allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI DOKUMENTET EKSKLUZIVE NGA PROMEMORJA E ALIZOTIT,, KRUJES, DINOS, BERATIT E SHTYLLES Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Viti iti II - Nr:49 E diel, 23 dhjetor 2012 Kryeredaktore: Admirina PEÇI SHPERNGULJET TRAGJIKE Zhdukja e 36 mijë shqiptarëve nga Pindi dhe Epiri ë vijim të publikimit të do kumenteve përmes të Ncilave u hartua Promemoria për Shqipërinë Etnike dhe përshpagimet që u takonin shqiptarëve, këtë herë komisioni i përbërë nga Fejzi Alizoti, Mustafà Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati, Tahir Shtylla, analizon, dëmet e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve nga zonat e Pindit e Epirit, dhe stategjinë e qeverisë greke për popullimin e këtyre zonave me grekë SEKTORI JUGOR (Qarqet e Follorinës, Kosturit e Grebenesë, krahina e Pindit dhe Epiri) Sektori Jugor, mbi të cilin Shqipëria çon përpara kërkesat e saj, është i përbërë nga qarqet e Follorinës, Kosturit e Grebenesë, nga rrafshnalta e Pindit dhe nga Epiri që përfshin, veç Çamërisë, rrethet e Janinës e të Prevezës. Lef Nosi kontributi i vyer si leksikograf Dokumentet që gjenden në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë zbulojnënjë punë leksikografike e përkushtuar,, me vlera të verifikuara, duke treguar dhe vetë gjendjen e leksikografisë shqipe në vitet 30-40... Në foto: (Majtas) Familja e përzënë me forcë nga Kosturi (Djathtas) Follorina Krishtlindjet, në tryezën e fshatrave arbëreshë të Bazilikatës gatisin pjata të shijshme. Periudha koincidon - pas muajsh pune të lodhshme nëpër fusha të grumbullimit të rrushit, ullinjve dhe gështenjave - me ditë më të qeta në të cilat është e mundur t'i dedikohesh traditës kulinare. Karak- Gennaro Grimolizzi rishtlindjet po afrojnë dhe Kgratë e Barile, Ginestra dhe Maschito, fshatra arbëreshë të zonës së Vulture-s, në provincën e Potencës, po bëhen gati të përteristikë e Krishtlindjeve në fshatrat arbëreshë është e ashtuquajtura "darka e nëntë gjërave", kështu e quajtur pasi në tryezë vendosen nëntë pjata të ndryshme, nga mishi te peshku. E pamungueshme... faqe 22 Në administrimin otoman territoret e këtij sektori bënin pjesë në dy Vilajetet e Monastirit dhe të Janinës që, së bashku me ata të Shkodrës e të Kosovës u kërkuan nga populli shqiptar për të formuar Shqipërinë autonome që nga viti 1878. Nga pikpamja etnike, në përgjithësi popullsia e këtij sektori është shqiptare kompakte në Çamëri, arumune kompakte në Pind dhe e përzier gjetiu me Shqiptarë, Vlleh e Grekë, o të greqizuar e grekomanë, të zmadhuar në numur vetëm gjatë tiranisë otomane, fanariote dhe helenike. I - Krahinat etnike që përligjin kërkesat tona mbi qarqet e Follorinës, Kosturit e Grebenesë, edhe se nuk janë të bazuara mbi praninë e sotme të një bërthame të fortë shqiptare n'ato treva, gjejnë arsyen e të qenit në disa fakte tragjike, kujtimi i të cilëve është ende dhimsurisht i gjallë në zemrat e popullit shqiptar... vijon në faqen 16-17 Tashko Ilo, i pari që solli në atdhe partiturën e himnit kombëtar Portreti i panjohur i vëllait të Spiridon Ilos. Tashko Ilo, personaliteti që rrugëtoi në Korçën e vitit 1908 duke sjellë me vete këngën "Rreth flamurit të përbashkuar"... Prof. dr.. Valter Memisha ef Nosi është një nga Lpersonalitet më të spikatur të historisë e të kulturës sonë kombëtare. Ai ka rol protagonist në ngjarjet e jashtëzakonshme që lidhen me fillimin e shekullit XX dhe që pararendën shpalljen e Pavarësisë, me vetë shpalljen e Pavarësisë apo me gjithë jetën e shtetit shqiptar në gjysmën e parë të këtij shekulli. Ai la gjurmë në shumë fusha, në disa prej të cilave është përudhës i tyre. Ai njihet tashmë si patriot e politikan, si figurë qendrore në organizimin e Kongresit arsimor të Elbasanit (1909) dhe të çeljes së shkollës normale, njihet si si folklorist e etnograf, si arkivist e numizmatolog, si arkeolog e babai i filatelisë shqiptare, si themelues i fondit të albanologjisë e ballkanologjisë në bibliotekën publike "Qemal Baholli" në Elbasan etj. Madje, prej Lef Nosit ne kemi sot formatin e Deklaratës së shpalljes së Pavarësisë, botuar më 1937, me rastin e 25 vjetorit të kësaj ngjarjeje madhore. Këta 20 vjetët e fundit, ndihmesat e vyera të Lef Nosit, jo vetëm janë pohuar, por edhe janë vlerësuar dhe rivlerësuar. Por, gati gjithandej e gjithherë, është lënë në harresë ndihmesa e tij e jashtëzakonshme gjuhësore, sidomos ajo leksikografike. Në kumtimin tonë të... faqe 19 Qemal Draçini, një prozë e panjohur mes fletëve të ditarit Poeti, prozatori, përkthyesi, analisti e kritiku letrar... Draçini ishte një personazh poliedrik. Mes dorëshkrimeve zbulohet një anë e panjohur e tij, ajo një lexuesi të pangopur që nuk lexonte por "gëlltiste libra"... faqe 20-21 Niko Kotherja jë ndër figurat patri Notike që ka shpalosur veprimtarinë e vet në dobi të çështjes së atdheut, është edhe Tashko Anastas Ilo. Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë botojmë disa shënime biografike nga veprimtaria e Tashko Ilos, personaliteti që në vitin 1908 solli në Korçë partiturën e këngës "Rreth flamurit të përbashkuar", këngë që do të njihej më vonë si himni kombëtar shqiptar. Në një dokument të vitit 1959, lexojmë: "( ) Tasi Iloja ose Anastas Iloja (plaku) duhet të ketë vdekur nga viti 1880 dhe se Tashko Ilon e la në bark të sëmës dhe ky u lint pas vdekjes së babajt ( ) dhe për këtë shkak djalit që lindi, ja vunë emrin Anastas (emrin e babajt) dhe i thërresin Tashko." Emrin e babait të Tashkos, Anastasit, na e përmend prof. Petraq Pepo në një studim të tij më 1981. Bëhet fjalë për vitin 1866, kur qytetarët e Varoshit të Korçës i dërgojnë Dhimigjeondisë së këtij qyteti një Kanonizëm mbi detyrat që anëtarët e saj duhet të respektojnë. Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi në luftë për mbrojtjen e çështjes amtare, duke bashkëpunuar në rradhë të parë me vëllain e tij, atdhetarin Spiridon Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si Hilë Mosi... faqe 18
PROMEMORJA 14 www.shqiptarja.com E diel, 23 dhjetor 2012 SUPLEMENT JAVOR I SHQIPERIA ETNIKE vijon nga faqja 15 PROJEKTI SHPERNGULJET Si i zhdukën 36 mijë shqiptarë Ata u detyruan të braktisin Follorinën, Kosturin e Grebenenë. Të pafundme qenë vuajtjet e tyre, të pësuara si pasojë e kushteve shumë të vështira të shpërnguljes së papritur.. Shumë vdiqën, dhe të gjithë humbën pronat e tyre Në foto: Faksimile e faqes së parë të shtojcës nr 4 në Promemorje, ku flitet për shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve në Greqi...Popullsia Shqiptare, e vendosur atje që në origjinë, mbas bashkëngjitjes Greqisë, si pasojë e luftrave ballkanike, qe viktima e parë e fanatizmit panhelenik. Me sebepin e besimit të saj mysliman kjo popullsi shqiptare u quajt turke dhe, si e tillë, u detyrua t'i nënështrohet shkëmbimit me popullsinë greke të Anadollit, mbas thyerjes së Greqisë nga Turqia më 1922. Nuk vlejtën lutjet e asaj popullsie të pafat të bënin Qeverinë Greke të hiqte dorë nga zbatimi i programit të saj çnjerëzor të përzënies me çdo kusht të elementit shqiptar nga ata qarqe. Kështu 36.000 Shqiptarë u detyruan të braktisin ata vënde dhe të pafundme qenë vuajtjet e tyre, të pësuara si pasojë e kushteve shumë të vështira të shpërnguljes së papritur nga toka e tyre. Shumë vdiqën, të gjithë humbën pronat e tyre dhe ata që, mbas shumë peripecish tepër dramatike, arritën të ngulen në Turqi, ruajnë në zemrat e tyre dashurinë për Atdheun e largët në të cilin do të ktheheshin me shumë dëshirë e kënaqësi. II - Krahina e Pindit është e banuar nga popullsi vllahe kompakte, por ajo kërkohet nga Shqipëria jo vetëm sepse kjo është dëshira e asaj popullsie, si provë shërben përkujtesa e paraqitur nga Dërgata Vllahe në Konferencën e Paqes (1919), në të cilën shprehet përgjërimi për bashkimin e Pindit me Shtetin Shqiptar, por edhe për arsye ekonomike e, veçanërisht strategjike, mbasi vargmali i Pindit do të përbënte një kufi natyror dhe do të ishte mburoja e Perandorisë së Romës kundër një rizgjimi të mundshëm të arrogancës greke. III - EPIRI - Gjatë gjashtë muajve toka e Epirit qe teatër i një luftë barbare. Në këtë luftë, që mund të quhet një episod i thjeshtë i ndeshjes së përbindëshme që po zhvillohet mes dy botëve, malet e pjerrta të Epirit kanë qënë të pranishme në shembuj të ndritur vlerash ushtarake, kanë parë heroizma që, sigurisht, do të mbeten nga më të kujtuarat në këtë luftë të sotme. Toka shkëmbore e Epirit, vëndi i panjohur ku të lashtit kishin vendosur portat e ferrit e nuk guxonin t'i kalonin, ajo i ka dhënë mëndjemadhësisë greke një mësim t'ashpër, por të merituar. Epiri : Ka njerëz që nën këtë emër, pa të keq kuptojnë një krahinë pa diskutim greke. Ne admirojmë propagandën greke që ka arritur të shtyjë në një gabim kaqë të rëndë aqë njerëz të mirë nëpër botë dhe ndjejmë mëshirë për ata që kanë rënë viktima. Por nga ana tjetër, kemi të drejtë dhe detyrë të shpallim me zë të lartë dhe me këmbëngulje atë që është thjesht e vërteta historike. Duhet të themi se Epiri nuk ka qënë kurrë grek, veçse në fantazinë e ndezur greke e filogreke dhe nuk ka grek asgjë, veç emrit dhe një pjese të popullsisë, të futur e të zënë vënd gjatë pushtimit turk dhe mbas bashkimit me Greqinë më 1913. Të gjithë kompetentët e dinë që Grekët e vjetër, në të vërtetë pishtarë të qytetërimit e të shkëlqimit artistik e kulturor, nuk kanë denjuar kurrë t'i quajnë helenë epirotët por "barbarë", pra të huaj, ashtu si Thrakët, Ilirët e Maqedonët. Na e thonë të gjithë shkrimtarët grekë e latinë dhe e vërtetojnë gjithë shkencëtarët bashkëkohorë të historisë, etnologjisë e glotologjisë, me përjashtim të ndonjerit që ka patur më shumë simpati për popullin grek se sa për shkencën e të vërtetën. Megjithatë, në çështjen e Epirit, ndërsa propaganda panhelenike përpiqej të gënjente opinionin publik ndërkombëtar mbi karakterin grek t'asaj krahine, Qeveria e Athinës e shoqëronte këtë fushatë propagandistike me të gjitha mjetet që zotëronte, për t'arritur n'atë ndryshim të nevojshëm të fizionomisë s'epirit që do të mund t'a bënte Vëndin të përshtatëshëm për atë që propaganda vazhdonte të trumbetonte. Të gjitha mjetet ishin të mira.veprimi i Qeverisë synonte kryesisht në projektin e shkombëtarizimit të popullsive ortodokse shqiptare e vllehe të Epirit. Për këtë qëllim u përdorën paturpësisht dy armë të mrekullueshme, të kishës dhe arsimimit, që ishin të vetmit institucione fetare e kulturore të pranuara në dobi të popullsisë ortodokse t'epirit nga ana e Qeverisë otomane. Vepra ogurzezë e priftit - agjent ishte të shpallte karakterin grek të kishës, t'i nënështronte mësimet e Ungjillit nevojave të propagandës politike, t'i mohonte shërbimet fetare të pabindurve e, së fundi, të hidhte mallkimin kundër "separatistëve". Në të njëjtën kohë veprimi errësues i mësuesit të shkollës qëndronte në mësimin e të gjitha gjepurave të panhelenizmit mbi karakterin universal të gjuhës greke, mbi fuqinë e perandorisë s'ardhëshme helenike, mbi origjinën e përbashkët greke të popujve ballkanikë e shumë marrëzive të tjera, t'endura me shmangie mitologjike e me tregime qesharake. Kjo punë e dyfishtë dhe mashtruese, e vazhduar me zell për vite të gjata mbi shpirtin e thjeshtë dhe besimtar të popullsisë epirote, nuk mungoi t'i sillte dobi qëllimit të paracaktuar t'athinës, atij të greqizimit të elementëve shqiptarë e vllehë. E atëherë, kur mjetet e sipërpërmendura nuk dukeshin mjaft bindëse dhe t'efektëshme, atëherë përdorej një mjet i tretë, më i shpejtë e më rrënjësor : komitët. Veprimtaria kriminale e bandave zhvillohet gjithandej n'epir. Shkatërrimi dhe djegia e banesave dhe fshatrave, vrasja e krerëve dhe mbështetësve të atdhetarizmit Shqiptar, masakrimi i grupeve të pambrojtura të njerëzve të quajtur kundërshtarë të helenizmit ; e tillë është vepra, që bandat e komitëve, kanë kryer me urdhër t'athinës dhe me mbështetjen e klerit fanariot, për të shkombëtarizuar Shqiptarët ortodoksë t'epirit e për të detyruar, nga ana tjetër, elementin mysliman të mërgojë. Fama e kësaj toke t'epirit, e lagur nga Akeronti dhe Koçiti, ku gjendej tempulli i famshëm i Dodonës, ngjarjet e Mesjetës që udhëzuan princërit bizantinë të kërkonin strehë n'epir, ku ata mbretëruan për një farë kohe e ku morën fuqi të reja për kryengritjen kundër pushtimeve barbare e së fundi fakti që, në luftën për fitoren e pavarësisë së Greqisë, tek Shqiptarët suliotë të Epirit krerët e kryengritjes së saj, - ja argumentat që shpesh janë marrë si bazë për të përligjur opinionin që e do Epirin tokë greke.megjithatë për një vëzhgues të kujdesshëm arsyet e sipërpërmendura nuk kanë asnjë vlerë, mbasi vetë Grekët në lashtësi, siç kemi parë, njëzëri i kanë quajtur epirotët si "barbarë", pra jo Grekë por të huaj. Kërkimet më të fundit mbi historinë bizantine kanë vërtetuar se formacionet politike t'epirit, principata ose despotate, me përjashtim të etiketave nuk paraqesin asnjë karakteristikë tjetër greke. Po ashtu mund të pohohet, pa frikë gabimi, se herojtë e pavarësisë greke, suliotët, ishin thjesht shqiptarë ortodoksë, që mezi e kuptonin gjuhën greke. Sidoqoftë propaganda greke ka bërë aq shumë dhe është vërtitur aq mirë sa opinioni i rremë mbi karakterin grek të Epirit arriti të përhapet, në sajë të pohimeve të vazhdueshme të politikanëve grekë që nuk njihnin historinë, të historianëve që deshën të vihen në shërbim të politikës e së fundi, në sajë të atyre që, të dehur me klasiçizëm, me qëllim kanë ngatërruar fantazitë mitologjike me realitete historike të vërtetuara. Janë pikërisht faktet e vërteta të historiografisë bashkëkohore që lejojnë sot të shihet qartë në të shkuarën e largët e të afërt të këtij Vendi e të shpallë se Epiri nuk qe kurrë grek, as nga pikpamja historike dhe as nga ajo teknike. Politikisht Greqia, që kishte rrëmbyer më 1881 rrethin e Artës, vetëm më 1912 arriti të bashkangjisë pjesën tjetër t'epirit, deri në kufirin me Shqipërinë. Kjo pjesë e gjallë e territorit kombëtar shqiptar i u dhurua Greqisë nga demokracitë e mëdha, që shpesh kanë flijuar fatin e popujve në të njëjtin çast, në të cilin shpalleshin mbrojtës të tyre dhe të parimit të kombësisë. Epiri, si shumë qoshe të tjera të truallit shqiptar, është tregëtuar më shumë se një herë për të plotësuar lakmitë e Greqisë në Kongresin e Berlinit më 1878, në Konferencën e Londrës më 1913, dhe në Konferencën e Paqes së Parisit (1919). Të tre këto data kanë qënë ogurzeza për kombin shqiptar, nga trupi i të cilit xhvateshin pjesë të gjalla për t'u a dhënë shteteve fqinjë si çmim për fitoret e arritura kundër të tjerëve në luftëra, në të cilat Shqipëria nuk kishte të bënte për asgjë. Por tashmë ora e shlyerjes së llogarive ka mbërritur. Paqja me drejtësi nënkupton rishikimin e të gjithë padrejtësive që kanë shkaktuar konfliktin e sotëm. Si pasojë, sektori ballkanik, kjo pikë nevralgjike e Evropës, duhet të gjejë në rendin e ri rregullimin e tij përfundimtar, të bazuar mbi njohjen e të drejtave të gjithë popujve që e banojnë, në përputhje me parimet e zbatuara nga rendi i ri i sotëm.
