basilica në një vend ku rrugët kanë dy emra, (një në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën italiane), banorët flasin dy gjuhë, kisha është e zbukuruar me mozaikë dhe ikona bizantine si dhe Shenjtori ka origjinën nga Lindja. Ky vend është Gjinestra, i cili ka marrë këtë emër për shkak se katër shekuj më parë, ky vend ofronte për vizitorin pyje të mëdha dhe fusha me lule të verdha të gjinestrës. Një herë e një kohë gratë nxirrnin fillin nga lulja e gjinestrës dhe burrat kultivonin rrushin për verë, ullirin për vaj dhe grurin Gjinestra, vendi ku rrugët kanë dy emra Historia e një gazetareje nga Torino gjatë vizitës së saj në Basilicata. Këtu banorët flasin dy gjuhë, kisha është e zbukuruar me mozaikë dhe ikona bizantine si dhe Shenjtori ka origjinën nga Lindja. për bukë. Gjinestra apo Zhura është një nga venbanimet arbëreshe në Itali ku banorët e së cilës ruajnë gjuhën shqipe të dialektit arbëresh dhe zakonet e atdheut të tyre të lashtë. Gjinestra u themelua nga një grup arbëreshësh ardhur nga Shkodra, një qytet në veri të Shqipërisë, (e cila ishte pushtuar nga turqit), sollën me vete traditat e të parëve dhe gurët me të cilët kanë ndërtuar Kishën që ekziston edhe ende sot. Në këtë vend ndodh që të ndash një ditë me pasardhësin e heroit kombëtar të vendit të shqiponjave (dhe i cili ishte gjithashtu një princ) dhe të kujtosh se Italia dhe Shqipëria janë jo vetëm të lidhura me njëra tjetren historikisht por edhe një vend që respektojnë origjinën e tyre. Por për fatin e keq përpjekjet për të ruajtur identitetin arbëresh rrezikon të venitet me kalimin e kohës brenda pak brezave. Shumë të rinj nuk mësojnë më gjuhën shqipe - shpjegon Michele Donato Mazzeo, Kryetar i Komitetit 544 dhe organizator i konferencës, përgjegjës i kulturës së Barile, dhe në fakt shumë njerëz largohen nga vendi,dhe nuk janë shumë të interesuar. Megjithatë, duhet për të ndihmuar këto komunitete të jashtëzakonshme për të vazhduar betejën e tyre kundër kohës, kundër së resë që largon traditën për shkak se ajo nuk është në modë. SHËNIM: Ginestra apo Zhura është një komunë e provincën së Potencës në Basilicata. Troiano Caraçiolo kështu quhej pronari feudal i Ripacandida-s, (komunë në provincën e Potencës) në vitin 1478 i dha shqiptarëve leje për ndërtimin e shtëpive në zonën që quhej fillimisht Lombarda Massa, ose ferma e longobardëve. Zhura, katundi ku udhat kanë dy ëmëra omunitatat aljbëreshe në KBazilikatë të kauzuara ka një artiste çë është i mëstjerit. Tue spulçartur në internet gjem blogun i një xhurnaliste e fotografe çë pat sembri në jetën e saj një amur i fort për kulturën e të tjervet. Ia thon Rozita Ferrato, vjen ka Turina e vjaxhar shumë. Tje pak mot erdh në vendet me etni aljbëreshe të Bazilikatës. Pse, si vetem ajo e shkruan, Kapitar të jeshë invitartur në Bazilikatë e të ndodheshë tek një jetë Të rrëfiejturit i një xhurnaliste torineze në një katund lukan ndryshe: ajo e aljbëreshvet e sudit të Taljes. Ata migrantet çë ndër sekuljit XV /XVI pështuan ka patrja tyre e ka turqt çë Skënderbeu u vra t i burrarnej. Në Bazilikatë mënd ndodheshë tek një katund ku udhat kanë dy ëmëra (një në ljëtisht e një nd aljbërisht), njërzit nëmërenjen dy gljuhë, kljisha ka mozajqe e ikona bixantine e shëjti tyre vjen ka Orjendi. Ky llok është Zhura e ka këtë ëmer pse ish pljot me voshqe e sparta me ljlje të verdha çë një herë gratë e tirin e burrat bëjin verën, valjt e grurët, të ljidhur fort kundër ljëtinjvet; zhurjanët janë një kolonje çë vjen ka Shkodra, çitat ka norda e Albanisë: pështuan ka turqit e sualltin bashkë me ata rite e tradhita ndryshe e gurë me të çiljet stistin kljishën çë adhe sod është atje. Tek ky vend ndodhet të shkoshë një ditë me stërnipin e Skënderbeut e të kuljtoheshë sa Talia e Albania jane të ljidhura në rrispjetin njëratjetrën të orixhinavet tyre. Po, me motin çë shkon e me xheneracjunat të rea, identitata aljbëreshe biret. Shumë të rinj- spjegar Donato Michele Mazzeo, presdhendi i komitatit 544, organixatori i konvenjit, e asesor i kulturës në Baril- nëk e xënë më gljuhën, shumë iknjen ka katundi e s janë të nderesartur e dica ngrënjen shpatullat kur se disa rrinë për të ndihnjen këtë komunitatë tek guerra kundër motin çë ndron, kundër kjo modernitat a forca çë shkeljen tradhita kaq të bukura.