SUPLEMENT JAVOR I PROMEMORJA E diel, 23 dhjetor 2012 15 www.shqiptarja.com NGA GREKET nga zona e Pindit dhe Epirit Me besim të plotë në të drejtën e saj për të fituar atë që i takon, Shqipëria, e ndërgjegjëshme se është pjesë e gjallë në kuadrin e Perandorisë së Romës, nuk dëshiron tjetër veçse të rimarrë atë që, padrejtësisht, i është hequr. Për këtë qëllim paraqesim më poshtë, në pikat themelore, arsyet për të cilat Epiri duhet të quhet pjesë e pandarë e Shqipërisë. 1 - Epiri, që shtrihet nga kufiri i sajuar i Shqipërisë tek Gjiri i Artës, nga pikpamja gjeofizike është një rrip toke që lidhet natyrshëm me Shqipërinë, duke formuar së bashku me të një tërësi të njëtrajtëshme orografike dhe ujore. Shqipëria dhe Epiri plotësohen ndërmjet tyre edhe përsa i përket natyrës së njëjtë të terrenit dhe prodhimit ekonomik. 2 - Etnikisht Epiri i përket Shqipërisë e jo Greqisë për motivet që pasojnë : a) Nga dëshmi të njëzëshme të autorëve grekë del në shesh se, në lashtësi, Epiri ishte i populluar nga gjindje ilirike e, në çdo rasë, jo greke. Në Mesjetë, si në kohët moderne nën sundimin otoman, popullsia ilire, epirote e shqiptare mbizotëron e pakundërshtuar në Epir, duke përbërë elementin kryesor etnik. b) Sasia m'e madhe e popullsisë ka qënë, deri në shekullin XIX, nga ana e popullit shqiptar e jo nga ana e atij grek. Kështu shpesh herë ka patur mërgime në masë të popullsive shqiptare t'epirit drejt Greqisë, të cilët, të filluar në shekullin e XI vazhduan deri në të XVIin. Disa nga këta mërgime patën nxitjen e vetë princërve grekë, si ata të Teodorit I Paleologu, që tërhoqi në Greqi 10.000 familje shqiptare. Vetëm mbas fitores së pavarësisë së saj, në fillim të shek. XIX, Greqia filloi, nëpërmjet kishës e shkollës një politikë aktive depërtimesh e asimilimesh në trojet fqinjë, si në Epir. Kjo u lejua, siç e kemi parë, nga qeveria otomane dhe u përkrah nga Patriarkana e Konstantinopolit. Kështu shpjegohet prania e elementit grek n'epir edhe para 1912-ës. c) Etnografikisht Epiri lidhet Në foto: (Majtas) Familja e përzënë me forcë nga Kosturi (Djathtas) Follorina me Shqipërinë, sepse mënyra e jetesës e shumicës së banorëve të tij, shqiptarë dhe vllehë, traditat e tyre, zakonet ashtu sikurse formimi trupor paraqesin një afërsi të madhe me popullsitë toske të Shqipërisë. 3) - Nga pikpamja historike e politike Epiri nuk qe kurrë grek, marredhëniet e tj me Greqinë nuk Vetëm gjatë pushtimit turk popullsia ortodokse e Epirit u gjend nën pushtetin e ndikimit të Kishës e të shkollave greke. Shqiptarët dhe Vllehët n'epir nuk mund të zgjidhnin, sepse Turqit nuk pranonin për popullsinë ortodokse të tjera insti- tucione fetare e shkollore, jashtë atyre greke jana shumë të shpeshta në lashtësi. Kur fiset epirote marrin pjesë në lidhje, aleanca ose luftëra, gjthmonë quhen e konsiderohen jo grekë. Rrjeshtimet politike mesjetare të Epirit kanë të huaj, grek,sërb, bullgar, bizantin ose perëndimor vetëm prijësin ose princin ; masa e popullit puntor e luftëtar është gjithmonë elementi vëndas shqiptar. Nga gjiri i këtij elementi dalin më pas krerët që ndërtojnë më pas formacione shtetërore të rëndësishme si Shpatajt, Loshajt, Topiajt, Muzakët. Heroi kombëtar Shqiptar, Skënderbeu, mbante titullin "Mbret i epirotve", mbasi në Mesjetë Shqiptarët përkufizoheshin me emrin Epirotë. Nën sundimin otoman të gjitha kryengritjet kundër zgjedhës turke e të gjitha ngjarjet politike t'epirit kanë thjesht vulë shqiptare. Po sjellim dy shëmbuj : a) Shpallja e vullnetit për pavarësi të popullit shqiptar nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës, që pati qendrën kryesore Janinën, në tokën e Epirit ; b) Luftërat e popullit shqiptar, të bashkuar në lidhjen e Prizrenit, që arritën të shpëtonin Epirin nga bashkimi me Greqinë, e cila mundi të marrë atëherë vetëm rrethin e Artës (1881). Humbja e këtij rrethi e, mbi të gjitha, bashkimi me Greqinë i një pjese të Vilajetit të Janinës, përfshirë Prevezën dhe Çamërinë më 1912, cilësohen si akte grabitjeje në dëm të bashkimit dhe tërësisë së Shqipërisë. 4) - Nga pikpamja kulturore Epiri i lashtësisë pëson ndikimin grek, veçanërisht atë të Korfuzit e të Korintit, më pas atë të Romës. Të dy këta ndikime ushtrohen në brigjet ose gjatë rrugëve të rëndësishme të komunikacionit, por janë sipërfaqësorë. Gjatë epokës mesjetare Epiri bie në kontakt me kulturën bizantine dhe disi edhe me atë të Perëndimit, por kjo nuk prek masën e popullit që vazhdon të ruajë veçoritë e tij të trashëguara. Vetëm gjatë pushtimit turk popullsia ortodokse e Epirit u gjend nën pushtetin e ndikimit të Kishës e të shkollave greke. Shqiptarët dhe Vllehët n'epir nuk mund të zgjidhnin, sepse Turqit nuk pranonin për popullsinë ortodokse të tjera institucione fetare e shkollore, jashtë atyre greke që, siç kemi parë, shërbenin si vegla të shkombëtarizimit të elementëve ortodoksë shqiptarë e vlleh. Një veprim i tillë u arrit nëpërmjet mësimit dhe përhapjes së gjuhës greke në dëm të të folmeve kombëtare. Me Kishën dhe shkollën propaganda panhelenike arriti të përhapë, deri në një farë mase, ndjenjat helenike ndërmjet elementëve jo grekë, por bëhet fjalë për një bojatisje të hollë që nuk ka prekur fare strukturën kombëtare. E tani që, së fundi, gjithë Epiri është liruar nga ndikimi dhe zotërimi grek, popullsia e tij, duke u kthyer në bashkëpunim me vëllezërit shqiptarë, shpejt do të ringjallet nga ajo atmosferë e mjegulltë e propagandës greke, për të rimarrë me zjarr shfaqjet e reja të kombësisë së saj. 5) Sa i përket sasisë së popullsisë, simbas një llogarie mjaft të besueshme, mund të pohohet se grekët e të greqizuarit nuk janë më shumë se 100.000 në numurin e përgjithshëm që arrin në 313.000. Në shifrën e 100.000 janë përfshirë elementët jo vendas që Qeveria e Athinës bëri të derdheshin drejt Evropës mbas 1881 në rrethin e Artës e mbas 1912-ës në pjesën tjetër të vendit të pushtuar. Qëllimi i vendosjes së këtyre elementëve qe, dukshëm, ai i të dhënit një shtysë greqizimit të elementëve ortododoksë dhe përzënies, në një mënyrë a tjetër të elementëve myslimanë. Ja një kategori e parë e Epirotëve që duhen kthyer në Greqi. Do të ishte një gabim i rrezikshëm të lejohej qëndrimi n'epir i elementëve epirotë, grekë apo të greqizuar, të cilët me sjelljen dhe veprimtarinë e tyre, do t'i kishin shërbyer e sigurisht do t'i shërbenin në t'ardhmen, po të mbeteshin, qëllimit të helenizimit. Të tillë elementë do t'ishin, përshembull, autorët e shoqatave politike t'ashtuquajtura "silogi - epiroti", disa prej mësuesve, priftërinjve, profesionistët, nëpunësit etj., që kanë zhvilluar veprimtari të kundërt me rendin e ri të drejtësisë, që synohet të ndërtohet për elementët kombëtarë, deri tani, të shtypur. Mbasi të jetë çliruar vendi nga këta individë, vegla të shtypjes, që për popullin përfaqësojnë faktorët e një të kaluare që duhet harruar, masa e madhe e popullsisë epirote, më së fundi e lirë dhe sigurtë, do të kuptojë vlerën e ndryshimit të kryer e mund të gjejë më lehtë rrugën e mirëqënies së saj në Shqipërinë e re. Fejzi Alizoti, Mustafà Merlika- Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Be- rati, Tahir Shtylla
18 www.shqiptarja.com E diel, 23 dhjetor 2012 SUPLEMENT PROFIL JAVOR I PATRIOTI JET ETA N Niko Kotherja jë ndër figurat patriotike që ka shpalosur veprimtarinë e vet në dobi të çështjes së atdheut, është edhe Tashko Anastas Ilo. Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë botojmë disa shënime biografike nga veprimtaria e Tashko Ilos, personaliteti që në vitin 1908 solli në Korçë partiturën e këngës "Rreth flamurit të përbashkuar", këngë që do të njihej më vonë si himni kombëtar shqiptar. Në një dokument të vitit 1959, lexojmë: "( ) Tasi Iloja ose Anastas Iloja (plaku) duhet të ketë vdekur nga viti 1880 dhe se Tashko Ilon e la në bark të sëmës dhe ky u lint pas vdekjes së babajt ( ) dhe për këtë shkak djalit që lindi, ja vunë emrin Anastas (emrin e babajt) dhe i thërresin Tashko." Emrin e babait të Tashkos, Anastasit, na e përmend prof. Petraq Pepo në një studim të tij më 1981. Bëhet fjalë për vitin 1866, kur qytetarët e Varoshit të Korçës i dërgojnë Dhimigjeondisë së këtij qyteti një Kanonizëm mbi detyrat që anëtarët e saj duhet të respektojnë. Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi në luftë për mbrojtjen e çështjes amtare, duke bashkëpunuar në rradhë të parë me vëllain e tij, atdhetarin Spiridon Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si Hilë Mosi, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, vëllezërit Tërpo, Dhimitër Zografin, Asdrenin, etj. Emigroi në Rumani, ku u lidh me rrethet patriotike shqiptare. Fillimisht Tashko anëtarësohet në shoqërinë "Shpresa". Më pas e shohim si veprimtar të shoqërisë "Dituria". Këtu lidhet me mjaft patriotë shqiptarë dhe mban letërkëmbim të pasur me ta. Në koloninë shqiptare të Bukureshtit forcon miqësinë me patriotin shkodran Hilë Mosi dhe bashkë me të, Tashko Ilo është i pari që sjell nga Bukureshti në atdhe partiturën e parë të himnit të ardhshëm kombëtar shqiptar dhe fillon ta shpërndajë atë në rrethet muzikure shqiptare. Kjo datohet që në vitin 1908 ("Vepra" Lasgush Poradeci. Tiranë, 1990, faqe 356-373). Mbërritja e tyre në Korçë i dha shtysë krijimit të shoqërisë muzikore "Banda e Lirisë". Një vit më vonë, më 1909, Tashkon e gjejmë në ballë të punëve me karakter kombëtar në Rumani, nga ku ndihmon me të holla botimet shqipe. Emrin e tij e lexojmë në "Radhoj i emrave ndihmëtarë" në shtyllat e gazetës "Korça", në botimin e përkthimit të Kosta Jani Trebickës "Genovefa", më 1908, etj. Tashko Ilo Korça, me përshëndetje të ngrohta vëllazërore, përcjell lajmin e shpalljes së pavarësisë dhe nga Bukureshti, ku punon si tregëtar, krenohet me vëllain e tij Spiridonin, i cili më 28 nëntor 1912 firmonte lindjen e shtetit të parë shqiptar në Vlorën heroike si delegat i Korçës. "Çdo 28 nëntor, Tashkoja vishej me kustum të ri dhe kravatë të re të kuqe TASHKO ILO I pari që solli në atdhe partiturën e himnit kombëtar Në foto: Tashko Ilo në Bukuresht foto botohet për herë të parë Portreti i panjohur i vëllait të Spiridon Ilos. Tashko Ilo, personaliteti që rrugëtoi në Korçën e vitit 1908 duke sjellë me vete këngën "Rreth flamurit të përbashkuar"... dhe në mëngjez, me dorë në zemër, këndonte himnin kombëtar"- tregon Sanda Ilo, bashkëshortja e tij. Në korrik 1914, bashkë me Themistokli Gërmenjin, Spiridon Iloja largohet nga Korça për në Vlorë, më pas për në Durrës (ku takon princ Vidin) për të përfunduar në Rumani e për të bujtur te Tashkoja, ku që të dy punojnë papushuar për çështjen shqiptare. Po në vitin 1914, Marigo Posio, kjo grua patriote, kushërirë e parë e vëllezërve Ilo, u shkruan atyre për ndihma financiare në favor të muhaxhirëve të Shqipërisë së jugut, të cilët u detyruan të braktisin vatrat e tyre për shkak të mizorive helene. Ushtritë shoviniste greke kishin vërshuar në tokat shqiptare dhe digjnin me helmin e zemrës dhe me zjarrin e pushkës gjithçka shqiptare që u dilte përpara. Edhe këtë herë Tashkoja e Spiridoni nuk i kursyen ndihmat. Në vitin e Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi në luftë për mbrojtjen e çësh- tjes amtare, duke bashkëpunuar në rradhë të parë me vëllain e tij, atdhe- tarin Spiridon Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si Hilë Mosi, Themis- tokli Gërmenji, Mihal Grameno, vëllezërit Tërpo, Dhimitër Zografin, Asdrenin, etj. parë të Luftës së Parë Botërore ata ndihmuan vëllezërit e tyre në anë ekonomike e morale. Ata, për të kërkuar ndihma, iu drejtuan dhe kolonisë shqiptare të Bukureshtit e në përgjithësi shqiptarëve të Rumanisë. Në këtë kohë të trazuar, Tashkoja ve kurorë me zonjushën e nderuar Aleksandra Petro Ilo, e rritur në daja i saj, patrioti Dhimitër Mole. Aleksandra, ose Sanda e Tashkos siç njihej vite më vonë në Korçë, ishte një intelektuale që zotëronte 6 gjuhë të huaja e që gjithë jetën e saj iu përkushtua organizimit të shoqërive që i shërbenin emancipimit të gruas shqiptare. Ajo ishte nga të parat nxënëse të shkollës shqipe të vashave në Korçë dhe veprimtare e shoqërive patriotike në Rumani. Në janar 1916 Tashkoja ka qënë nga themeluesit e shoqërisë muzikore e letrare "Lyra", e përbërë nga shqiptarët e kolonisë së Bukureshtit. Në statutin e kësaj shoqërie lexohet emri i tij si kontrollor i kësaj shoqërie (AQSH. "Statut al Societatei Muzica Literara 'Lyra'", fondi 99, dosja 112, faqe 8.) Tashko Ilo në çdo moment të vështirë ka qënë pranë popullit të tij dhe ka mbrojtur me forcë interesat e kombit. Synimet shoviniste të shteteve fqinje, për copëtimin e vendit, ai i luftoi me po atë zjarr si dhe pushtuesit otomanë dikur. Ai luftoi energjikisht vendimet e padrejta të Konferencës së Paqes së Parisit në vitet 1919-1920, e cila rishkelte paturpësisht interesat e popullit tonë. Edhe më pas Tashko Ilo nuk e ndërpreu aspak veprimtarinë përparimtare e atdhetare duke mos lënë pas dore punën si tregëtar. Në gazetën "Koha", datë 9 korrik 1921, lexojmë: "Arritën në Korçë nga Rumania me anë të Sërbisë z.tashko Ilo me zonjën e tij." Pas këtij viti ata vendosen përfundimisht në Korçë. Nga viti 1921 Ilo ishte anëtar i shoqërisë "Vatra e Shqipërisë" në Korçë dhe si i tillë ka marrë diplomë ndihme në shenjë mirënjohje ndaj ndihmave të tij monetare kundrejt kësaj shoqërie. Gjithashtu shënohet si inisiator i shoqërisë anonime "Maliq", shoqëri kjo që ka zhvilluar veprimtari patriotike. Anëtarët e saj u interesuan për ngritjen e nivelit të jetës kulturore dhe arsimore, etj. Në vitet 1935-1936, me bashkëshorten, ndërmerr për here të fundit një udhëtim në Greqi, Rumani, Turqi e Jugosllavi ku takon dhe njëherë bashkatdhetarët, shokët e miqtë e tij, duke u lënë, si gjithmonë, porositë e një patrioti të shquar. Më 1939, prefekti i Korçës, Agathokli Xhitom e fton patriotin Tashko Ilo të kontribuojë në mensën e nxënësve të varfër, kërkesë e cila mirëpritet nga Tashkoja dhe që sot dokumentohet në dosjen e materialeve të tij. "Nga dëshira e madhe e Tashkos - tregon bashkëshortja e tij, Sanda - ne shkuam edhe në Vjenë, ku pamë armët e trimit tonë kombëtar, Skënderbeut." Pas vitit 1944, çifti Ilo nuk u vështrua me sy të mirë nga pushteti popullor, sepse ata admironin vendosjen e monarkisë në Shqipëri. Atyre iu shtetëzua shtëpia dhe Tashko e Aleksandra Ilo u strehuan mbi 15 vjet në familjen Kotherja. Tashko Anastas Ilo, veterani i shquar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe ai që solli për herë të parë partiturën e himnit në Shqipëri, vdiq në gjendje të vajtueshme shëndetësore e mendore në vjeshtën e vitit 1964, aspak i respektuar nga regjimi i kohës, duke mbijetuar në harresën e madhe dhe indiferentizmin dashakeq, duke mos përfituar as titullin e veteranit të lëvizjes kombëtare dhe asnjë shënim që të flasë për veprimtarinë e tij patriotike. Bashkëshortja e tij Sanda, vdiq në shtëpinë e ish-shtetëzuar më 17 dhjetor 1984, shtëpi kjo që është lënë me testament për zhvillimin e qytetit të Korçës dhe emancipimin e gruas. Sot shtëpia është pronë e Bashkisë së Korçës. Shtëpia e ndërtuar në vitin 1928, ka dy fasada: pjesën qytetare dhe atë fshatare. Kjo godinë që ndodhet më poshtë se shtëpia e patriotit Themistokli Gërmenji dhe që ka zbukuruar aq shumë kartolina e fotografi, me krenari mban mbi portën e saj pllakën me gërmat "T. T. I. 1928" që do të thotë "Tashko Tasi Ilo 1928".
SUPLEMENT JAVOR I PERSONAZHI E diel, 23 dhjetor 2012 19 www.shqiptarja.com KËRKIMET GJUHA L Prof. dr.. Valter Memisha Lef Nosi LEF NOSI Kontributi i vyer si leksikograf Dokumentet që gjenden në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë zbulojnw një punë leksikografike shumëvjeçare e vëllimshme, e përkushtuar,, me vlera të verifikuara, duke treguar dhe vetë gjendjen e leksikografisë shqipe në vitet 30-40... ef Nosi është një nga personalitet më të spikatur të historisë e të kulturës sonë kombëtare. Ai ka rol protagonist në ngjarjet e jashtëzakonshme që lidhen me fillimin e shekullit XX dhe që pararendën shpalljen e Pavarësisë, me vetë shpalljen e Pavarësisë apo me gjithë jetën e shtetit shqiptar në gjysmën e parë të këtij shekulli. Ai la gjurmë në shumë fusha, në disa prej të cilave është përudhës i tyre. Ai njihet tashmë si patriot e politikan, si figurë qendrore në organizimin e Kongresit arsimor të Elbasanit (1909) dhe të çeljes së shkollës normale, njihet si si folklorist e etnograf, si arkivist e numizmatolog, si arkeolog e babai i filatelisë shqiptare, si themelues i fondit të albanologjisë e ballkanologjisë në bibliotekën publike "Qemal Baholli" në Elbasan etj. Madje, prej Lef Nosit ne kemi sot formatin e Deklaratës së shpalljes së Pavarësisë, botuar më 1937, me rastin e 25 vjetorit të kësaj ngjarjeje madhore. Këta 20 vjetët e fundit, ndihmesat e vyera të Lef Nosit, jo vetëm janë pohuar, por edhe janë vlerësuar dhe rivlerësuar. Por, gati gjithandej e gjithherë, është lënë në harresë ndihmesa e tij e jashtëzakonshme gjuhësore, sidomos ajo leksikografike. Në kumtimin tonë të shkurtër synojmë të shpërfaqim prurjet e tij edhe në këtë lami të kulturës sonë kombëtare, duke u mbështetur tërësisht në dokumentet që gjenden në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Në këto dokumente zbulohet një punë leksikografike shumëvjeçare e vëllimshme, e përkushtuar, me vlera të verifikuara, duke treguar, ndër të tjera, dhe vetë gjendjen e leksikografisë shqipe në vitet 30-40 të shekullit XX, si dhe një nga kërkesat më trysnuese të kohës që sendërtohej si detyrë parësore për gjuhësinë shqiptare, hartimin e një fjalori shpjegues të shqipes. Lef Nosi nuk mund të bënte ndryshe nga ata bashkëkohës të tij, që jo vetëm e mëvetësuan Shqipërinë, por vunë themele në të gjithë përbërësit e kulturës sonë kombëtare. Madje ai bëri shumë më shumë. Kjo duket edhe te prurjet leksikografike, çka nuk ishte drejtimi parësor i punës dhe i synimeve të jetës së tij. Ai eci në hullinë e hapur nga N. Gazulli, P. Tase, M. Kruja etj., dhe na ka lënë një trashëgimi, e cila fatkeqësisht, nuk u botua as në "Visaret e kombit" dhe as këto 70 vjet të Pasluftës. Dokumentet që gjenden në Arkivin e Institutit, të cilat janë tërësisht lëndë leksikografike e pak gramatikore (morfologjike) janë vendosur në tri dosje (organizuar kështu nga punonjës të arkivit dhe jo prej Lef Nosit): dosja e parë që etiketohet "Nosi Lef, Fjalorth prej shkronjës A deri në Z, 27 shkronja në 27 fashikuj", ka 20 fashikuj: dhe konkretisht fashikuj për shkronjat A, B, C, Ç, D, Dh, E, F, G, GJ, K, L, LL, M, N, NJ, O, P, Q, R, RR. Dosja e dytë është vazhdim i së parës dhe ka brenda 6 fashikuj: për shkronjat H, I J, S, SH, Z. Kështu, mungojnë ose nuk janë përgatitur fashikuj me fjalë e frazeologji për shkronjat Ë, T, Th, U, V, X, Xh, Y, Zh, pra për 9 shkronja. Fashikujt për 27 shkronja janë si mikrodosje dhe përfshijnë material të papërpunuar, të paalfabetizuar, të dokumentuar në fletë fletoreje ose në fletë blloku, gjithsej 1386 faqe. Në këtë dosje gjenden edhe dy fletore që, së bashku, kanë mbi 100 fletë (ose 200 faqe), të mbushura nga të dyja anët me njësi leksikore e forma eptimore fjalësh, si dhe disa dhjetëra skeda të tjera me fjalë e njësi frazeologjike. Kështu në dokumentet që përfshihen në zërin Fjalorth prej shkronjës A deri në Z, gjenden mbi 1600 faqe me shkrim të imtë dore. Dosja e tretë, "Nosi Lef: Frazeologji e shënime të ndryshme gjuhësore", markuar me shënimin "Material i pasistemuar dhe i papërdorshëm", ka brenda dy blloqe shënimesh, katër fletore (njëra me një mikrofjalor greqisht- shqip) me njësi gjuhësore e kryesisht leksikore dhe një zarf, në të cilin janë futur qindra copëza letre me fjalë, herë ta pashpjeguara, herë të shpjeguara thukët e sidomos me sinonimi, shpesh të shoqëruara me thënie të qëmtuara nga ligjërimet e folura, por edhe nga vepra autorësh. Në qoftë se faqet edhe të kësaj dosjeje (them kështu se jo të gjitha fijet e letrave të shkruara janë në format fletoreje) do t'i rrumbullakosnim në rreth 100, atëherë pasuria leksikografike e L. Nosit shkon në rreth 1700 faqe manugrafike. Mjafton vetëm kjo statistikë, për të treguar punën dhe pasurinë leksikografike që na la trashëgim ky personaliteti shumëpërmasor.nëse ndalesh, qoftë edhe sipërfaqshëm, në këtë lëndë, vëren se një nga veçoritë më të spikatura të saj është karakteri mbarëshqiptar, duke mishëruar punën misionare leksikografike të Lef Nosit për hartimin një fjalori kombëtar dhe, ndryshe nga shumë të tjerë, duke mos mbetur në hapësira të ngushta dialektore. Me një vizion largpamës, ai nuk vjelë apo nuk grumbullon lëndë leksikore, frazeologjike, semantike, por edhe gramatikore që lidhet vetëm me arealin e Shqipërisë së Mesme a me vetë Elbasanin. Në shënimet që shoqërojnë njësitë e vjela nga botime të ndryshme, a të mbledhura në terren, drejtpërdrejt nga goja e popullit, në bisedat e lira, por të vetëdijshme a në kapjet spontane, rastësore, kalimthi, gjejmë gati gjithë trojet shqiptare, si Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Lushnjë, Peqin, Myzeqe, Gjirokastër, Korçë, Kolonjë, Leskovik, Dibër, Vlorë, Martanesh, Labinot, Progër, Shpat, Çermenikë, Cërrik (Sulovë), Librazhd (Polis, Xhyrë), Përrenjas (Godolesh), Pogradecit (Skorskë), Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prizren, Janinë, Çamëri (Filat) apo Malësi, Toskëri etj. Do të ishte rivlerësim i jashtëzakonshëm i punës së Nosit nëse mund të vërtetojmë se ai i ka shkelur në këmbë të gjitha këto vende, të cilat shënohen përgjithësisht pranë njësive të hedhura në letër. Gjithashtu janë me qindra subjektet nga të cilat është bërë vjelja e lëndës, emrat e të cilëve jepen fillimisht të plotë e në vazhdimësi me iniciale (me shkronja nistore të emrit dhe të mbiemrit). Në disa fashikuj subjektet jepen të listuar mbi fletën përfshirëse. Kjo sistematikë është një tjetër kah pozitiv i punës së bërë nga L. Nosi.Në fashikuj, por edhe jashtë tyre, gjendet shumë lëndë leksikore që është vjelë edhe nga ligjërimet e shkruara. Mjafton të përmendim këtu vjeljet që ka bërë ai nga Visaret e Kombit dhe në një nga botimet më të spikatura të kulturës sonë në vitet 30 të shekullit të kaluar, nga Lahuta e Malësisë së GJ. Fishtës. Pak më lart u shprehëm se pasuria leksikografike që kemi në Arkiv nga Lef Nosi mishëron një punë shumëvjeçare. Pohimi më i saktë do të ishte, të paktën 40-vjeçare, duke u bërë, për mendimin tonë, grumbullimi i pasurisë leksikore të shqipes apo hartimi i fjalorit opera vita. Nëse e kundron lëndën filologjikisht vëren se kjo shtrirje e gjatë kohore mund të ndahet në dy periudha, në atë para Kongresit të Manastirit (1908) a para Kongresit Arsimor të Elbasanit (1909) dhe në atë që shtrihet pas këtij kufiri e deri sa regjistruesi im tyre, burgoset e pushkatohet. Kjo zbulohet lehtësisht. Një pjesë fletëve me fjalë, përgjithësisht me bojë, që mendojmë se janë vjelë para vitit 1909, janë shkruar me alfabetin e Stambollit, ashtu si ka dhe jo pak fjalë të shkruara e të shpjeguara me alfabetin grek, duke na përqasur me veprën madhore të Kostandin Kristoforidhit Leksikon tis alvaniqis glossis, Athina, 1904, botuar si????????????? -????????? (Fjalor shqip - greqisht), Tiranë, 1961. Kurse pjesa dërrmuese e lëndës, që lidhet me një punë rreth 35-vjeçare, pra pas vitit 1909, është shkruar me alfabetin latin, të miratuar në Kongresin e Manastirit dhe me të cilin u shkrua dhe po shkruhet shqipja e shtetit shqiptar e më tej. Lënda që gjendet në dosjet e Arkivit jepet leksikografisht në disa mënyra: shumë rrallë ka fjalë të pashpjeguara, ka shumë fjalë të shpjeguara me një sinonim të njohur, ka fjalë, sidomos ato që lidhen me jetën materiale, që shpjegohen thukët, aty këtu me formula shpjegimi, por që dalin të qarta kuptimisht. Edhe pse jo leksikolog a leksikograf i mirëfilltë, L. Nosi në shumë raste e ka dhënë jetën e fjalës me një leksikematikë të pasur (ka raste kur jepen mbi 20 thënie ku gjallon fjala e dhënë). Pasuria leksikore që na ka sjellë Lef Nosi lidhet me shumanësinë e jetës së shqiptarit (materiale a shpirtërore) dhe me një përllogaritje a priori mund të përfshijë mbi 20.000 fjalë dhe mbi 1200 njësi frazeologjike (njësi që dalin në grupe të mëvetësishme, si dhe pranë fjalëve të listuara a të futura nëpër fashikujt e fjalorit). Duhet të themi se mbi këtë pasuri është punuar, janë bërë përzgjedhje, është bërë skedim materiali, sepse në çdo faqe ka njësi të shënjuara me një kryq me laps, që do të thotë se është përdorur ose për të futur në KLSH, ose është përdorur në hartimin e Fjalorit të gjuhës shqipe, 1954, a të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, 1980. Në ditët e sotme asaj mund t'i qasesh nga disa anë, mund ta kundrosh nga ana leksikore, semantike, morfologjike, fjalëformuese, historike, etimologjike, dialektore, sociolinguistike, etnografike etj. Mjafton të përmendim se në njërin bllok që gjendet në dosjen "Material i pasistemuar dhe i papërdorshëm", ka njësi, si urime, tregime mjerimesh e mundimesh, mallkime, përbetime, lutje kundër së ligës, qortime, betime etj., të cilat lidhen me etnokulturën e popullit e mund të kundrohen etnogjuhësisht. Por, fatkeqësisht sa kontakton me këto dokumente, vëren se mirëmbajtja e pasurisë së vyer autentike të L. Nosit ka lënë dhe lë shumë për të dëshiruar. Një pjesë e lëndës është dëmtuar tërësisht nga lagështia, kurse një pjesë tjetër, madje e konsiderueshme, është dëmtuar jo pak. Veprimtaritë e organizuar për këtë personalitet, por së pari vetë vepra leksikografike e tij, bën thirrje edhe një herë për të marrë përsipër detyrën institucionale për ta kompjuterizuar dhe për të bërë botimin kritik të saj, sepse ajo po dëmtohet nga dita në ditë, për të mos thënë nga ora në orë. Së fundi, mjafton edhe kjo parashtresë e shkurtër, për t'u përulur me respekt dhe me mirënjohje para këtij personaliteti të spikatur, me peshë e vend të patjetërsueshëm në lëmin e kulturës kombëtare të shqiptarëve. *) Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë
20 www.shqiptarja.com E diel, 23 dhjetor 2012 SUPLEMENT PERSONAZH JAVOR I FLETË TË SHPËRNDAME QEMAL DRAÇINI Mes fletëve të ditarit zbulohet një përkthim e një prozë poetike Qemal Draçini Poeti, prozatori, përkthyesi, analisti e kritiku letrar...... Draçini ishte një personazh poliedrik. Mes dorëshkrimeve zbulohet një anë e panjohur e tij, ajo një lexuesi të pangopur që nuk lexonte por "gëlltiste libra"... Nexhmi Bushati ara dy muajsh u përkujtua 65 vje Ptori i martirizimit të shkrimtarit 25vjeçar, Qemal Draçini(10 tetor 1947-2012).Ashtu siç qe një student i talentuar që nga viti në vit po afirmohej si poet, prozator, përkthyes, hartues tekstesh mësimore e mbi të gjitha si analist e kritik letrar, duke u çmuar për interesat e tij të gjëra intelektuale, ndjeshmërinë e tij të lartë ndaj së bukurës në jetë e në art, shoqëruar me një sens të thellë kritik ndaj asaj që e rrethonte, ai qe dhe një lexues " i pangopur që nuk lexonte por gëlltiste libra", sipas një përcaktimi nga i vëllai, Enveri, biografi i parë i tij. Lista e autorëve të preferuar vendas e të huaj është e gjatë, por autori përt të cilin kishte një "adhurim mistik" ishte shkrimtari i madh freng, Romen Roland. Si lexues i apasionuar i romaneve të të madhit Ro- Një student i talentuar që nga viti në vit po afirmohej si poet, prozator, përkthyes, hartues tekstesh mësimore e mbi të gjitha si analist e kritik letrar land, arti i tij e magjepsi aq shumë, sa përktheu nga vepra e tij pasazhin kushtuar mrekullisë së muzikës. Njëheri ai u prek shumë nga fati i Antonietës, njëra nga personazhet femra më të dashura e më mallëngjyese të romanit shumëvëllimesh "Zhan Kristof" të Rolandit. Tablloja e vdekjes së saj është shumë mbresëlënëse, çfarë Qemali e përjetoi me shumë dhimbje. Ndjeshmërinë e lartë dhe talentin e tij, gjimnazisti ynë letrar do të na e përcjellë mjeshtërisht përmes prozës poetike të mëposhtme, të çiltërt e spontane. Rastësisht këto "Fletë të shkëputuna" u zbuluan rastësisht, gjatë një pune dyvjeçare për të redaktuar "Ditarët" e autorit si dhe për skedimin e shkrimeve të tij të pabotuara. Le të jenë këto radhë, në këto ditë fundviti, një homazh modest ndaj këtyre dy autorëve të nderuar që, pavarësisht përmasave e përkatësisë, patën të përbashkët dashurinë për njeriun e lirë, shpirtgjërësinë e adhurimin për artin. p.s.: është ruajtur gjuha e origjinalit Në foto: "Qemali, student, në mes dy shokëve të panjohur, para një monumenti kulture, Firenze, 1943." "Qemali me një shok me biçikleta në Firenze, 1942." " Zhan Kristof" - Dita e re - Vol.X " ti, " Jeta kalon, trupi e shpirti rrshqasin si lumi; vjetët shkruhen në palcën e pemës që mplaket. E tanë këjo botë trajtash vdes e ringjallet. Vetëm ti mbetë, muzikë e pavdekëshme. Ti je deti i përmbrendshëm. Ti je shpirti i thellë. Në dritën e kulluet të syve të tu, nuk feksohet fytyra e vrantë e jetës. Si shllunga resh që davariten, q'ashtu shqimet larg teje vargu i ditëve të ndezta, t'akullta, t' ethshme që shtyn ankthi e që zhduken vrikthi. Vetëm ti mbetë. Ti je jashta megjeve të botës. Je botë në vetvedi. Ke diellin tand, ligjet e tua, batit e zbatit e tua. Ti ke pagjen e hyjzive që në fushë të lamijeve natore shenojnë hullín e tyne të ndritshme - parmenda të argjanta që udhëheqë dora e sigurtë e bujkut të papashëm. Muzikë, muzikë e kthjelltë, sa e ambël asht drita e jote hanore për syt e lodhun prei dritës verbuese të diellit të këtu-poshtë! Shpirti që ka jetue e asht tërhjekë nga lugu i përbashkët ku gjindja për t'u sh'edsuem, turbullojnë fundrrit e shtratit me kambët e tyne, i mbshtetet
SUPLEMENT JAVOR I PERSONAZH E diel, 23 dhjetor 2012 21 www.shqiptarja.com Botohet për herë të parë përkthimi i një pasazhi mbi mrekullinë e muzikës nga vepra e Rolandit dhe një prozë poetike mbi fatin tragjik të Antonietës... Antonietë, po qaj me lot dhimbe të mallëshme mbarimin tand tragjik "Qemal Draçini, student në Firenze, 1942" muzikë e pavdekëshme " Luftë e gjatë, lodhëse, e papushueme, e pambarim: luftë e dëshprueme, mundimtare, shtypëse: rrximi, ramja, mbarimi!.. gjiut tand e pin nga cicat e tua ujët e freskët të kronit t' andrrës. Muzikë, o nanë virgjine, që ban në prehnin tand të papërlyem të gjitha pasjonet, që në liqenin e syve të tu ngjyrë zunkthi, ban të mirën e të keqen, të syve të tu ngjyre s'ujit të gjelbrimtë që zbret nga akullnajet,, ti je përtej së mirës e përtej së keqes: kush strehohet tu ti jeton jashta shekujve; e vargu i ditëve të reja ka me qenë një ditë e vetme; e dekës, që gjithshka bren, aty kanë me i u thy dhambët. Muzikë, ti që përkunde ambël shpirtin tim të pezmatuem, muzikë, ti që ma bane të qetë e të galduem - dashni e jeme, zemër e jeme, - unë puthi gojën tande të pastër, mshehi fytyrën teme ndër flokët e tu të mjaltë, e mbështes qepallat e mija që lëvizin mbi shpaken e ambël të duerve të tua. Na rrijmë në heshtje, me sy të mbyllun, e unë daj dritën e patregueshm të syve të tu e nga goj'e jote e heshtun pij buzëqeshjen; e, mbledhë për zemër tande, prigjoj rektimin e jetës s'amshueme." Përktheu: Qemal raçini "Tue lexue "Antoinette" të R.Roland" (Muzgu i 17 Prillit 1940 - Në kopësht ) "Të përpjeta të çastit që për një t'imtë të dhanë mashtrín e një vegimi të madhnuem, teposhtina të hatashme që të përpín në gjí të një llahtari të panjohtun: mbas përkdheljes s'ambël të të mirave të rinís sate, mbas puthjeve të dashtuna që të fali dashnija prindore, mbas dhelave e andrrimeve që në zemër të ré të ringjalli puthja e afshët e dashnís, - dy buzë të tjera, rrezikzezë, të shpupluene në ballin e njomë ; - por, oh, jo mâ, jo mâ ambëlsí që derdhë afekti prinduer,, jo mâ përshpëritje uzdatuese e shpresatare: dy buzë t'ashpra, një shiqim i mugtë, një kërcnim gërmushës: lufta për bukë. Luftë e gjatë, lodhëse, e papushueme, e pambarim: luftë e dëshprueme, mundimtare, shtypëse: rrximi, ramja, mbarimi!.. Ditë e vrântë, plot shí: dhomë e vogël, e errtë, pa ajr as dritë. Shtrat i ultë, mbi të cilin pushon trupi i molisun e gjymtyrët e kputuna të një luftëtarjeje të mundun: viktimë e luftës së jetës! Oh, ç'heroizëm fatlume! Ç'therore e pa shoqe! Ç'sakrificë sublime!... Heshtín! Zemrave të plagueme u flet heshtija lugubre që parandiell mbarimin tragjik: Qán vllau, në váj të shutitun të zemrës, pshtetjen e vetme të jetës, qán shpirti zhdukjen e shpresës, qán vehtja vehtjen e shkëputun: - E vaji i tij âsht vaji i jetës mbi viktimën e vet. - Fatzezë! Jetove e jeta yte gjason me një lule që ngrohtsija tradhtuese e pak ditve të Frorit bân gabimisht me çilë. - Por, ehu, shpejt ká me u venitë e thá, pse dimni ká me ngrî gjithshka e koçani ká me qitë poshtë për dhé lulet e këputuna, lulet pa kohë të bulueme Njashtu, edhe ti! - Çile e lule erandse nisne me i kunorzue ditët e jetës sate të qetë e të lumtun; e trilla bylbylash i kënduene shpirtit tand uzdajët e një ardhmënije së lumtun; e cicrrime dallandyshash deshtne me derdhë kokrriza xhevahirash, diktimet e mystershme të dashnís që lmnon: në shqim tand feksonte mâ të bukurat riflekse uzdatja frymëzuese; - por ehu!...dorë e padukëshme, e egër si egërsí e gëzimit të fitimtarit mbî skllavin e nënshtruem, e vrazhdë si i vrazhdë grushti i sundimtarit mbî turî të robit të shtypun, qe se rrenoi e shpartalloi e shkimi e bâni copëcopë kështjellin e vogël kartash që ti, më duer të njoma e të hajthme, deshte me bâmë çerdhe ku do të flejshin gjumin e fminís së lumnueme zânat e paemna të argëtimeve të tua hyjnore: e, kur rá kalaja e lumnueme e rinís sate të prarueme, me vegime të andrrave të tua, të doli Në foto: "Në të majtë të shikuesit: Shuajp Troshani, Skender Anamali dhe Qemal Draçini, studenta universitarë në Itali, që kanë ardhë për pushime në Shkodër. Piacë, 1943." para, o, e shkretë, vegimi i hatashëm i një së vërteteje që ti ende, oh, ende, nuk e kishe njohtë: ishte një e vërtetë e idhtë me pamje të shëmtueta të vuejtjeve të një lufteje që ti ende nuk kishe njoftë: - e lufta, oh, lufta të humbi: kot gjymtyrët e tua të molisuna deshtën me i çá valët e turrshme të lumit kapërdcís; për një ças, po, ti i a dole me i u qindrue sipër valve, e për atë të imtë ti i a dole edhe një herë me thithë një ajrí, që të rikujtoi mëngjezet e kohës së shkueme, orët e çaset e kalesës që gadi shqim ishte zhdukë e shue e shkimë në largësi të kohës së kapërdime pa i a dá. Po që vetëm një ças erdhi vala e fuqishme e të kapërdiu: - Rae!... E rá bashkë me ty edhe mundi e lodhja e orvatja e përpjekja e një lufte të pambarim e mundëse: - Rae, shpirt i njomë, pse shpirti i yt s'ishte pregaditë për kujdese o për travajë dermushëse; oh, jo, ay shpirt i hajthëm kishte nevojë për ledhe, për puthje, për përkdhelje e për dashní; ende lypte qetít e shkujdesuna të provincës, nën heshtít e pambarim të netve qiellore. E edhe trupi e gjymtyrët e tua: e ku, ku janë ledhatimet e ambla që ato duer të njoma i falen tastierës së lëmuet të pianofortes? E ku janë lmimet që u falne faqeve të zbehta të vllaut dhe duerve të dridhëshme të babës së dëshpruem? Oh, zhdukë e ikë larg fort larg ke trândja s' i a përfshin mâ e shiqimi i mendjes hupë me kujtue: Gjithshka mbaroi! - E shpresa e uzdajë, e vuejtje e travajë - Një dhomë e vorfën, një ajrí e mbyllun, një qiellë e vrântë - një fytyrë e dashtun prânë - e fjalët e mbrame të lamtumirës finale - e kurgjâ mâ! Qáu vllau e u gerbul mbî nënkrejcë tande; qáu ty, rinín tande të prendueme para kohe, ty, o rrezikzezë, e qáu edhe vedin e uzdajët e veta. E qáu bashkë me te edhe natyra e vrântë e metropolis." * * * (Mesnatë e kalueme - tue lexue "Jean Cristophe - R.Roland") "Antoniettë, Antoniettë, un po qaj me lot dhimbe të mallëshme mbarimin tand tragjik: mesnata ka kalue, por s'dij me u da prej leximit të historisë sate përmalluese: - Antoniettë e vorfën, sa shoqe të tjera ke ti mbi rruzull? Sa s'njehen, rrezikzezë. Unë po derdhi lot për të gjitha; bashkë me vllan tand e me Kristoforin që në ty e në shiqim të syve të tu të trishtueshëm, por t'ambël, gjet një ças ngushullimi Antoniettë e shkretë!": --- * * * --- Romen Roland
22 www.shqiptarja.com E diel, 23 dhjetor 2012 SUPLEMENT SPECIALE JAVOR I TRADIT RADITA VLERA K Gennaro Grimolizzi rishtlindjet po afrojnë dhe gratë e Barile, Ginestra dhe Maschito, fshatra arbëreshë të zonës së Vulture-s, në provincën e Potencës, po bëhen gati të përgatisin pjata të shijshme. Periudha koincidon - pas muajsh pune të lodhshme nëpër fusha të grumbullimit të rrushit, ullinjve dhe gështenjave - me ditë më të qeta në të cilat është e mundur t'i dedikohesh traditës kulinare. Karakteristikë e Krishtlindjeve në fshatrat arbëreshë është e ashtuquajtura "darka e nëntë gjërave", kështu e quajtur pasi në tryezë vendosen nëntë pjata të ndryshme, nga mishi te peshku. E pamungueshme, për shembull, është ngjala e gatuar në ujë, me vaj, domate dhe majdanoz ose edhe thjeshtë e skuqur. Në këtë excursus të shkurtër të shijeve tipike të Krishtlindjeve arbëreshe fillojmë nga pjatat e para. Tradita e punimit të brumit me dorë është trashëguar nga brezi në brez. "Tumact me tulez" (tagliatelle të gjëra të shoqëruara me thërime buke dhe arra) janë kryefjala e drekave të fëmiljeve barileze, siç quhen banorët e Barile-s. Kohët e fundit, falë impenjimit të shoqatës Pro Loco që organizon çdo vit ekspozita enogastronomike të dedikuara kësaj piate, është regjistruar një rizbulim i "Tumact me tulez". Një alternativë e këtyre tagliatelle-ve të gjera janë "firculet" (fusilli) të shoqëruara me ragù ose "rrashkatjeljet e Skènderbekut" (cavatelli alla Scanderberg). Gjithçka shoqërohet nga një gotë vere e kuqe ose më mirë princi i verërave të kuqe: Aglianico del Vulture. Me therjen e derrave, e mundur kjo vetëm gjatë periudhës dimërore për shkak të temperaturave të ulëta, gjaku i kafshës përdoret për të ashtuquajturën "gjak tè diganisur". është një pjatë e skuqur me gjakun e ngrirë të derrit, të cilit i shtohen speca të tharë, dafinë, piper pikant, vaj ulliri dhe kripë. Vulture, me gështenjat e tij, është një cep unik i Bazilikatës përsa i përket shijeve që është në gjendje të propozojë. Gështenjat e punuara me delikatesë lejojnë krijimin e një kremi shumë të shijshëm, të përdorur për të mbushur "bukunotet" (calzoncelli). Mes ëmbëlsirave dallojnë edhe "cicirata" (qiqra të skuqura të mbuluara me mjaltë) dhe "krustulit" (gnoçhi të skuqura me miell dhe vezë, të kaluara në mjaltë). Duke shëtitur këto ditë nëpër rrugët e qendrës historike të Barile-s, Ginestra-s dhe Moschito-s, aromat që vijnë nga banesat janë shenja e qartë që ditët e festave po përgatiten të nderohen edhe në tryezë. Sipas traditës më të mirë arbëreshe. Natallet m'tries ka katundet arbëreshë e Basillikates U qastin Natallet e te fukanja grat e shpivet t'barillit, t'zhures dhe t'mashqitit, katunde arbëreshë çi gjënden te xona e Vullturit, në provinçen e Putenxes, zën fill e pripararnjen ca pjetanxa shum t'mira. Natallet jan dit shum t'skujtartura ku nganjë? ka më mon t'vëhet t'bënj t'ngrënt, dopu çi u shurbia muaj e muaj jasht, më par për t'vjelurit, pra për t'mbjedhurit e ullinjvet dhe t'kshtënjavet. Nj'zakon e Natallvet te katundet arbëreshë ësht "t'ngrënt e mbrëmnet me nënd kunde", i thirrur kshtu pse qellen m'tries nënd talure ndrishe, ka misht njera te pishku. S'mund t'mangonj ngjala (o semos kapitoni) e bër nd'uj, me val, pumbadhore dhe petrusin o dhe sullu e tiganist. Në ktë "excursus" mbi talurevet tipike t'natallvet arbëreshë zëmi fill ka t'paret. Tradicjona t'shurbehet brumit u tramandar ka nj'xheneracjon njera te jetra. "Tumact me tulez" (fletaz t'gjera me drudhez bukje dhe arra) ësht taluri më i njohur ndër KRISHTLINDJET Në tryezën e fshatrave arbëreshë të Bazilikatës Ja cilat janë 9 pjatat karakteristike të kulturës kulinare arbereshe për festat e fundvitit triesat e fmilvet Barljote, kshtu jan thirrur ata çi rrin Barill. Në t'lurtmit vitra, dhe graxju ftiges çi bën Pro Lloku çi organixar nga vjet nj'manifestacjon mbi ktij taluri, "Tumact me tulez" klen zbuluar njeter her. Ma nik vinjen priparartur sullu kto fletaz t'gjera ma dhe "firculët" me mish o "rrashkatjeljet e Skënderbekut". Kumbanjar gjisej nj'qelq ver e kuqe o më mir rregji i veres t' kuqe: Aljaniku e Vullturit. Kur vrasen dirqit, kund çi behet sullu kët dimer pse bën tëtim, gjakut e frushkullit vjen i maniuar si ingredient i "gjakut të tiganisur". Ësht nj'sufrit çi bëhet me gjakut e piksur e derkut dhe pepra t'thet, dhafen, djaulliq, val ulliri e krip. Vullturi, për kshtënjat e tij, ësht nj'llok i vetem i Basillikates pir pjetanxat çi na jep. Kshtënjat e shurbiara na japen nj'krem shum e mir, pir t'mblohen "bukunotet". Ndër ëmbelsirat kemi dhe "çiçiraten" (qiqra me brum t'tiganist e t'mbuluar me mjalth) dhe "krustulit" (njoki t'tiganist e t'bër me miell dhe kokové, t'shkuar te mjalthit). Në kto dit tue ecur ndëper udht e Barillit, e Zhures dhe t'mashqitit ndihen shum adure çi vinjen ka shpit dhe jan nj'sinjall i fort se ditat fest ndihen dhe m'tries. Tue buthtuar tradicjonen arbëreshe më t'mir. Përktheu: Maddalena Scutari